Document - Albania: Violence against Women in the Family: "It's not her shame"


Përmbajtja:

  1. 1. Hyrje 3

Situata, rekomandime dhe metodologjia 5

Si i braktis gratë shteti 6

Republika e Shqipërisë 10

Diskriminimi dhe dhuna ndaj grave 10

  1. 2. Një kulturë dhune 13

Dhuna brenda familjes 13

Shkalla e dhunës ndaj grave në familje 14

Shëndeti dhe dhuna ndaj grave 16

Tradita, nderi dhe turpi 18

Kanuni i Lekë Djukagjinit 20

  1. 3. Dhuna në familje ndaj grave 23

Duke përkufizuar dhunën ndaj grave 23

Përvojë e jetuar e dhunës ndaj gruas në familje në Shqipëri 24

Si filloi 24

Martesa me mblesëri dhe martesa të detyrueshme 24

Izolimi dhe kontrolli 26

Dhuna fizike 27

“Armë të nxehta, armë të ftohta” 27

Përdhunimi 28

Të rrish brenda një martese 28

Të largohesh nga shtëpia, të gjesh një strehëz 31

Pas divorcit 32

  1. 4. Kuadri ligjor 33

Standartet ndërkombëtare 33

Tortura 34

Legjislacioni vendas 35

Pengimi/pengesat per drejtesi i drejtësisë 37

Nga policia në prokurori: çertifikata mjeko-ligjore 41

Ankimi para gjykatës 42

Problemi i provave 44

  1. 5. Gjykimet në rastet e dhunës në familje 46

Procedurat 47

Dënimi 48

Vrasje, vrasje nga pakujdesia dhe plagosje të tjera me dashje (nenet 76, 85 dhe 88 të KP) 49

Kanosja (neni 84 i KP) 50

Neni 89 i KP (plagosja e lehtë) dhe neni 90 i KP (dëmtime të tjera me dashje) 52

Përdhunimi martesor 52

Dënimi 53

Gratë që vrasin 54

Gjykimi ndaj grave të dënuara për vrasje ose vrasje nga pakujdesia 55

  1. 6. Zhdëmtimet Civile 61

Kodi i Familjes i vitit 2003 62

Projekt-ligji “Për masat kundër Dhunës në Marrëdhëniet Familjare” 64

  1. 7. Të sfidosh dhunën 68

Duke kërkuar strehë 71

Sigurimi i Mbrojtjes: ndryshimi i Ligjit 73

Faji është i burrave! 76

  1. 8. Përfundime dhe Rekomandime 77

Zbatimi i detyrimeve ndërkombëtare 78

1. Hyrje


Një natë, nga ora 7 e darkës deri në 4 të mëngjesit, më torturonte me të gjitha mënyrat ndërsa vazhdonte të pinte. Ai rrëmbeu hanxharin e mishit kur unë isha e shtrirë në divan dhe ma mbajti para qafës, vetëm ngaqë unë i telefonova sime motre, dhe më tha "Pse e more tët motër, apo doje të dije se ç'po bënte yt kunat, jo jot motër". Dhe më rrahu shumë keq. Isha e terrorizuar. Isha shtatëzanë në muajin e pestë. Pastaj ai ktheu një gotë raki dhe u ul pa folur për pesë minuta. Pastaj mori prapë hanxharin dhe me gjithë forcën e dorës ma shtyu kokën në njërën anë dhe ma vendosi hanxharin në qafë. Nuk e di sesi nuk vdiqa nga tronditja. Filloi të më merrte në pyetje për të marrë vesh nëse më pëlqente njeri ose kisha lidhje me ndonjë tjetër. Nga frika nuk iu përgjigja pyetjeve sepse kisha shumë frikë dhe nuk doja të bëja ndonjë gabim, e dija që mund të gaboja, madje rëndë. Pastaj ai ktheu edhe një gotë tjetër dhe u ul edhe për pesë minuta të tjera. Pastaj mori një palë pinca dhe i drejtoi nga bluza që kisha veshur duke u përpjekur të më kapte gjoksin dhe grisi bluzën, pastaj më kapi nga flokët dhe m'i preu me thikën e bukës, pastaj u përpoq të më nxirrte sytë me gishta, pastaj ma futi grushtin në gojë dhe ma shtrëngoi me sa fuqi kishte. Gjatë gjithë kohës që më torturonte, ndalonte, kthente një gotë raki, dhe pastaj fillonte të më torturonte prapë. Më ra të fikët rreth orës 4:30 të mëngjesit. (N)


Të shkuarën e mbat përbrenda. Asnjë nuk ma sheh si e kam zemrën. (P).


Ashtu sikurse edhe në vende të tjera të botës, të drejtat e njeriut të mijëra grave shqiptare dhunohen përditë. Mendohet se të paktën një e treta e grave shqiptare kanë provuar dhunë fizike nga familjet e tyre. Ato goditen, rrihen, përdhunohen dhe, në disa raste, edhe vriten. Shumë më tepër gra janë nën dhunë psikologjike dhe kontroll fizik e ekonomik.


Më 23 janar 2006, një koalicion shoqatash jo-fitimprurëse (OJF), të udhëhequra nga Citizen’s Advocacy Office (Zyra për Mbrojtjen e të Drejtave të Qytetarëve) dhe me pjesëmarrjen e OJF-ve kryesore për gratë dhe fëmijët, i paraqitën Kuvendit të Shqipërisë me anë të një peticioni, projekt-ligjin “Për masat kundër dhunës në marrëdhëniet familjare”.


Peticioni për paraqitjen e projekt-ligjit ishte firmosur nga njëzet mijë shqiptarë të cilët treguan kështu shqetësimin e një grupi domethënës për vazhdimin e abuzimit të shumëpërhapur me të drejtat e njeriut, si dhe vendosmërinë e tyre për t'i bërë thirrje qeverisë për të ndërmarrë hapa për parandalimin e dhunës në familje dhe për mbrojtjen e viktimave të kësaj dhune.1


Duke e mbështetur faktin se qeveria shqiptare duhet të marrë masa për adresimin e të gjitha formave të dhunës brenda familjes, ky raport fokusohet në një prej aspekteve të kësaj dhune, në dhunën e ushtruar ndaj grave nga bashkëshortët, ose partnerët e tyre, e cila njihet si dhuna në familje (domestic violence).


Organizata jo qeveritare Minesota Advocates for Human Rights në raportin e tyre të vitit 1996, Dhuna në Familje në Shqipëri, rekomandonin “Qeveria shqiptare duhet të sigurojë akses në të gjitha kuptimet karshi sistemit të drejtësisë për viktimat e dhunës në familje”.2 Pas dhjetë vjetësh, megjithëse ka pasur një rritje të raportimeve për dhunën në familje në shtyp, rritje të numrit dhe kapaciteteve të OJF-ve që u sigurojnë grave asistencë dhe mbështetje, si dhe rritje të dokumentimit të dhunës në familje nga OJF shqiptare dhe të huaja dhe rekomandime nga konventat kryesore të Kombeve të Bashkuara, duket se qeveritë shqiptare në vijim kanë vazhduar të mos u sigurojnë grave asnjë akses efektiv karshi drejtësisë, dhe as nuk u kanë siguruar atyre mbrojtje nga kjo dhunë.


Dhuna ndaj grave është abuzim i të drejtave të njeriut të grave dhe vajzave, duke përfshirë të drejtat e tyre për paprekshmëri mendore dhe fizike, lirinë dhe sigurinë e personit, lirinë e shprehjes, lirinë për të vendosur vetë për martesë, si dhe kërkesat kryesore për mosdiskriminim. Dhuna mund të çojë në veprime të tilla si tortura apo trajtimi mizor, çnjerëzor dhe degradues dhe, në disa raste ekstreme, mund të prekë të drejtën e jetës. Dhuna ndaj grave ndalon gëzimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore, si e drejta e shëndetit apo ajo e punës.


Bashkëshortët, ish-bashkëshortët dhe partnerët janë përgjegjës për shumicën e këtyre abuzimeve, por edhe anëtarë të tjerë të familjes mund të marrin pjesë në to ose t'i mbështesin këto akte dhune, gjë e cila shpesh mund të pranohet nga komuniteti më i gjerë në të cilin jeton gruaja. Në Shqipëri, si edhe në vende të tjera, nocione të tilla si tradita shumë shpesh mund të shërbejnë si pretekst për aktet e dhunës ndaj grave, të cilat akuzohen se kanë shkelur kode tradicionale të sjelljes, megjithëse ato mund t'u jenë përmbajtur më së miri roleve të tyre si gra apo nëna. Kjo dhunë ndaj grave tolerohet dhe justifikohet gjerësisht duke iu referuar traditës ose “mentalitetit” specifik shqiptar, edhe nga nivelet më të larta të qeverisë, policisë dhe gjyqësorit.


Gra të ndryshme, dhe organizata jo-fitim prurësë (OJF) grash në Shqipëri,3kanë punuar gjatë dhjetëvjeçarit të fundit për të bërë të njohur kulturën e dhunës në të cilën jetojnë shumë gra, kulturë e cila është shumë shpesh e padukshme për botën e jashtme. Ato kanë krijuar shoqata, duke përfshirë linja ndihme dhe strehëza, për të këshilluar gra që vuajnë nga dhuna në familje, dhe kanë ndihmuar gra që të largohen nga burra të dhunshëm. Shoqatat në fjalë kanë marrë pak ose fare ndihmë nga autoritetet shtetërore.


Situata, rekomandime dhe metodologjia


Ky raport është pjesë e një serie raportesh të publikuar nga Amnesty International si pjesë e fushatës së saj globale Mjaft Dhunës ndaj Grave, e cila është nisur në mars 2004.4Kjo fushatë globale ka vënë në dukje dështimin e shteteve të ndryshme të botës në parandalimin, hetimin dhe dënimin e dhunës ndaj grave. Nëpërmjet kësaj fushate Amnesty International bashkohet me gratë dhe burrat që kanë luftuar kundër kësaj dhune, disa prej të cilëve kanë arritur të bëjnë të mundur ndryshime të mëdha në ligje, politika dhe praktika. Amnesty International synon të tregojë se si nëpërmjet të drejtave të njeriut mund të nxitet shteti, komuniteti dhe individët, burra apo gra, ngado që të përballen dhe të luftojnë dhunën ndaj grave.


Në këtë raport Amnesty International u bën thirrje grave që kanë vuajtur nga dhuna të bëhen të afta për të siguruar të drejtat e tyre për t'u mbrojtur, dëmshpërblyer dhe zhdëmtuar. Në rekomandimet drejtuar qeverisë shqiptare raporti bën thirrje për një përgjigje koordinuese karshi dhunës ndaj grave në familje, për një përpjekje të integruar të të gjitha institucioneve duke përfshirë jo vetem autoritetet e zbatimit të ligjit dhe ato gjyqësore, por edhe të punonjësve të shëndetit publik dhe të arsimit, të cilët mund të asistojnë në parandalimin e kësaj dhune. Aty ku dështon parandalimi, zyrtarë të zbatimit të ligjit dhe prokurorët duhet të mbajnë shënim dhe të monitorojnë rastet e raportuara, të marrin masa për mbrojtjen e viktimave të dhunës, dhe të kundërpërgjigjen menjëherë dhe efektivisht ndaj dyshimeve për, ose kërcënimeve për dhunë ndaj grave. Gratë duhet të kenë akses të menjëhershëm në mekanizmat gjyqësorë duke u ofruar mbrojtje si dhe akses ndaj një kujdesi mjeksor të përshtatshëm si dhe ndaj strehëzave që ofrojnë mbrojtje fizike, asistencë mjeksore dhe mbështetje psikologjike. Në këtë aspekt, organizata u bën thirrje autoriteteve të bashkëpunojnë me OJF-të e grave dhe me organizata të tjera jo-fitimprurëse, të sigurojnë mbështetje dhe asistencë të përshtatshme, duke përfshirë edhe fonde shtesë për këtë qëllim.


Duke njohur barrierat që ndalojnë gratë të kërkojnë ndihmën e autoriteteve, dhe duke ditur që masat ligjore duhet të shoqërohen me fushata sensibilizimi që informojnë dhe edukojnë gratë dhe burrat në lidhje me të drejtën e grave të jetojnë të lira nga dhuna, Amnesty International rekomandon që qeveria shqiptare të ndërmarrë një fushatë sensibilizimi publik për t'iu kundërvënë “qëndrimeve tradicionale” diskriminuese që e pranojnë këtë dhunë, si dhe t'ua kalojnë “turpin” burrave që abuzojnë në vend të grave që abuzohen.


Ky raport bazohet në kërkimin e bërë nga vetë Amnesty International, duke përfshirë monitorimin e dokumentacionit në çështje penale dhe raportime të bëra në mediat shqiptare gjatë një periudhe tre vjeçare, si dhe u referohet kërkimeve të bëra nga OJF, profesionistë dhe akademikë shqiptarë. Ai sjell informacion që i është dhënë Amnesty International nga OJF shqiptare, zyrtarë shtetërorë, punonjës policie dhe profesionistë ligjorë dhe punonjës shëndetësie gjatë intervistave të kryera gjatë një vizite në Shqipëri në tetor 2005, si dhe intervistave të mëtejshme telefonike.5


Në raport janë përfshirë raste të grave që kanë qenë viktima të dhunës dhe që kanë rënë dakort të intervistohen nga Amnesty International. Sipas kërkesës së tyre, emrat u paraqiten vetëm nga një shkronjë që nuk ka lidhje me emrat e tyre të vërtetë.6Amnesty International është mëse e vetëdijshme se shumë gra shqiptare që kanë qenë viktima të dhunës janë të paafta, ose nuk dëshirojnë të flasin nga frika e “çnderimit” që mund t'u sjellin familjeve të tyre. Megjithatë këto gra kanë vendosur të intervistohen nga Amnesty International. Kurajoja e tyre meriton mirënjohjen tonë dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe të komunitetit ndërkombëtar.


Si i braktis gratë shteti


Konventa për Eleminimin e Diskriminimit ndaj Grave (Konventa e Grave) është e detyrueshme për Shqipërinë. Shtete si Shqipëria, që dështojnë në mbrojtjen e të drejtave të grave mund të quhen përgjegjës për dhunimin e të drejtave të grave sepse kanë dështuar në parandalimin e dhunës, në sigurimin e sanksioneve penale të përshtatshme dhe në sigurimin e zhdëmtimit. Shteti është i detyruar t'i mbrojë gratë nga dhuna e ushtruar, jo vetëm nga agjentë të shtetit, por edhe nga individë apo grupe private. Në bazë të ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut, shtetet duhet të ushtrojnë ‚due diligence’ për të siguruar të drejtat e grave për barazi, jetë, liri dhe siguri, dhe liri nga diskriminimi, tortura dhe trajtimet mizore, çnjerëzore dhe poshtëruese. Ato duhet të kenë politika dhe plane për përmbushjen e këtyre të drejtave, për mbrojtjen e njerëzve nga abuzimi me këto të drejta, dhe të sigurojnë zhdëmtim dhe kompensim për ata persona të drejtat e të cilëve janë dhunuar.


Autoritetet shqiptare nuk kanë ndërmarrë ende asnjë veprim për zbatimin e rekomandimeve të CEDAW-s, megjithëse Kodi i rishikuar i Familjes i vitit 2003 përfshiu dispozita për mbrojtjen e grave që vuajnë nga dhuna në familje, dhe masa për të siguruar barazinë apo mosdiskriminimin në rastet e divorceve përsa i përket pronësisë, si dhe kujdestarisë dhe mbështetjes për femijët.



Në janar 2003 Komiteti i Kombeve të Bashkuara për Eleminimin e Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW) në Rekomandimet Përmbyllëse për raportin e kombinuar të parë dhe të dytë periodik të Shqipërisë, dhe, nën dritën e Rekomandimeve të Përgjithshme nr. 19, i kërkuan Shqipërisë të vendoste prioritet të lartë ndaj masave të gjithanshme për adresimin e dhunës ndaj grave në familje dhe shoqëri, si dhe të pranonte se një dhunë e tillë, duke përfshirë dhunën në familje, përbën dhunim të të drejtave të grave sipas Konventës. Ai i bëri gjithashtu thirrje Shqipërisë të adoptonte ligje mbi dhunën në familje dhe të siguronte se dhuna ndaj grave ndiqet penalisht dhe dënohet me seriozitet dhe shpejtësi. Gratë viktima të dhunës duhet të kenë mjete të menjëhershme për zhdëmtim dhe mbrojtje, duke përfshirë urdhërat mbrojtës dhe akses në ndihmë ligjore.


CEDAW gjithashtu rekomandonte se duhet të merren masa për të siguruar një numër të mjaftueshëm strehëzash për gratë viktima të dhunës si dhe të sigurohet që zyrtarët publikë, sidomos zyrtarët e zbatimit të ligjit, gjyqësorit, punonjësit e shëndetësisë dhe punonjësit socialë, janë të sensibilizuar në lidhje me të gjitha format e dhunës ndaj grave.


Më tej CEDAW rekomandonte se shteti palë duhet të mbledhë sistematikisht të dhëna në lidhje me dhunën ndaj grave, duke përfshirë dhunën në familje dhe të marrë masa për rritjen e sensibilizimit ndërmjet mediave dhe programeve edukuese për publikun në mënyrë që ta bëjë këtë dhunë shoqërisht dhe moralisht të papranueshme.


Së fundmi, CEDAW vinte në dukje shqetësimin e vet në lidhje me “ringjalljen e së drejtës zakonore (kanunit) dhe kodeve tradicionale të sjelljes në disa zona veriore të vendit” dhe i kërkoi Shqipërisë të “merrte masa për eleminimin e praktikave të së drejtës zakonore dhe të kodeve tradicionale të sjelljes, të cilët diskriminojnë gratë”.

Megjithëse Amnesty International ka vënë re se qeveria e tanishme ka bërë deklarata pozitive7, ajo beson se qeveritë e mëparshme shqiptare kanë dështuar në tregimin e kujdesit të duhur në mbrojtjen e të drejtave të njeriut të grave, në mënyrë të veçantë duke mos marrë përsipër përgjegjësinë e tyre në parandalimin, hetimin dhe dënimin e dhunës ndaj grave. Organizata është gjithashtu e shqetësuar se reformat e mëtejshme, duke përfshirë ligjin e ri të propozuar për mbrojtjen ndaj dhunës në familje, mund të hasin në rezistencën e policisë dhe gjykatave dhe pjesëve të tjera të sistemit gjyqësor penal.


Për gjatë të gjithë raportit Amnesty International vëren se sjellja shoqërore dhe vlerat kulturore, jo vetëm të publikut të gjerë, por edhe të agjentëve si policët, sikurse edhe të vetë grave, inkurajojnë këto të fundit të pranojnë dhunën. Kjo nuk është e pashmangshme, as nuk do të thotë se shteti mund të heqë dorë nga përgjegjësia. Neni 5 (a) i Konventës së Grave u kërkon shteteve : “Të ndryshojë skemat dhe modelet e sjelljes shoqërore dhe kulturore të burrit dhe gruas, në mënyrë që të arrijnë të zhdukin paragjykimet dhe praktikat zakonore, ose të çdo lloji tjetër, që mbështeten në idenë e inferioritetit ose të epërsisë së njërit apo të tjetrit seks, apo në rolin stereotip të burrit dhe gruas”. Shqipëria është përgjegjëse për dështimin e adresimit të sjelljeve të tilla, të cilat i mbajnë gratë nën abuzim të vazhdueshëm.


Për shkak të një ndjenje të fortë turpi dhe mungesës së besimit tek policia, gratë i telefonojnë asaj shumë rrallë. Në rastet e pakta kur telefonojnë, policët nuk arrijnë ta njohin dhunën në familje si një çështje penale dhe shpesh nuk fillojnë hetimin ndaj dyshimeve të dhunës në familje. Për më tepër, prokurorët zakonisht ngrenë akuza vetëm në rastet e vdekjes, të plagosjes së rëndë, ose të kanosjes serioze me armë zjarri apo me armë të tjera. Përgjithësisht gratë nuk inkurajohen të ngrenë padi kundër atyre që i kanë sulmuar dhe nuk marrin mbrojtje efektive ndaj sulmeve ose kanosjeve, duke përfshirë edhe ato me armë zjarri, të bëra nga bashkëshortët apo nga të afërmit. Personat përgjegjës, me përjashtim të rasteve të vdekjeve apo të plagosjeve të rënda, rrallë sillen para drejtësisë. Ka një mungesë vazhdimësie në sjelljen e gjyqësorit dhe në të paktën një rast të njohur nga Amnesty International, gjykatat tregohen të mëshirshme ndaj personave që vrasin gratë për shkak të “nderit”.


Ndërsa fokusohet tek dhuna në familje në Shqipëri, Amnesty International nuk thotë se dhuna ndaj grave është fenomen shqiptar, as se ajo është më e përhapur në Shqipëri sesa gjetkë. Edhe në vende të tjera të botës dhuna ndaj grave shikohet si pjesë normale e një lidhjeje mes burrit dhe gruas dhe justifikohet me xhelozinë, pasionin, nderin dhe traditën, ashtu sikurse është treguar në raporte të tjera të të drejtave të njeriut për këtë problem nga Amnesty International, në vendet e Evropës; në Francë, Rusinë, Spanjë, Suedi dhe Turqi.8Amnesty International beson se asnjë prej këtyre justifikimeve, apo edhe absolutisht asnjë bazë tjetër, nuk mund asnjëherë të justifikojnë dhunën ndaj grave. Standartet dhe ligji i të drejtave të njeriut theksojnë se dhuna ndaj grave është një abuzim i pajustifikueshëm i tyre.


Republika e Shqipërisë


Ne jemi të gjithë të traumatizuar, edhe unë madje, ne jemi një vend në traumë” 9


Shqipëria ka një popullsi prej rreth 3,300,000 banorësh, me një komunitet diaspore prej rreth 1 milion që jetojnë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), kryesisht në Itali dhe Greqi. Shqipëria është anëtare e OKB-së, dhe pjesërisht e të gjitha konventave që kanë lidhje me këtë raport. Shqipëria është anëtare e Këshillit të Evropës dhe më18 Janar 2006 firmosi formalisht një Marrëveshje Stabilizimi dhe Asociimi me BE-në, si pjesë e procesit të hyrjes në BE.


Qeveria e tanishme e Shqipërisë, e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha, u kthye në pushtet pas zgjedhjeve të korrikut 2005, dhe bëri betimin më 11 shtator 2005; Partia Demokratike me 80 nga 140 vende në parlament, drejton koalicionin qeverisës.


Që prej fundit të regjimit komunist në vitin 1992, Shqipëria ka vazhduar të kalojë një tranzicion tepër të dhimbshëm dhe shpesh të dhunshëm, nga një shtet totalitar në një shtet të bazuar në institucione demokratike, me një ekonomi tregu në zhvillim. Periudha e menjëhershme post-komuniste përjetoi një konfuzion të madh dhe një thyerje të autoritetit, kjo u pasua nga një periudhë e mëtejshme traumatike në vitin 1997, si pasojë e kolapsit të skemave financiare piramidale, prej të cilave qindra mijëra shqiptarë humbën kursimet e tyre. Sërish ligji dhe rendi u thyen dhe protesta masive dhe demonstrime kundër qeverisë shpërthyen në të gjithë vendin. Gjatë kësaj periudhe qindra mijëra armë të vogla dhe të lehta (SALW) u rrëmbyen nga depot e ushtrisë dhe policisë. Megjithë programet e njëpasnjëshme për mbledhjen e armëve, mendohet se afërsisht 200,000 armë të vogla dhe të lehta (SALW) janë ende në qarkullim, dhe kontribuojnë në nivelet e larta të krimeve të kryera me armë, duke përfshirë edhe dhunën në familje apo dhunën e kryer nga partneri. 10


Diskriminimi dhe dhuna ndaj grave


Diskriminimi ndaj grave dhe dhuna janë të ndërlidhura ngushtë. Rekomandimi i Përgjithshëm 19 i CEDAW-s thekson se dhuna me bazë gjinore është një formë diskriminimi që prek rëndë të drejtat e njeriut të grave. Megjithëse në legjislacionin shqiptar dhe në bazë të kushtetutës grave u garantohet barazi me burrat, në realitet gratë shqiptare vuajnë diskriminim masiv në bazë të gjinisë.


Në bazë të Indeksit të Zhvillimit të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (PNUD), vendi renditet i 56-i në botë, por kur merren në konsideratë faktorë në lidhje me fuqizimin gjinor, vendi zbret në pozicionin e 72-të. Vendi renditet afërsisht në të njëjtin pozicion përsa i përket si aktivitetit ekonomik të grave ashtu dhe përfaqësimit të tyre në parlament.11


Burri im tha, “Ç'të mirë kam nga ajo? Më ka bërë vetëm vajza”. (DK)


Diskriminimi ndaj grave fillon që në lindje. Sipas Bankës Botërore, në Shqipëri nuk ka dallime gjinore në arsimim, përveç arsimit të lartë, ku përqindja e studenteve femra është pak më e lartë se ajo e meshkujve. Gjithsesi, në atë pjesë popullsie që është analfabete, femrat janë sa dyfishi i meshkujve, dhe në disa zona ku ndjekja e arsimit nëntë-vjeçar është vetëm 24.9 përqind, janë shumica vajza ato që e kanë lënë shkollën.12


Megjithë mungesën e dukshme të diskriminimit në arsim, gratë vuajnë diskriminim ekonomik dhe kanë më pak mundësi tëpërmbushin potencialin e tyre në të gjitha fushat e punës. Pagat e grave janë sa 20 deri 50 perqind të pagave të burrave, të cilët kanë në pronësi 92 përqind të pronave dhe rreth 84 përqind të produktit kombëtar bruto (GDP). Të drejtat ekonomike të grave kanë, në një periudhë tranzicioni dhe niveli të lartë papunësie në përgjithësi (momentalisht 14.3 përqind13), janë zvogëluar deri në atë masë sa që jashtë qendrave urbane pak gra punojnë jashtë shtëpisë, sidomos në ekonominë formale. Gratë që kërkojnë të ndahen nga burra të dhunshëm janë shumë rrallë të afta për të mbështetur financiarisht apo për të strehuar veten dhe fëmijët. Nuk ka masa të disponueshme nga shteti; në rastet e divorceve vendimet në lidhje me anën financiare, duke përfshirë edhe kur bëhet fjalë për fëmijët, zbatohen shumë rrallë nga gjykatat.


Në disa zona rurale të izoluara më shumë se gjysma e banesave nuk kanë ujë të rrjedhshëm, ndërkohë që vetëm një e treta kanë akses në një pajisje që siguron energji elektrike pa ndërprerje. 14Migrimi i popullatës rurale i ka lënë ata që mbeten pas, pa qendra shëndetësore, të cilat janë mbyllur, dhe shumë gra hasin vështirësi të shumta për përfitimin e sigurimeve shoqërore, pagesave për papunësinë, dhe pagesave në raste sëmundjesh, daljeje në pension ose përfitimeve të tjera në rastet e pleqërisë.15


Gratë e minoritetit Rom dhe të komunitetit "Egjyptian"16jetojnë në kushte të varfërisë ekstreme dhe margjinalizimit shoqëror dhe ekonomik, kushte nën të cilat gratë mund të ekspozohen më tepër ndaj rrezikut të dhunës në familje. Strategjia Kombëtare Shqiptare për Përmirësimin e Kushteve të Minoritetit Rom (2003-15) deri më sot nuk i ka ngritur këto çështje.17


Gratë nuk janë mjaftueshëm të përfaqësuara në jetën politike. Në zgjedhjet e vitit 2005 megjithë promovimin e kandidateve femra në një listë ndërpartiake, vetëm 10 gra u zgjodhën prej 140 anëtarëve të parlamentit; vetëm një grua ka një post të rëndësishëm ministror në qeveri, megjithëse Jozefina Topalli, sponsor i projekt-ligjit kundër dhunës brenda familjes, u zgjodh kryetare e parlamentit. Vetëm 1 përqind e përfaqësuesve të pushtetit lokal të zgjedhur në vitin 2004 janë gra.

2. Një kulturë dhune


Shtypja e brendshme e regjimit komunist, gjatë së cilës u panë vdekje, burgosje dhe internime të qindra mijëra shqiptarëve, la pas një trashëgimi të dhimbshme dhe të pazgjidhur. Vitet e mëpasme të instabilitetit politik, të cilat arritën kulmin me krizën e vitit 1997, sollën si rezultat mungesën e forcës efektive të ligjit në shumë pjesë të Shqipërisë, gjë të cilën qeveritë pasardhëse u përpoqën ta adresonin.


Gjatë dhjetëvjecarit të fundit, pas amnistive dhe programeve për mbledhjen e armëve, niveli i përgjithshëm i krimeve të kryera me armë zjarri ka rënë. 18Të dhënat më të fundit të qeverisë tregojnë se në vitin 1998, 87.6 përqind e fatkeqësive (vrasje me dashje, vrasje nga pakujdesia dhe vetëvrasje) ishin kryer me armë zjarri. Kërkime të kohëve të fundit tregojnë se rastet e vrasjeve janë ulur, mëgjithëse në vitin 2005, gjatë një vëzhgimi nëpër banesa u vu re se 6.1 përqind e familjeve ishin ballafaquar me një krim të kryer me armë zjarri në 12 muajt e fundit. Pjesa më e madhe e krimeve të kryera me armë zjarri mendohet se kryet brenda familjes. 19


Në raporte të mëparshme Amnesty International ka vënë re përdorimin e përhapur të keqtrajtimit, shpesh duke arritur deri në torturë, nga ana e oficerëve që zbatojnë ligjin.20Kjo gjithashtu formon një pjesë të kulturës së dhunës brenda shoqërisë shqiptare e cila, e nxitur edhe nga varfëria, margjinalizimi, nivelet e larta të papunësisë dhe alkoolizmi, e ka manifestuar veten në familje në formën e kanosjes, abuzimit psikologjik, fizik dhe emocional.


Dhuna brenda familjes


Dhuna ndodh kudo, në komisariatin e policisë, në shtëpi, në shkollë, ekziston një cikël dhune në të gjithë shoqërinë” i tha Amnesty International Afërdia Proni, Drejtoreshë e Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Demokraci (QDNJ). “Shumica e grave zakonisht nuk e denoncojnë këtë dhunë në polici; ato nuk e kuptojnë se ajo është një vepër penale, madje shumë prej tyre janë të dhunshme ndaj fëmijëve të tyre, ato e shikojnë dhunën si një mjet edukimi”.


Një kërkim i bërë nga Qendra për Mbrojten e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (QMDF), ka vënë në dukje se abuzimi me fëmijët është shumë i përhapur si në familje, ashtu edhe mes bashkëmoshatarëve në shkollë. Ekziston një lidhje e fortë mes abuzimit të fëmijëve dhe dhunës ndaj grave në familje. 21


Shkalla e dhunës ndaj grave në familje


"Thonë që në Shqipëri një në tre gra rrihet nga burri, në Shkodër ne themi se në tre gra rrihen dy e gjysmë" [Dalina, një mjeke nga Shkodra].


Informacioni statistikor rreth shtrirjes së ushtrimit të dhunës në familje në Shqipëri është relativisht i kufizuar. Përvec sektorit shëndetsor, autoritetet shqiptare nuk kanë bërë përpjekje të koordinuara për dokumentimin e këtyre incidenteve.Në botë 40 deri 70 përqind e grave të vrara janë vrarë nga partnerët.22OJF dhe akademikë në Shqipëri kanë bërë një seri studimesh me shkallë të vogël sipas të cilave shkalla e dhunës në familje është e krahasueshme, ose ndoshta edhe më e lartë se sa në shtete të tjera në rajon. Si në të gjitha vendet ku pronësia mbi armën është e lartë, rreziku i vdekjes është përpjestueshmërisht më i lartë.23

Ne marrim 50 ose 60 telefonata në muaj”, OJF në Elbasan.

Amnesty International beson se masat e para të qeverisë shqiptare përsa i përket zhdukjes së dhunës ndaj grave në familje duhet të përfshijë regjistrim të plotë dhe monitorim të statistikuar të frekuencës së saj, pa marrë parasysh se sa i pazgjidhshëm duket problemi.


In Në vitin 2004 Qendra e Këshillimit për Gra dhe Vajza (me qendër në Tiranë dhe degë nëpër Shqipëri) raportoi se kishte marrë 6,670 telefonata gjatë tre viteve të fundit. Mëse të bindura se gratë që i marrin në telefon janë vetëm maja e ajsbergut, që nga viti 1995, OJF grash si dhe akademikë dhe punonjës shëndetësie në Shqipëri janë përpjekur të masin shkallën e dhunës së shkaktuar nga partner. Rezultatet e tyre janë shumë shpesh kontradiktore për shkak të numrit të të intervisturëve, metodologjisë dhe faktorëve të tjerë dhe shifrat për dhunën e raportuar të kryer nga partneri janë nga 30 në 46 përqind,24por të gjitha ato tregojnë se kjo dhunë është mjaft e përhapur dhe prek, në masa të ndryshme, të gjitha pjesët e popullsisë femërore.


Në vitin 1995 Shoqata Refleksione në një vëzhgim shpërndarë burrave dhe grave në të gjithë Shqipërinë, arriti në përfundimin se 46.3 përqind e grave rurale dhe 36.3 përqind e grave urbane raportuan dhunë të ushtruar nga partneri dhe respektivisht 28 përqind dhe 16.4 përqind raportuan dhunë seksuale (jo domosdoshmërisht nga partnerët e tyre). Ata gjithashtu vunë re se gratë që vareshin ekonomikisht nga burrat, 55.7 përqind e atyre që deklaroheshin shtëpiake dhe 52.7 përqind e të papunave, kishin qene subjekt i dhunës krahasuar me 35.2 përqind e grave të punësuara jashtë shtëpisë.25


Në studimin e vitit 1996 Refleksione tregoi se 39.4 përqind e pjesëmarrëseve kishte vuajtur abuzim fizik, ndërsa 24.5 përqind kishin vuajtur abuzim emocional; nje studim i mëtejshëm i vitit 2000 identifikoi se një shifër mes 8.6 përqind dhe 23.2 përqind kishin vuajtur abuzim seksual. 26Një studim tjetër i vitit 1996 raporton se 46 përqind e grave që jetojnë në zonat rurale kanë provuar abuzim fizik, krahasuar me 36 përqind të atyre që jetojnë në zonat urbane.27

Në një vëzhgim më cilësor të kryer në vitin 1996 me 100 gra të cilat kishin vuajtur dhunën në familje, 20 gra e përshkruan abuzimin si pjesë normale të jetës së tyre. Këto gra shprehnin një ndjenjë shumë të ulët vetëvlerësimi; “Shumë gra ndiheshin të paafta për të bërë diçka, se ato jetonin kot mbi këtë tokë dhe se ishin gati të vrisnin veten”. Ato ndiheshin të zëna në kurth dhe pa asnjë shpresë. Ato kishin parë dhunën në jetët e nënave të tyre, dhe tani dhuna ishte pjesë e jetës së tyre: “Ato nuk shikonin ndonjë mundësi tjetër përveç dhunës, vetëm betejën për ta bërë atë më pak të dhimbshme.” 28


Ndërsa një e treta e grave të intervistuara në 1996 ia vinin fajin faktorëve të jashtëm duke përfshirë alkoolin, papunësinë, stresin apo arsyet ekonomike, për dhunën e bashkëshortëve apo partnerëve, rreth 25 përqind e grave të intervistuara ia vinin fajin vetes për mos përgatitjen e gjërave në kohën apo në mënyrën si i dëshironte bashkëshorti. Shumë prej tyre flisnin për nevojën për të kontrolluar sjelljen e tyre, në mënyrë që të shmangnin dhunën.


Një vëzhgim cilësor i publikuar nga UNICEF-i në vitin 2002 në bazë të të cilit ishin intervistuar 55 gra që kishin vuajtur nga dhuna në familje në Tiranë, Shkodër dhe Berat, të zgjedhura për të siguruar pjesëmarrëse nga të gjitha grupmoshat dhe prejardhjet shoqërore, dokumentoi se si për një grua martesa “shumë shpesh kthehet në një skenë për nëpërkëmbje personale, tension, kërcënime dhe konflikt, më tepër se sa një mundësi për përmbushjen e ëndrrave të tyre”.29 Raporti e përshkruan dhunën në familje si “terrorizëm intim”: “Pjesa më e madhe e grave ishin dhunuar fizikisht nga partnerët e tyre shumë herë. Në fakt, ato shumë shpesh përshkruan një atmosferë terrori. Një e treta e grave të intervistuara thanë se kishin frikë për jetën gjatë marrëdhënieve. “Terrorizëm intim” motivohet nga një dëshirë e fortë për të ushtruar kontroll ndajpartneres.”30


Shëndeti dhe dhuna ndaj grave


Dhuna ndaj grave është një kërcënim për shëndetin e grave kudo në botë.31Gratë që vuajnë dhunë në familje rrezikojnë të vriten, të shtyhen në vetëvrasje ose të plagosen, mund të vuajnë nga depresioni, dhimbjet kronike, çrregullime fizosomatike, probleme me shëndetin riprodhues, shtatëzani të padëshiruara, dështime të fëmijëve, sëmundje seksualisht të transmetueshme, ose sëmundje të tjera. Efektet e dhunës mund të vazhdojnë për një kohë të gjatë edhe pas ndalimit të abuzimit, siç dhe mund të shtohen.


Vëzhgimi Shqiptar për Shëndetin Riprodhues 2002, i bërë nga Ministria e Shëndetësisë është ndoshta vëzhgimi më i plotë i bërë ndonjëherë mbi këtë çështje dhe përfshin edhe të dhëna të marra nga të intervistuar meshkuj. Vëzhgimi u krye bazuar në udhëzimet dhe metodologjinë e OBSH-së duke e krahasuar me vëzhgime të tjera të bëra në rajon. 32Ky vëzhgim, në të cilin dhuna në familje trajtohet si çështje e shëndetit publik, tregonte se gratë shqiptare tregonin nivele të dhunës shumë më të ulta se në shtetet e krahasueshme me Shqipërinë. Për shembull, tetë përqind e grave shqiptare raportuan të kishin qenë subjekt i dhunës fizike, përkundër 29 përqind të grave në Rumani.

Në bazë të analizës së vëzhgimit rreth 11.5 përqind e grave shqiptare mes moshave 15 dhe 44 vjeçe, kur kanë qenë fëmijë kanë qenë dëshmitare të abuzimit prindëror, ndërsa 27.2 përqind kanë qenë vetë subjekt i abuzimit fizik kur kanë qenë fëmijë, ndërsa gratë rurale që kanë nivel arsimor dhe status social ekonomik më të ulët kanë pasur nivel më të lartë abuzimi në të dyja kategoritë. Habitshëm, burra me të njëjtin profil shoqëror raportojnë të kënë përjetuar apo të kenë qenë subjekt i një niveli shumë më të lartë dhune kur kanë qenë fëmijë (respektivisht 47.4 përqind dhe 66.8 përqind) duke të bërë të mendosh që ndoshta gratë nuk kanë raportuar nivelin e dhunës, ose ndoshta kanë sjellje të ndryshme gjinore karshi dhunës brenda familjes.33Prej atyre që kanë raportuar dhunë të ushtruar nga partneri, 3430.4 përqind e grave 15-44 vjeç raportojnë abuzim verbal (22.8 përqind një vit më parë); 8.2 përqind raportojnë dhunë fizike gjatë gjithë kohës (4.5 përqind gjatë një viti më parë); dhe 2.9 përqind raportuan të kishin qenë të detyruara të kryenin marrëdhënie seksuale pa dëshirën e tyre (1.5 përqind një vit më parë). 35Kërkimet treguan ndryshime të vogla bazuar në vendbanim apo në moshë, megjithëse gratë më të reja ishin më të prirura për të raportuar dhunën fizike (10.6 përqind). Në mënyrë të kuptueshme 31.2 përqind e grave që kishin dalë nga një martesë raportuan se kishin qenë subjekt i dhunës përkundër 7.5 përqind të grave që ishin në martesë apo kishin një lidhje, duke treguar se këto të fundit duket se nuk raportonin gjendjen e vërtetë.


Një vëzhgim tjetër i kryer nga punonjësit e shëndetësisë tregon një profil më të ndryshëm dhe kompleks të abuzimit. 36Kërkuesit arritën në përfundimin se, mes grave që jetojnë në Tiranë rreth 37 përqind kanë qenë subjekt i dhunës fizike, sidomos gratë 25-34 vjeç që përballen më shumë me këtë rrezik. Përfundimet tregojnë se rritja e nivelit arsimor tek gratë i vendoste ato më tepër në rrezik; gratë e punësuara nëpër zyra, të cilat kishin lidhje ku gruaja ishte i vetmi partner i punësuar dhe ishte me nivel arsimor më të lartë se bashkëshorti, duke përfshirë edhe ato me arsim të lartë, ishin më të rrezikuara. Autorët sugjerojnë se këto përfundime tregojnë të jenë në linjë me teoritë … që argumentojnë se dhuna përdoret për të vendosur hierarkinë gjinorendoshta duke reflektuar rolin në ndryshim të burrit, ku papunësia ka ulur rolin e tij tradicional si mbrojtës dhe sigurues të të mirave. U vu re se ndarja tradicionale mes zonave rurale dhe urbane dhe mendimi se gratë e martuara me burra nga zonat rurale janë më të rrezikuara nga dhuna, të identifikuara këto në studime të mëparshme, ishin zhdukur për shkak të lëvizjes së popullsisë nga fshati në qytet.


Së fundmi, kërkime të bëra nga mjekë ligjorë kanë dokumentuar se dhuna nga partneri jo vetëm vazhdon, por ajo ka pasur një rritje gjatë pesë viteve të fundit. Nga viti 2001 deri në 2003 punonjësit e Departamentit të Mjeksisë Ligjore në Tiranë, ku viktimat e çdo lloj dhune duhet të ekzaminohen në mënyrë që të vërtetohet dhe vlerësohet plagosja si pjesë e procesit penal, kanë vërejtur një rritje të dhunës prej partnerit. Ata arritën në përfundimin se rastet që kishin të bënin me dhunën brenda familjes përbënin 71 përqind të të gjitha rasteve të sulmeve me të cilat ata janë marrë, 68 përqind e tyre ishin gra, shumica e të cilave shtëpiake nga mosha 20 deri 40 vjeç, të cilat kishin qenë subjekt i dhunës në familje.37Në një intervistë të mëvonshme dhënë Amnesty International në tetor 2005, stafi i Departamentit të Mjeksisë Ligjore raportoi se kjo tendencë vazhdonte. Profesor Sokrat Meksi, me 35 vjetët e eksperiencës së tij si patolog ligjor, u shpreh se dhuna në familje është rritur që nga fundi i komunizmit. “Në vitet e para të sistemit demokratik problemi nuk ishte kaq i madh, por rastet filluan të shtohen në pesë osë gjashtë vitet e fundit, duke u bërë kështu një shqetësim real.”


Tradita, nderi dhe turpi


Një ditë më lidhi me pranga tek marmita e makinës, pastaj filloi ta ngiste. Më vinte me të vërtetë shumë turp; prifti më pa dhe nuk u besonte syve. Opinioni i njerëzve në fshat po më vriste fare, më vinte turp të më shikonin ashtu. Prifti shkoi tek i vëllai dhe e motra [e burrit] dhe u tha se donte të fliste me ta. Prifti erdhi takoi dhe burrin dhe im shoq i tha: "Di unë si sillem me gruan time”. Më vinte shumë turp. (DK)


Në Shqipëri, ashtu si edhe në shoqëri të tjera, në martesat tradicionale gruaja jepet në martesë nga i ati dhe merret (në disa raste në kuptimin e plotë të fjalës) nga familja e bashkëshortit me të cilën ajo do të jetojë. Autoriteti i të atit mbi të si dhe përgjegjësia e tij për ta mbrojtur (së bashku me “nderin” e familjes), i kalojnë të shoqit. Martesat mund të stisen, apo në disa raste gruaja mund edhe të detyrohet me forcë të martohet, nga i ati apo të vëllezërit.


Gratë rriten duke u mësuar të pranojnë se burrat janë më të fortë dhe më të mirë se ato. Ato shikojnë se shteti favorizon burrat, pozicionet e pushtetit i zënë burrat, dhe kjo pasqyrohet në gjithëçka: punësim, socializim, rrjete.”38


Kështu pra nuk është e çuditshme se pse shumë gra nuk e kuptojnë konceptin e dhunës në familje si vepër penale. “Ato kanë parë nënat e tyre të rrihen, dhe mendojnë se është normale të rrihesh, apo të të bërtasë burri apo kunati, dhe mendojnë se është e drejta e burrit që t'i rrahë”39


Kështu,vazhdimësia e mosraportimit të dhunës prej partnerit, e vënë re pothuajse në të gjitha vëzhgimet, nuk tregon ndrojtjen për të raportuar para autoriteteve dhunën në familje, por mungesën e sensibilizimit të grave që dhuna është diçka që ato mund dhe duhet ta raportojnë. Gjithashtu gratë druhen ta ngrenë këtë çështje edhe me anëtarët e familjes. Vëzhgimi Shqiptar mbi Shëndetin Riprodhues tregon se 52.5 përqind e grave mbi të cilat është ushtruar dhunë nuk kanë folur kurrë me njëri për këtë çështje. Kjo shifër është më e lartë tek gratë rurale, tek ato të grupmoshës 25-44 vjeç, tek ato me gjendje ekonomiko-sociale të ulët dhe tek gratë që nuk kanë mbaruar arsimin tetë-vjeçar. Nga ato gra që kanë folur me dikë, 52 përqind kanë folur me nënat, 37 përqind me një anëtar të familjes së burrit dhe 32.2 përqind me një të afërm tjetër. Vetëm dhjetë përqind prej tyre kanë denoncuar në polici, 8.5 përqind tek një mjek dhe 2.8 përqind tek një këshillues ligjor.40Duke intervistuar gra të dhunuara, Amnesty International vuri re një profil të ngjashëm, dhe pa se këto gra kishin kërkuar ndihmë jashtë familjes vetëm pas shumë vjetësh, madje dhjetëvjeçarësh dhune.


Qëndrova e martuar me të për 18 vjet, për hir të familjes dhe nga turpi, ideja e turpit nuk më linte të largohesha. (MV)


Këto gra i treguan Amnesty International sesi nocionet e nderit dhe turpit nuk i lejonin ato t'u tregonin as të afërmve me të cilët ishin më tepër të lidhura për dhunën që provonin nga frika se do të turpëronin nderin e familjes. Siç na tha një interlokutor i yni, “Grave shqiptare iu imponohet nderi”.41Megjithëse gruas mund t'i vijë turp se në një mënyrë apo në në një tjetër ka “dështuar” si grua apo nënë, frika e saj është se turpi i veprimeve apo dështimeve të saj do të bjerë mbi të gjithë familjen. Pra, përveç pranimit të përgjithshëm si nga burrat edhe nga gratë se dhuna brenda familjes është “normale”, duke e bërë publike këtë dhunë gruaja do të tregohet si një person që turpëron familjen.


Sjellje të tilla tradicionale ekzistojnë edhe në vende të tjera të Ballkanit, por në Shqipëri, sidomos në veri të vendit dhe mes atyre që në dhjetëvjeçarin e fundit kanë migruar nga veriu në drejtim të qendrave urbane, nocionet e lidhjeve gjinore vendosen nga besime kulturore që i referohen të drejtës zakonore të njohur si Kanuni. Këto vazhdojnë të influencojnë ndërtimin e gjinive dhe përdoren, madje shpesh edhe abuzohet me to, për të justifikuar kontrollin mbi sjelljet e grave, duke përfshirë edhe keqtrajtimin dhe, në raste ekstreme, vrasjen e grave dhe vajzave që mendohet se mund të kenë shkelur nocionet e nderit të familjes.


Në shtator 2004 Gjin Martincanaj nga Lekbibaj i Tropojës, i cili jetonte në rrethinat e Tiranës, u dënua me shtatë vjet e katër muaj heqje lirie për vrasjen e vajzës së tij 21 vjeçare Grosha Martincanaj. Ai e qëlloi të bijën në shkurt të 2002-shit, pasi ajo u kthye në shtëpi pas tre ditësh dhe nuk u tregoi prindërve se ku dhe me kë kishte qenë. Fillimisht familja e saj tha se vdekja ishte natyrale, por kur policia erdhi në shtëpi pasi fqinjët kishin raportuar se kishin dëgjuar të shtëna me armë, i ati pranoi menjëherë se e kishte vrarë vetë. Kur babai u dënua për vrasjen e së bijës, xhaxhai i saj tha shprehimisht. “Nuk ka rrugë tjetër veç plumbit për të vënë në vend nderin e humbur. Nuk jemi të mërzitur, ajo e meritonte. Ne jemi të shqetësuar për të atin i cili do të vuajë burgimin për faj të saj.” Motra e vajzës tha për shtypin “babi bëri mirë që e vrau, ai bëri detyrën si prindi i një vajze që turpëroi familjen”. Menjëherë pas vrasjes së Groshës pesë OJF të të drejtave të njeriut dhe të grave i bënë një apel publik gjykatave “të ndërmerrnin një politikë të drejtë penale” karshi “njerëzve autoriteti më i lartë i të cilëve nuk është ligji por Kanuni”.42


Vrasja e Grosha Martincanaj është karakterizuar si një “shembull pragmatik i krimit për nder”, e cila mund të veçohet nga krimet e tjera kundër grave sepse është “një veprim që i heq njollën e turpit kolektivit [familjes]”.43Pretendime të tilla ndaj krimeve të “nderit” janë gjithsesi të rralla në Shqipëri dhe ndodhin vetëm në rastin e “nderit të familjes” dhe, mesa është në dijeni Amnesty International, rrallë bëhen nga burra që vrasin bashkëshortet.


Seria e sjelljes femërore e konsideruar si e tillë që dhunon “nderin” shkon përtej tradhëtisë bashkëshortore, marrëdhënieve paramartesore, përdhunimit dhe lidhjes dashurore me një person të “papërshtatshëm”.44Gratë mund të konsiderohen se kanë “shkelur nderin e familjes” edhe kur ushtrojnë të drejtën për të zgjedhur me kë të martohen ose kur përpiqen t'i largohen një martese të padëshiruar. Ato mund të kontrollohen nëpërmjet martesës së detyruar, ndëshkimit për largimin, apo përpjekjen për t'u larguar nga një martesë e padëshiruar, detyrimi për të ndenjur në një marrëdhënie të padëshiruar, ose duke i penguar aksesin ndaj burimeve dhe pronës sociale dhe ekonomike.45Në Shqipëri këto faktorë vazhdojnë ta vënë gruan para rrezikut të dhunës në familje dhe t'i ndalojnë ato të kërkojnë ndihmë.


Kanuni i Lekë Djukagjinit


Kanuni nuk përdoret si pjesë e jetës së përditshme, por, n.q.s. një grua ka një lidhje, ose nëse largohet pastaj kthehet prapë në shtëpi, atëherë fillojnë të përdorin fjalën Kanun pa u menduar shumë, kështu që të mund të justifikojnë dënimin e saj.46


E drejta e vjetër zakonore e trajtuar nga Kanuni i Lekë Dukagjinit është shkruar dhe kodifikuar për herë të parë në fillim të shekullit të 20-të. Kanuni i jep burrit të drejtë të rrahë dhe të poshtërojë publikisht të shoqen në rast se ajo nuk i bindet47, dhe shprehet se: "Me rrahë burri gruen, nuk bje në faj… e as prindja s'mund ta kërkojnë të rrahmen. Me plyrë burri gruen, e po bani vaj ajo ke prindt, burri do t'u apë arsye.” 48


Gjithashtu, sipas Kanunit, në kushte të caktuara një burrë mund ta vrasë të shoqen pa u ndëshkuar (ose ta lerë) për tradhëti bashkëshortore dhe për mungesën e mikëpritjes. Për këto dy akte “pabesie” burri lejohet ta vrasë gruan pa hyrë në gjak, sepse prindërit e gruas e kanë marrë çmimin e gjakut, i kanë dhënë atij një plumb si pjesë e prikës me të cilin ai ta qëllojë, si dhe kanë garantuar sjelljen e saj të mirë në ditën e dasmës. 49Gratë janë përndryshe shprehimisht të përjashtuara nga gjakmarrja.


Megjithëse zbatimi i dispozitave të Kanunit ishte i ndaluar gjatë periudhës së komunizmit, nga villimi i viteve 1990 ka pasur një ringjallje të përdorimit të praktikave zakonore, duke përfshirë gjakmarrjen dhe vrasjet për hakmarrje, sidomos në zonat veriore të vendit, megjithëse në një formë që ka fare pak lidhje me Kanunin. Megjithëse shumë përpiqen të mos e paraqisin këtë si karakteristike e njerëzve “nga veriu”, ringjallja e saj mund të shpjegohet si një kudërpërgjigje e thyrjes së zbatimit të ligjit në peridhën e tranzicionit, e kombinuar me një humbje të besimit në sistemin gjyqësor shtetëror për garantimin e drejtësisë, dhe si një kundërpërgjigje ndaj ndryshimeve politike dhe sociale, një rikthim tek tradita e ndaluar nën komunizëm.


Gjatë viteve të fundit qeveria shqiptare ka marrë masa serioze për të adresuar gjakmarrjen nëpërmjet veprimeve të përbashkëta të ndërmarra nga policia dhe autoritetet gjyqësore, dhe nëpërmjet OJF-ve të krijuara me qëllim zgjidhjet jo të dhunshme të gjakmarrjes. OJF të tjera si Qendra për Paqe dhe Drejtësi në Shkodër, kanë qenë aktive në zgjidhjen e konflikteve, si dhe nëpërmjet programeve të ndërtuara për të informuar gratë dhe fëmijët për të drejtat e tyre, jashtë atyre të shprehura në kodet tradicionale. Gjithsesi, aspekte të së drejtës zakonore vazhdojnë të influencojnë lidhjet gjinore, dhe në këtë aspekt, përdoren për të justifikuar dhunën në familje.


Në vitin 1999, Raportuesi Special i Kombeve Kombeve të Bashkuara për dhunen ndaj grave (RSDhNG) e inkurajoi qeverinë “të ndërmarrë hapa për të zhvilluar një plan sistematik për të adresuar dhunën në familje dhe për të luftuar besimet tradicionale, në mënyrë të veçantë ato të bazuara në ‘Kanunin e Lekë Dukagjinit’, të cilat kontribuojnë në dhunën në familje”.50Katër vjet më pas, CEDAW shprehu shqetësime të ngjashme për “ringjalljen e së drejtës zakonore diskriminuese (kanunit) dhe kodeve tradicionale të sjelljes në disa zona veriore të vendit”, dhe i kërkoi Shqipërisë “të merrte masa për të eleminuar përdorimin e së drejtës zakonore dhe të kodeve tradicionale të sjelljes që diskriminojnë gratë”.51


(Kishte akoma ato…) Kanuni i shpallte gjakhupës. Priftërinjtë, që nuk quheshin kurrë të rënë në gjak. Krejt graaria e Rrafshit, që gjaku nuk e kapte. …Sikur graaria të binte në gjak po ashtu si burrat52


Amnesty International vë re me shqetësim se, jo vetëm që përdorimi i Kanunit po ringjallet, por ai po përhapet përtej dispozitave të tij tradicionale, të cilat e përjashtonin marrjen e gjakut tek gratë. Sipas autoriteteve të burgjeve, në disa raste gratë që kanë vrarë burrat dhe janë duke vuajtur dënimin për vrasje, janë kërcënuar se do të vriten për hakmarrje nga familjet e bashkëshortëve.53



3. Dhuna në familje ndaj grave


Duke përkufizuar dhunën ndaj grave


Deklarata e OKB-së për Eleminimin e Dhunë ndaj Grave e përcakton dhunën ndaj grave si “çdo akt dhune i bazuar mbi gjininë që sjell si rezultat, ose mund të sjellë si rezultat, dëmtim ose vuajtje fizike, seksuale ose psikologjike të grave, duke përfshirë kanosjen për kryerjen e veprave të tilla, detyrimin ose kufizimin arbitrar të lirisë, të ndodhura këto si në sferën publike ashtu edhe në atë private”.54Interpretime të kohëve të fundit të këtij përkufizimi përfshijnë gjithashtu “mosdhënien e mjeteve të nevojshme ekonomike viktimave”.55


Siapas CEDAW-s, dhuna me bazë gjinore ndaj grave është dhunë “e drejtuar ndaj gruas për faktin se është grua dhe u drejtohet kryesisht grave”.56Në preambulin e Deklaratës dhuna ndaj grave përshkruhet si “manifestim i marrëdhënieve historikisht të pabarabarta të pushtetit mes burrave dhe grave” dhe si një nga “mekanizmat socialë kyç për shkak të të cilëve gratë janë të detyruara të jenë në një pozicion më të ulët krahasuar me burrat”.


Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka përcaktuar dhunën prej partnerit si çdo sjellje brenda një lidhjeje intime që shkakton dëmtim fizik, psikologjik apo seksual, duke përfshirë:

• Akte të dhunës fizike si, goditje me shpullë, grusht, shkelm dhe rrahje

• Abuzim psikologjik si, kërcënim, përçmim dhe përbuzje e vazhdueshme

• Detyrim për kryerje marrëdhënieje seksuale dhe forma të tjera të detyrimit seksual

Sjellje të ndryshme kontrolluese si, izolimi i personit nga familja dhe shoqëria, vëzhgimi i lëvizjeve të tyre, dhe moslejimi i marrjes prej tyre i informacionit apo ndihmës.57


Megjithëse e njeh përhapjen e dhunës brenda familjes në Shqipëri, duke përfshirë abuzimin me fëmijët, abuzimin seksual me të miturit dhe abuzimin me të moshuarit brenda familjes, 58ky raport fokusohet specifikisht tek dhuna e ushtruar nga partneri.59Dhuna e ushtruar nga partneri shtrihet nga pengimi i grave të plotësojnë nevojat e tyre ekonomike60ose kufizimi i lirisë së lëvizjes nëpërmjet dhunës verbale dhe psikologjike, deri tek rrahjet, dhuna seksuale dhe vrasjet. Kjo mund të përfshijë edhe dhunën ndaj fëmijëve të çiftit si një mjet për të ushtruar dhunë psikologjike mbi nënën.

Dhuna nuk është e kufizuar vetëm tek gratë e një pjese të shoqërisë, apo të një grupmoshe të veçantë, në fakt të bën përshtypje se për shumë gra, dhuna është një pjesë konstante e jetës së tyre martesore, që nga momenti gruaja martohet deri në fund të martesës, ose të jetës.


Përvojë e jetuar e dhunës ndaj gruas në familje në Shqipëri


Pjesa në vazhdim e raportit bazohet në intervista të bëra nga Amnesty International me gra të cilat, me ndihmën e OJF-ve të grave, i janë larguar dhunës në familje. Pjesa më e madhe e tyre ishin mbi 40 vjeç dhe kanë vuajtur për shumë vjet prej dhunës. Shumica e grave të intervistuara i kërkuan Amnesty International të mos i përdorte emrat e tyre dhe të bënte të mundur që identiteti i tyre të mos njihet në asnjë mënyrë, kështu që pjesë të intervistat e tyre janë vendosur në pjesë që tregojnë faza të ndryshme të dhunës që kanë vuajtur. Meqënëse këto gra përbëjnë një pjesë të vogël të atyre që u kanë shpëtuar martesave të dhunshme, kjo pjesë përfshin edhe ekstrakte nga vendime gjyqësore dhe artikujt mediatikë, ku në shumë raste gratë kanë qëndruar në martesë.


Si filloi


Rrahja filloi që nga dita e parë pas martese. Ai ishte xheloz gjatë gjithë kohës; po shikonim fotografi të miat kur isha beqare, ishte një fotografi ku kisha dalë me kushëririn e parë dhe ai më qëlloi se u bë xheloz. Unë u trondita tej mase, babai im s'e kishte goditur kurrë time më. Por mendova se nuk do të ndodhte më. (N).


Për rreth një vit nuk kishim probleme, pastaj ai filloi të vinte në shtëpi me prostituta dhe gra të tjera, po prapë s'kishte problem për mua, thjesht nuk doja që të më rrihte. Ai e kishte zakon të më kapte nga flokët dhe të më përplaste kokën në mur ose në dysheme, ose të më gërvishte fytyrën derisa të më dilte gjak. Nuk mund të shkoja në polici sepse më mbyllte me çelës në shtëpi kur ikte, kështu që nuk mund të largohesha nga shtëpia. (P.M.)


Martesa me mblesëri dhe martesa të detyrueshme


Unë nuk e njihja burrin para martese. Martesa u rregullua nga xhaxhai im. Unë isha 27 vjeç nga Sh. Dhe ai 25 nga BC. Ai filloi të ishte xheloz që nga momenti kur u fejuam.. më thoshte gjithmonë “mos shiko aty, mos shiko këtu” dhe s'më linte të flisja me fqinjët. Shpresoja që gjendja të ndryshonte me kalimin e kohës. (D).


Neni 16.1 (b) i Konvetës së Grave u garanton grave “të njëjtën të drejtë të zgjedhë lirisht bashkëshortin dhe të lidhë martesën vetëm me pëlqimin e vet të lirë dhe të plotë”. Shumë gra gjenden në martesa të cilat s'i kanë zgjedhur vetë. Disa gra të intervistuara nga Amnesty International qenë subjekt i martesave të detyruara dhe të tjera ishin martuar me mblesëri me marrëveshje mes të dy familjeve, shpesh në një moshë të re, duke përfshirë raste gjatë kohës së komunizmit kur martesat bëheshin me mblesëri edhe për qëllime politike.61


Martesa ime u bë me mblesëri në kohën e komunizmit, familjet e vjetra feudal vuanin dhe babai tha që duhet ta merrja për burrë se nuk kishte “biografi të keqe”; ne ishim familje jo-komuniste, unë nuk mund të shkoja në universitet, nuk kishim të njëjtat të drejta apo të njëjtat punë dhe disa herë edhe nuk na linin të martoheshim. Ai s'ishte burrë për mua, por thashë, s'ka gjë, do ta ndryshoj unë… (P).

Megjithëse ndryshime të kohëve të fundit të vitit 2003 të bëra Kodit të Familjes e rritën moshën ligjore pas së cilës gratë mund të hyjnë në martesë nga 16 në 18 vjeç bazuar në nenin 16 (2) të Konventës së Grave, OJF grash japin raste, sidomos në zonat rurale, se vajzat vazhdojnë të martohen rreth 16 vjeç, megjithëse këto martesa të paligjshme nuk deklarohen para gjendjes civile.62


Në rastin e mëposhtëm edhe vetë nëna nuk ishte pjesë e martesës, e cila ishte stisur me qëllim që vajza të mund të trafikohej si prostitutë:


Burri e martoi vajzën me mblesëri pa më pyetur fare. Ai kujtonte se unë nuk kuptoja gjë, po unë e dija shumë mirë ç'po ndodhte se ndërkohë i kishin trafikuar tre vajza nga familja jonë. Dasma u bë tek shtëpia e motrës së burrit në Elbasan, jo në tonën. Unë shkova atje të merrja time bije dhe shkova denoncova tim shoq në polici. Policia na ndihmoi dhe ma solli mbrapsht vajzën, po burri i saj erdhi me familjen dhe ma morrën vajzën. Pastaj u zhduk me gjithë time bijë; shkova ta takoja tek shtëpia e burrit dhe më thanë që kishin ikur jashtë shtetit. Ishte vetëm 14 vjeçe. (M.N.).


Martesat e detyruara dhe të hershme, jo vetëm që dhunojnë standartet ndërkombëtare dhe ligjin shqiptar, por edhe i vendosin gratë para një rreziku më të madh dhune në rastet kur bashkëshorti është i panjohur apo më i madh në moshë. Martesat e fëmijëve në vetvete përbëjnë martesa të detyrueshme, sepse fëmija nuk mund të konsiderohet se e ka dhënë aprovimin e vet lirisht.63


Kur u takuam për herë të parë unë isha 17 ai 25, ramë në dashuri, po prindërit e mi nuk donin që ne të martoheshim, kështu që ai më mori me vete (rrëmbeu). Ishte i dhunshëm që prej fillimit. Gjithmonë gjente shkak për të më rrahur; më rrihte me shkelma në bark dhe me rripin e mesit. Kur ai bëhej kështu i dhunshëm unë ikja nga shtëpia. (S).


Izolimi dhe kontrolli


Liria e veprimit dhe lëvizjes së shumë grave është tejet e kufizuar prej bashkëshortëve të tyre. Ato mund të mos lejohen të largohen vetëm nga shtëpia, t'u flasin fqinjëve apo të mbajnë kontakte me familjet e tyre. Anëtare të stafit të strehëzës së Tiranës i thanë Amnesty International se shumë gra vijnë aty prej zonave të izoluara ku nuk janë lejuar kurrë të punojnë, duke krijuar kështu një varësi financiare, “Ato kontrollohen totalisht nga burrat e tyre”.64


Ai u bë më i keq pas martese, gjithmonë e më xheloz. Ishte aq xheloz saqë nevrikosej se më përshëndesnin njerëzit në rrugë, dhe më rrihte kur ktheheshim në shtëpi. nuk më linte as të flisja me familjen time: kur ndalova njëherë në rrugë që të flisja me time më, ai thjesht vazhdoi të ecte, por kur arritëm në shtëpi mori një shkop dhe filloi të më rrihte. (D).


Nuk më linte të largohesha nga shtëpia. Kur ikëm me shtëpi në K. erdhi një fqinjë e re për të na përshëndetur. Isha në shtëpi me burrin, një kushërirë dhe fqinjën dhe, kur i përcolla ato jashtë shtëpisë deri tek dera e kopshtit, më pyeti pse u largova nga shtëpia. I thashë se s'kishte gjë se isha me dy gra, por ai më rrahu. (M).


Unë isha në punë para se të martohesha, por që pas fejese ai nuk më la më të shkoja në punë. (D)


Dhuna psikologjike


Megjithëse dhuna psikologjike nuk konsiderohet vepër penale nga Kodi Penal (KP) shqiptar është e dukshme nga të gjitha çështjet e diskutuara më lart, si dhe nga artikuj në shtyp dhe intervista gratë që vuajnë nga dhuna në familje janë shpesh subjekt i kërcënimit për jetën, si dhe të dhunës psikologjike shpesh të lidhur me dhunë fizike, duke rritur kështu frikën dhe vulnerabilitetin e grave.


Ishte më tepër dhunë psikologjike. Sa herë që hapja një diskutim, ai bëhej agresiv me fjalë, ose nuk fliste fare. Nuk bënte asgjë për fëmijët, nuk punonte kurrë. Më zgjonte nga gjumi në orën 5 të mëngjesit dhe më thoshte të bëja për të ngrënë. Duhet të kujdesesha për të dhe për fëmijët, ai s'mbante përgjegjësi as për familjen, as për paratë, për asgjë. Unë punoja edhe jashtë shtëpisë, i bëja të gjitha, duhet edhe t'i mbushja atij gotën me ujë. S'ishte asnjëherë i dashur, ose i sjellshëm, asnjëherë nuk më mburrte…kur ika më tha: “bëj ç'të duash”. (P).


Më rrahu aq keq saqë përfundova në spitalin psikiatrik me depression. Ngaqë e njihte drejtorin, më vunë në pavionin e të sëmurëve rëndë, kur kundërshtova sepse nuk isha në gjendje aq të rëndë, më bënë injeksione dhe më mbajtën atje për dy javë. Doktori nuk më besonte…i kërkova një shoqeje të më ndihmonte të dilja [qan]. Thashë: “Të lutem më ndihmo të dal që këtej sa më shpejt që të mundesh”.(F).

Kur ishte vajza një vjeçe, na linte mua dhe vajzën jashtë shtëpisë për gjithë natën. Flija rrugëve dhe disa herë më kanë futur në shtëpi fqinjët dhe më kanë strehuar gjatë natës. (E).


Asnjëherë nuk e kuptova pse ishte i nevrikosur. Kur isha zgjuar mendoja se ndoshta kisha bërë ndonjë zhurmë apo kisha lënë lugën aty ku s'duhej, por edhe kur isha në gjumë, ai vinte, më tërhiqte për këmbe jashtë krevatit dhe më kërcënonte se do të më vriste. Më pyeste se pse isha akoma gjallë dhe më kërkonte të vrisja veten. (D.K.).


Dhuna fizike


Ajo [dhuna] ndodhte çdo ditë: në mëngjes kur çohej për të shkuar në punë, kur kishte ndonjë gjë për të bërë, se s'kishte punë të përhershme, kur luante kumar, ose kur pinte. Fëmijët qanin për bukë, po ai s'më jepte asnjë lek. (A).


Më qëllonte, më gjuante me shpullë, pastaj kur përdori telin e telefonit, u tremba shumë se ishte aq i dehur dhe jashtë kontrollit, saqë më kalli datën. Më rrihte edhe kur ishte esëll. Njëherë më rrahu me këpucë, flokët i kisha kapur nga mbrapa me një kapse, dhe kur më qëlloi me këpucë, pjesa metalike e kapses me çau kokën .Në fillim nuk e kuptova , por kur filloi të më rridhte gjaku nëpër fytyrë shkova në spital. (N).


Çdo ditë… nëse e kisha të nxirë njërin sy, më qëllonte tek tjetri, çdo ditë për tre vjet rresht, kështu që të mos njihesha, fytyra ime s'ishte fytyrë njerëzore. (D.K.).


Shumë gra kanë shumë turp të kërkojnë ndihmë dhe vazhdojnë të fshehin provat e keqtrajtimit të tyre prej familjes, shoqërisë dhe sidomos prej personave jashtë familjes.


Në fillim më linte shenja në trup, po kur shkuam të jetonim tek ime motër, nuk më linte më shenja se kishte frikë se familja e saj mund të mos na ndihmonte më. Kur shkova në spital, dhe isha shtatëzanë me fëmijën e tretë, e kisha trupin gjithë të nxira. S'i thashë asgjë doktoreshës, megjithëse ajo më pyeti, i thashë se e kisha nga shtatëzania. (A).


“Armë të nxehta, armë të ftohta”


Erdhi në shtëpi dhe në sy të fëmijëve më kërcënonte se do të më vriste me pistoletë, dhe fëmijët më mbrojtën, qendruan para meje dhe i thanë: "Na vri neve njëherë”. (F).


Artikuj në shtyp dhe vendime të proceseve penale tregojnë se shumë gra janë subjekt i kërcënimeve të vazhdueshme të dhunës dhe kërcënimeve për jetën nga partnerët me anë të armëve të tilla si thika dhe pistoleta dhe armë të tjera duke përfshirë edhe një granatë dore në një prej rasteve.65


Në disa raste një dhunë e tillë përfundon me vdekje. Në pesë raste penale ku burrat ndiqeshin penalisht për vrasjen e bashkëshorteve të tyre, nga marsi 2003 në nëntor 2005 në gjykatat e rretheve të Tiranës, Shkodrës dhe Vlorës, të gjitha përveç njërës përfshinin armë të lehta, Kallashnikovë ose pitoleta. Këto raste përshkruhen më hollësisht më tej në raport.

Përdhunimi


Më goditi me shkelma, me grushta derisa humba ndjenjat, më abuzoi verbalisht, përdori çdo lloj dhune, s'di si ta them, donte të bënte edhe seks me mua. (A).


Pak gra pranojnë se janë dhunuar nga bashkëshortët e tyre, pjesërisht se kanë turp ta pranojnë një gjë të tillë, por edhe sepse koncepti i përdhunimit martesor nuk është i zhvilluar, dhe as nuk parashikohet si vepër penale nga ligji. Në fakt, edhe mes disa OJF-ve grash që punojnë me gra që i kanë mbijetuar dhunës në familje Amnesty International pa rezistencë ndaj paraqitjes së këtij koncepti në legjislacion.


Gjithsesi, një kërkim i bërë nga UNICEF tregoi se 19 nga 55 gra (35%) janë përdhunuar ose abuzuar seksualisht në mënyra të tjera nga bashkëshortët e tyre:


Sa herë që më abuzonte fizikisht donte edhe të kryente marrëdhënie seksuale. Pasi më shkelmonte dhe me godiste dhe isha e tëra e mbuluar në gjak, bëhej i dhunshëm seksualisht. Ishte shumë poshtëruese të abuzohesha fizikisht dhe të detyrohesha të kryeja marrëdhënie seksuale! Ndihesha shumë e poshtëruar. Shpesh shikohesha në pasqyrë dhe pyesja veten se çfarë nuk shkonte me mua. Tani, dy javë pasi e kam lënë ndihem më mirë, ndihem grua. Kur isha me të, e fyer, e abuzuar, e akuzuar pa arsye, harrova se isha femër.


Sipas Adriana Babanit, disa gra e shikojnë pranimin për të kryer marrëdhënie seksuale kur nuk dëshirojnë si mënyrën më të shpejtë për të shmangur tërbimin e burrit dhe dhunën e mëtejshme. Disa gra i kanë thënë se nga përvoja e mëparshme kanë mësuar që të mos rezistojnë dhë të bëjnë gjithçka dëshiron burri, ashtu sikurse është rasti i F. një grua 37 vjeçare e divorcuar me dy fëmijë: “Më kërkonte të kryenim marrëdhënie seksuale pasi më kishte rrahur në një mënyrë të tmerrshme. Kisha kaq shumë frikë saqë e lija të bënte ç'të donte. Në disa raste, kur ishte i dehur, më tregonte se kishte shkuar me gra të tjera.”66


Të rrish brenda një martese


Edhe në rastet kur gratë kanë qenë subjekt i dhunës serioze dhe kanë marrë pjesë në proceset penale kundër burrave, ato vazhdojnë të rrinë me ta. Në 19 mars 2003 Eliaz Berdica u dënua për tentativë vrasjeje me dashje të gruas së tij Fatmira Berdica, e kryer me një pistoletë të mbajtur pa leje, dhe u dënua me katër vjet heqje lirie. Më 28 dhjetor 2002, ai i kërkoi Fatmira Berdicës para për të blerë një bombul gazi; ajo u çudit pasi paratë i mbante përherë i shoqi. Iu përgjigj se nuk kishte para dhe i tha të shikonte në sirtarin e kuzhinës ku i mbanin zakonisht. Ajo doli jashtë për të lidhur qenin; kur u kthye, pa të shoqin që i drejtonte një pistoletë duke i thënë “Po tani ku do të shkosh?” Ajo doli me vrap në drejtim të makinës dhe u fsheh pas saj; në këtë kohë ai e qëlloi dy herë duke e plagosur në qafë dhe në shpatullën e djathtë. Në vendimin e saj gjykata u shpreh se Eliaz Berdica e keqtrajtonte të shoqen në mënyrë ta vazhdueshme. Vendimi merrte në konsideratë faktin që burri ishte penduar dhe kishte pranuar fajin, shëndetin e tij të dobët dhe faktin që Fatmira kishte depozituar ndërkohë një deklaratë para gjykatës ku konfirmonte se mes saj dhe të shoqit ishin rivendosur marrëdhënie normale.67


Shumë nga gratë e intervistuara nga Amnesty International janë përpjekur disa herë t'i lënë burrat deri në momentin kur më së fundi janë larguar.68Arsyet pse ato i ktheheshin një martese të dhunshme përfshinin vështirësitë ekonomike, mospasjen e një shtëpie, nevojën e fëmijëve për të pasur një baba, presionin familjar, ose thjesht shpresën që burri, të cilin e dashuronin, do të pushonte së rrahuri.

S. ishte 17 vjeç kur u martua; që nga ditët e para pas martese burri e rrihte, e qëllonte me shkelma në bark dhe e fshikullonte me rripin e mesit. Më në fund ajo ishte 42 vjeç kur i dha fund 25 viteve dhunë.:


Kisha menduar shpesh të largohesha, po tani e lashë se nuk mundesha më, se tani më janë rritur dhe fëmijët [fëmijët e saj 22, 20 dhe 18 vjeç jetonin ende në shtëpi]… është shumë e vështirë t'i kesh fëmijët e rritur në shtëpi dhe të rrihesh ende. Prindërit më thoshin gjithmonë që ta lija por unë doja të kujdesesha për fëmijët. Ime motër më thoshte gjithmonë: "Mbete gjithmonë me shapkat jashtë dere duke u përpjekur të ikësh”. (S).


Im vëlla tha që mund të më merrte me vete në shtëpi [në familjen e tij], por im shoq premtoi se do të ndalonte dhe nuk më preku për dy javë me dorë, në vendin tim filloi të rrihte fëmijët. Në familjen time s'kishte qetësi. Unë doja të më rrihte mua, jo fëmijët. Pas dy javësh filloi të më rrihte prapë. Më vinte shumë zor t'i thosha njeriu sërish, ndaj vendosa të mos mendoj më, ta harroj, të mendoj se është normale. (D.K.).

Ime motër erdhi me ushqime për të festuar bajramin dhe pa në ç'gjendje isha dhe i thirri xhaxhait tonë; ajo u ndie e detyruar t'i tregonte familjes. I tregova gjithçka sime motre dhe i thashë t'i telefononte xhaxhait dhe t'i thoshte gjithçka familjes sime. Doja që ata t'a dinin se pse doja të largohesha, që të mos u sillja turpin në derë. Imë atë erdhi nga Shkodra dhe thirri vëllezërit nga Italia, të cilët thanë se do të më merrnin menjëherë me vete. Xhaxhai im punonte në polici dhe në orën 10 të darkës erdhi me gjithë familjen time dhe më kërkoi t'u tregoja gjithçka, po unë e doja ende atë, dhe nuk mund të flisja…. Nuk mund të merrja një vendim për shkak të opinionit të njerëzve dhe nga turpi. Ika deri në gjysmë të shkallëve [nga apartamenti], dhe pastaj i ktheva dhe shkova prapë tek ai. (N).


Dëgjova për qendrën e grave dhe shkoja atje për nja dy orë për t'i shpëtuar dhunës, pastaj [kur qendra vendosi se jeta ime ishte ne rrezik] qendra më dërgoi tek strehëza në Tiranë bashkë me fëmijët për dy javë. Mora në telefon tim vëlla dhe ai më tha se im shoq kishte shkuar tek ai, që ai ishte duke qarë, dhe im vëlla më bindi të kthehesha. Pastaj po atë ditë pashë tim kunat në rrugë, ai po më kërkonte. U përpoq të më bindte të shkoja në shtëpi. më kërkoi të takoheshim të nesërmen për të pirë një kafe. Shkova të nesërmen po në vend të kunatit gjeta burrin; po qante, prandaj unë u ktheva. U ktheva duke shpresuar për një jetë më të mirë. Sapo u ktheva në shtëpi gjithçka filloi nga e para dhe u bë më keq. (D).


F. ishte e martuar prej disa vjetësh kur i shoqi filloi të bëhej i dhunshëm pasi doli nga burgu:

Ai u kthye i shkatërruar dhe shumë i dhunshëm. Unë doja të ndahesha se ai ishte shumë i dhunshëm, dhe vendosa të largohesha njëherë e mirë. Shkova në Këshillin Bashkiak dhe i shpjegova gruas që punonte atje se doja të divorcohesha dhe se kisha nevojë për punë dhe strehim. Më dhanë një apartament të vogël [kjo ishte gjatë regjimit komunist] dhe jetova në paqe për një muaj; pastaj erdhi ai, kështu që shkova të fshihesha tek shtëpia e sime mëje. Por dy vëllezerit e mi më detyruan të kthehesha tek ai. Vëllai i vogël tha: "Po të torturoi, do ta vras". Kështu që u ktheva dhe shpejt pas kësaj isha prapë shtatëzanë, por pasta ai ra në dashuri me një grua tjetër… Ai ishte një kriminel shumë i madh, por unë e doja dhe doja ta ndihmoja. (F).


U ktheva duke shpresuar për një jetë më të mirë. Sapo u ktheva në shtëpi, gjithçka nisi nga e para, dhe akoma më keq. Ai më rrihte në publik, në shtëpi, më bërtiste. U bë shumë i çuditshëm dhe ecte këmba-dorazi në shtëpi, mendova se i kishin bërë magji. Rrinte zgjuar gjithë natën dhe kisha frikë se do të na vriste natën, nuk e di a kaloi ndonjë depression apo ndonjë gjë të tillë. E çova në spital, u deshën tetë burra ta hipnin në ambulancë se rezistonte me forcë. Erdhi në shtëpi në mes të natës dhe ishte në rregull, po filloi prapë në mëngjes, prandaj i thirra policisë. Policia na foli të dyve, ja kështu si po flasim tani. Ata i thanë se nëse do të më prekte më ata do të vinin dhe do të merrnin masa të tjera. Pas një jave filloi prapë të ishte i dhunshëm.. dhe keqësohej dita ditës. I telefonova prapë policisë dhe ata e morën dhe e çuan në spital. Në darkë shkova bashkë me vëllanë për ta vizituar dhe ai po dilte nga spitali. E pyeta doktorin : “Pse e lë të dalë?” dhe ai tha: “Është mirë fare”


Pastaj e kuptova që im shoq e bënte gjithçka me qëllim dhe që e kishte gënjyer doktorin dhe i kishte thënë se gruaja kishte dalë duke e lënë vetëm me fëmijët. Unë u nevrikosa dhe i tregova doktorit gjithë shenjat, dhe s'pata turp fare, pastaj shkova të flisja në polici. Doktori më kërkoi të falur dhe më tha se do të më merrte në telefon, po nuk mori asnjëherë. Çfarë të bëja? Dy herë e denoncova në polici, dy herë në spital, sa herë duhet ta denoncoja? (D).


Mundësia e fundit


Sipas disa raporteve të organizatave të grave një numër i panjohur grash vendosin t'i japin fund jetës si mjet i fundit për t'i shpëtuar dhunës në familje. Kjo konfirmohet edhe nga artikuj të shtypit.


Në prill të vitit 2005, Merushe Toshi, nga një fshat i Librazhdit u mbyt pas një grindjeje me të shoqin i cili e akuzonte për mungesë besnikërie bashkëshortore. Bazuar në artikujt e shtypit, fqinjët i thanë policisë së burri i saj kishte qenë gjithmonë xheloz dhe Merushja kishte qenë subjekt i fyerjeve dhe dhunës së vazhdueshme. Burri i saj u arrestua dhe akuzua në bazë të nenit 99 të KP për shkaktimin e vetëvrasjes. Ai i tha policisë se gjatë zënkës së fundit ai e kishte “qëlluar më shpullë lehtë dy herë në faqe”. 69Gjatë të njëjtit muaj, sipas zëdhënësit të policisë së Tiranës, 22 vjeçarja Mira Nikolli vrau veten pas shumë telefonatave kërcënuese të të shoqit i cili ishte shumë xheloz. 70Në janar 2006 policia e Shkodrës gjeti 30 vjeçaren Cani Tollozi e cila ishte gati për t'u hedhur nga ura. Kur e morën në pyetje ajo u tha se donte të vriste veten sepse nuk mund të jetonte më nën dhunën e të shoqit. Si rrjedhim i kësaj ai u arrestua dhe filloi hetimi për shtyrje të gruas në vetëvrasje si shkak i dhunës.71


Gra të tjera gjejnë rrugë të tjera për veten e tyre. Më tepër se 20 gra janë momentalisht duke kryer dënimin për vrasjen e burrave, shumë prej tyre e kanë bërë këtë pas vitesh dhune. Rastet e disa prej tyre diskutohen më poshtë. (shih Pjesën 6).


Të largohesh nga shtëpia,72të gjesh një strehëz


Im vëlla erdhi menjëherë… dhe foli me tim shoq për herë të fundit, duke e vënë para zgjedhjes, të fillonte të sillej mirë, ose do të më merrte mua dhe fëmijët me vete. Im shoq nuk u përgjigj fare, kështu që im vëlla tha se vendimin duhet ta merrja unë, se ai nuk do të vinte më aty [në shtëpinë tonë]. Kështu unë ika dhe i lashë fëmijët për një javë, gjeta një shtëpi më qera, pastaj mora në telefon djalin e madh dhe erdhën edhe fëmijët. Nuk mora më vesh gjë për të. Ai shiti gjithçka, shtëpinë, gjithçka, s'kam asgjë për fëmijët. Djali im katër vjeçar i kërkoi dajës së tij një armë që të vriste të atin, dhe ai vazhdon të kërcënojë se do ta vrasë të atin. (D).


M. ishte shpërngulur me të shoqin në Kosovë, kur ai nuk ishte në shtëpi, ajo pa një reklamë në televizionin lokal për linjat e ndihmës për gratë:


Kontaktova qendrën e gruas në G., të cilët kontaktuan qendrën e gruas këtu në Tiranë, dhe më paguan udhëtimin për në qendër. Prindërit e tij më telefonuan nga Gjermania dhe më kërkuan të mos e lija; dhe im shoq telefonoi dhe më kërcënoi po të largohesha, dhe të merrja fëmijët. I thashë se nuk kisha më frikë, se do të largohesha dhe se ata ishin fëmijët e mi. (N).

Një grua nga qendra e gruas erdhi në lagje me ca programme edukimi dhe punësimi për gratë. Mua nuk më pëlqyen punët që ofroheshin, por tezja ime, që punonte kuzhiniere tek qendra e gruas la punën dhe e zëvendësova unë. Tani unë jetoj tek prindërit me të tre fëmijët dhe me motrën, e cila është gjithashtu e divorcuar dhe ka dy fëmijë, dhe më tim vëlla. (A).


Pas divorcit


Disa gra nuk kanë më lajme prej burrave apo partnerëve. Por në disa raste, edhe pasi gratë janë divorcuar nga burrat e dhunshëm, dhuna nuk ndalon. Një studim i vendimeve të marra nga pesë gjykata të rretheve nga viti 1990 deri në 1998 tregon se në 35 përqind të procedimeve penale të lidhura me dhunën ndaj grave, sulmuesi ishte ish-bashkëshorti i gruas.73


Haki Bajraktari, 40 vjeç u dënua më 13 korrik 2005 nga Gjykata e Rrethit të Shkodrës për kanosjen dhe shkaktimin e plagosjes së lehtë të ish-bashkëshortes Flutura [Flora] Bimi. Gjykata ia kishte lënë kujdestarinë e fëmijëve pas divorcit Florës, por mosmarrëveshjet vazhdonin. Ai e kërcënoi dhe qëlloi atë në fytyrë më 12 qershor 2005 kur ajo po merrte fëmijët nga shkolla, dhe u ndalua vetëm nga persona që ndodheshin prezent. Pas kësaj ai u dënua me dy muaj heqje lirie.74


Më 7 shkurt 2006, Kastriot Maskuti u dënua për vrasjen e ish-gruas Ervenika dhe nënës së saj Hurma Hyska. Më 3 tetor 2005, në gjendje depresioni ai shkoi në shtëpinë e vjehrrës ku jetonte ish-gruaja dhe i kërkoi të ktheheshin sërish bashkë; kur ajo refuzoi, ai i qëlloi të dyja për vdekje. 75Pas dy javësh, më 21 shkurt, Rifat Kurtaj u shpall fajtor për vrasjen e dyfishtë të ish-gruas Frida dhe të vajzës së tyre Mirela më 16 gusht 2005. Megjithëse ishte ndarë nga Frida prej një viti, ata jetonin në të njëjtën shtëpi. Kur gratë po ktheheshin nga puna në fushë, ai qëlloi të bijën nga dritarja dhe të shoqen në pragun e derës. Rifat Kurtaj dyshonte se të dyja gratë kishin lidhje të tjera dhe pranoi se i kishte vrarë në gjaknxehtësi e sipër. “U pendova për vrasjet që kam bërë” i tha gjykatës. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.76

4. Kuadri ligjor

Standartet ndërkombëtare


Kushtetuta shqiptare në nenin 122 paragrafi 1 parashikon se të gjitha konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria janë pjesë e legjislacionit vendas dhe qëndrojnë mbi ligjet e vendit; gjithashtu kushtetuta parashikon barazi para ligjit dhe ndalon diskriminimin. 77Pra në teori gratë shqiptare gëzojnë të njëjtat të drejta si burrat, por në praktikë moszbatimi si i standarteve ndërkombëtare, ashtu edhe i legjislacionit vendas ka sjellë si pasoje përhapjen e madhe të diskriminimit të grave në pothuajse të gjitha aspektet e të drejtave politike, ekonomike, sociale dhe kulturore.


Shqipëria është pjesëtare në konventat ndërkombëtare më të rëndësishme si dhe e instrumentave rajonale të të drejtave të njëriut duke përfshirë:

  • Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike (ICCPR);

  • Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Shoqërore dhe Kulturore (ICESCR);

  • Konventën për Eleminimin e çdo lloj Forme të Diskriminimit ndaj Grave (Konventën e Grave); dhe Protokollin Shtesë; 78

  • Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës (CRC);

  • Konventën kundër Torturës dhe Trajtimeve apo Dënimeve të tjera Çnjerëzore dhe Poshtëruese;

  • Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut (ECHR).


Neni 2 (b) i Konventës së Grave u kërkon shteteve palë të “miratojnë masa legjislative dhe masa të tjera të përshtatshme, të shoqëruara edhe me sanksione pot ë jetë nevoja, për ndalimin e çdo diskriminimi ndaj gruas”. CEDAW në rekomandimin e vet të éërgjithshëm 19 e zgjeroi më tepër këtë nocion: “Dhuna me bazë gjinore, e cila kufizon ose nuk lejon gëzimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut nga ana e grave siç përcaktohet në të drejtën ndërkombëtare apo në konventat e të drejtave të njeriut, konsiderohet diskriminim sipas kuptimit të nenit 1 të Konventës.” 79


Detyrimet e shteteve palë sipas të drejtës ndërkombëtare nuk kufizohen vetëm në atë që duhet të sigurojnë që punonjësit shtetërorë nuk ushtrojnë dhunë, ato duhet gjithashtu të marrin masa efektive të parandalojnë dhe dënojnë akte të tilla kur ato kryhen nga individë apo grupe njerëzish. Pra, bazuar në të drejtën ndërkombëtare shtetet kanë detyrimin të parandalojnë, ndalojnë dhe dënojnë dhunën ndaj grave, pavarësisht se kush e ushtron atë; shteti ka gjithashtu detyrimin të parashikoj zhdëmtimin, duke përfshirë edhe kompensimin.80


Deklarata e Kombeve të Bashkuara për Eleminimin e Dhunës Ndaj Grave (DEDNG) apo (DEVAW) thekson se shtetet duhet “të ushtrojnë kujdesin e duhur për të parandaluar, hetuar dhe, bazuar në legjislacionin vendas, të dënojnë aktet e dhunës ndaj grave, pavarësisht nëse këto akte janë kryer nga shteti apo nga persona privatë.”81


Ky nocion përpunohet më tej në Rekomandimin e Përgjithshëm 19 të Komitetit i cili thotë “Në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe të konventave të veçanta të të drejtave të njeriut, shteti mund të jetë përgjegjës për akte të kryera privatisht, nëse nuk veprohet me ‘due diligence’ për të parandaluar dhunimin e të drejtave dhe dënimin e akteve të dhunës, si dhe për të paguar kompensim.” 82Standarti i “due diligence” do të thotë se një shtet duhet të përmbushë përgjegjësitë e veta për të mbrojtur individët nga abuzimet që u bëhen të drejtave të tyre nga aktorët jo-shtetërorë; në këtë rast të mbrojnë gratë nga abuzimet që u bëhen nga bashkëshortët apo nga partnerët, apo për më tepër nga ish-bashkëshortët ose ish-partnerët. Pra Shqipëria, si shtet palë i Konventës së Grave është e detyruar të parandalojë, ndjekë penalisht dhe dënojë dhunën ndaj grave, përndryshe do të quhet përgjegjëse për dhunimin e të drejtave të tyre të njeriut.


Aplikimi i të drejtave i përcaktuar në standartet ndërkombëtare qartësohet dhe trajtohet më tej në, për shëmbull Rezolutën 52/86 e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, parandalimi i Krimit dhe e masa të së drejtës penale për të eleminuar dhunën ndaj grave: Model-Strategji për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave në Fushën e Parandalimit të Krimit dhe Drejtësisë Penale (Model-Strategji dhe Masa Praktike). 83


Tortura


E Dërguara Speciale e OKB-së për Dhunën ndaj Grave (DSKBDhNG) në raportin e saj para Komisionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në vitin 1996 bëri krahasimin mes dhunës ndaj grave në familje dhe torturës, duke përfshirë përdorimin e dhunës si një mjet kontrolli dhe ndëshkimi.


Mendohet se, ashtu sikurse totura, dhuna në familje përfshin disa forma të vuajtjes fizike dhe/ose psikologjike, duke përfshirë në disa raste edhe vdekjen. Së dyti, dhuna në familje, ashtu sikurse tortura është sjellje me një qëllim të caktuar e cila bëhet me qëllim. Burrat që rrahin gratë zakonisht e kontrollojnë shumë mirë veten në ambiente të tjera dhe objektivi i tyre shpesh është i kufizuar tek gruaja dhe fëmijët. Së treti, dhuna në familje shpesh kryhet për një qëllim të caktuar duke përfshirë dënimin, frikësimin dhe uljen e personalitetit të grave. Së fundi, ashtu si tortura, dhuna në familje edhe këtu është përfshirja, sado që e heshtur e shtetit, nëse shteti nuk ushtron kujdesin e duhur dhe mbrojtje të njëjtë në parandalimin e abuzimit në familje. Ky argument ka si qëllim të tregojë se, si e tillë, dhuna në familje mund të kuptohet si një formë torture.”


Më tej ajo vuri në dukje se Konventa e OKB-së kundër Torturës dhe Trajtimeve apo Ndëshkimeve të tjera Mizore, Çnjerëzore dhe Poshtëruese, nuk e kufizon përkufizimin e Torturës si veprime të Zyrtarëve Shtetërorë, por gjithashtu përfshin akte të kryera “me miratimin apo pranimin e zyrtarëve publikë apo personave të tjerë që veprojnë në kapacitete zyrtare” (Neni 1(1)). Të gjithë elementët e torturës, siç përkufizohen në nen, mund të jenë si rrjethim të pranishëm në dhunën në familje: mund të shkaktojë “dhimbje apo vuajtje të forta, fizike ose mendore” dhe mund të “jenë shkaktuar qëllimisht” “për një qëllim të tillë si ndëshkimi” apo “për çdo arsye të bazuar mbi çdo lloj diskriminimi”.84


"Ai më torturonte, jo vetëm mua, por tim bir, unë e quaj këtë torturë”; “Ishte torturë e vërtetë për mua që të jetoja në këtë mënyrë”; “Isha në spital për disa muaj, për shkak të depresionit dhe të torturës që më bënte”; “Po të vija pa para në shtëpi, ai më torturonte”.85

Shumë gra të intervistuara nga Amnesty International i përshkruan si torturë aktet e vazhdueshme të dhunës fizike dhe psikologjike që kishin vuajtur; edhe oficerët e policisë përdorën të njëjtin term. 86Megjithëse Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve apo Ndëshkimeve të tjera Mizore, Çnjerëzore dhe Poshtëruese nuk e ndalon drejtpërsëdrejti torturën nga aktorët jo-shtetërorë (d.m.th. nga individët privatë), siç ka vënë re (DSKBDhNG), shteti mund të mbahet përgjegjës për mosparandalimin e akteve të tilla. Kjo pranon lidhjen mes dhunës në familje dhe torturës, tregon nivelin e prioritetit që duhet të tregojë shteti në parandalimin e dhunës ndaj grave, dhe adresimin e duhur dhe efektiv që duhet të bëhet aty ku ndodh kjo dhunë.


Legjislacioni vendas


Sikurse është vënë në dukje nga CEDAW, Kodi Penal Shqiptar (KP) nuk e përkufizon në mënyrë të veçantë dhunën në familje, dhe as nuk bën dallim nëse krimet e dhunshme (duke përfshirë marrëdhëniet seksuale me dhunë) kryhen nga persona të panjohur, apo nga anëtarë të familjes. Raste të dhunës në familje ndiqen në fakt penalisht bazuar në nenet e mëposhtme të KP:


  • Neni 76, Vrasja me dashje dënohet me burgim nga 10 deri në 20 vjet;

  • Neni 78, Vrasja e kryer me paramendim, dënohet me burgim nga 15 deri në 25 vjet; kur kryhet për hakmarrje apo gjakmarrje dënohet me 20 vjet ose me burgim të përjetshëm;

  • Neni 82, Vrasja me dashje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike të çastit shkaktuar nga dhuna ose fyerja e rëndë e viktimës dënohet me burgim gjer në tetë vjet;

  • Neni 83, Vrasja e kryer në kushtet e kapërcimit të kufijve të mbrojtjes së nevojshme dënohet me burgim gjer në shtatë vjet;

  • Neni 84 Kanosja serioze për vrasje ose për plagosje të rëndë që i bëhet një personi dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit;

  • Neni 85, Vrasja e kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet;

  • Neni 88, Plagosja e rëndë me dashje dënohet me burgim nga tre deri në 10 vjet, në qoftë se ajo sjell si pasojë vdekjen dënohet me burgim nga pesë deri në 15 vjet;

  • Neni 89, Plagosja e lehtë e kryer me dashje, që ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë më tepër se 9 ditë dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet;

  • Neni 90, Dëmtime të tjera me dashje. Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, përbën kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë deri në nëntë ditë dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj;

  • Neni 93, Ndërprerja e shtatzanisë pa pëlqim të gruas dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet;

  • Neni 99, Shkaktimi i vetëvrasjes: Shkaktimi i vetëvrasjes ose i tentativës së vetëvrasjes të një personi, si rrjedhojë e trajtimit të keq sistematik ose nga sjellje të tjera sistematike që prekin rëndë dinjitetin [e personit], të kryera nga personi që e ka në vartësi materiale apo çfarëdolloj vartësie tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet;

  • Neni 130, Shtrëngimi ose pengimi për të filluar ose vazhduar bashkëjetesën ose shtrëngimi për të zgjidhur martesën dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.


Neni 102 ndalon kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura gjë që dënohet me burgim nga tre deri në 10 vjet, duke parashikuar një dënim më të lartë në rrethana rënduese, deri në 20 vjet burgim, “kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen apo vetëvrasjen e të dëmtuarës”. Marrëdhëniet seksuale me dhunë gjatë martesës nuk ndalohen shprehimisht, megjithëse nenet që lidhen me marrëdhëniet seksuale me dhunë nuk e përjashtojnë specifikisht bashkëshortin nga ndjekja penale.


Kodi Penal Shqiptar bën dallimin mes plagosjes që shkakton paaftësinë e përkohshme të viktimës për punë për më tepër se nëntë ditë (neni 89), dhe plagosjes që shkakton paaftësi të përkohshme për punë deri në nëntë ditë (neni 90). Në këtë rast, si dhe në atë të nenit 102/1 (marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura), viktima duhet të deponojë direkt para gjyqtarit.


Në ndjekjet penale të lidhura me dhunën në familje me anë të armëve pa leje të përdorura për të vrarë apo plagosur, apo të përdorura për të kanosur me vrasje apo më plagosje, përfshihen dispozitat e ligjit në lidhje me armëmbajtjen pa leje.87


Pengimi/pengesat per drejtesi i drejtësisë


Duke ditur se gratë dhe vajzat e mitura shpesh nuk e raportojnë dhunën që ushtrohet mbi to sepse nuk e kuptojnë se janë viktima dhe jo pjesëmarrëse në dhunë, shteti duhet…të informojë gratë për të drejtat e tyre civile dhe t'i edukojë ato specifikisht për dhunën në familje”. “Në familjet tradicionale gratë duhet të ndjekin rregullat, duhet të jenë "vajza të mira" dhe dhuna është pjesë e kësaj tradite. Ato nuk e shohin dhunën në familje si dhunë, por si diçka normale.” 88


Në raportin e vitit 2002 para CEDAW-s, qeveria shqiptare pranoi se “dhuna në familje nuk denoncohet” dhe identifikuan disa faktorë që kontribuojnë duke përfshirë “Mosbesimin në forcat e policisë dhe sistemin ligjor”.89


Një anëtar i delegacionit shqiptar para Komitetit të të Drejtave të Njeriut në Tetor 2004 gjithashtu vuri re se gratë në Shqipëri ngurojnë t'i adresohen gjyqësorit dhe shërbimeve ligjore sepse ato janë rritur me besimin se nuk kanë të njëjtat të drejta si burrat. 90Duket se nuk do të ketë ndryshime të vërteta në aksesin që kanë gratë ndaj drejtësisë deri në momentin që ato do të bëhen të vetëdijshme që dhuna në familje është një vepër penale, si dhe deri në momentin që ato do të sigurohen se të drejtat e tyre civile do të garantohen.


Shtetet duhet të “bëjnë të aftë policinë t'i përgjigjet në mënyrën e duhur incidenteve të dhunës ndaj grave”.91


Pak gra kërkojnë ndihmë, madje edhe nga anëtarët e tyre të familjes, ato që kërkojnë ndihmën e OJF-ve, e bëjnë këtë vetëm kur janë në një gjendje që s'mund ta durojnë më, pak gra kërkojnë ndihmën e autoriteteve. OJF-të i thanë Amnesty International se pak gra i kanë telefonuar policisë për ndihmë; vetëm 15 përqind e grave të pritura nga strehëza e Tiranës kishin marrë në telefon, apo kishin qenë në polici, “Shumica e grave nuk mendojnë se policia do të bëjë ndonjë gjë.”92

[Kur mora në telefon polici tha] Unë jam Shefi i Sektorit Operativ, çfarë kërkoni? Unë i thashë "Ai më rreh dhe më trajton çnjerëzisht; nuk mund të vazhdoj më kështu. Shefi tha se ishte i martuar e me fëmijë e më kuptonte dhe se do të fliste me policinë në zonën time. Më tha se do të niste disa policë. Prita. Nuk e lava gjakun që kisha në trup për një javë, por ata nuk erdhën. Një ditë mora tre herë në telefon dhe thashë, "A do të vini të merreni me të apo jo?” Ata thanë "Do të merremi ne me atë punë, jemi duke u kthyer nga L.”, po asnjë nuk erdhi. S'e kisha idenë se çfarë të bëja, apo me kë të flisja. Nuk e di nëse njësia operative harroi apo… M'u desh t'ua shpjegoja sërish, por asnjë nuk erdhi. Herën e tretë [thanë], "Kush mund të merret me atë burrë, ai është i çmendur”. Unë mora në telefon çdo një orë, çdo një orë e gjysmë. Polici tha mos merr më në telefon, nuk të vjen turp?... pastaj më ofendoi. Nuk e mora më policinë në telefon.93


Me të vërtetë kur gratë i kanë telefonuar policisë, ajo shumë rrallë u është përgjigjur thirrjeve të tyre apo ka ndërmarrë ndonjë veprim. Perceptimi brenda shoqërisë shqiptare se dhuna ndaj grave është normale, apo është një çështje familjare, është po ashtu mes anëtarëve të forcave të policisë të cilët, në përgjithësi, nuk e kuptojnë se sulme të tilla ndaj grave përbëjnë vepër penale. Kjo lënie pas dore nga ana e policisë luan një rol të rëndësishëm në frenimin e grave për të raportuar dhunën ndaj tyre. Amnesty International gjithashtu vë re se nga dhjetë gratë e intervistuara në tetor 2005, dy kishin qenë të martuara me oficerë policie; dy nga të pandehurit prej 30 vendime penale të para nga ky raport ishin oficerë policie. OJF në Tiranë dhe Elbasan treguan gjithashtu për dyshime të rasteve të tjera të dhunës në familje të ushtruar nga oficerë policie, duke përfshirë dyshimin se ish-shefi i komisariatit nr. 1 të policisë së Tiranës, kishte vrarë gruan e tij Erieta Avdyli.94


Ka pasur raportime në këtë zonë se gratë thonë se kanë marrë në telefon policinë dhë ne nuk kemi shkuar, ndoshta ato e kanë dhënë gabim adresën.95


OJF-të që punojnë me të mbijetuara të dhunës në familje ishin gjithashtu më pak se pozitive ndaj përgjigjeve të oficerëve të zbatimit të ligjit. Afërdita Proni, koordinatore e HRDC në projektin e Paskuqanit, i cili ndodhet në rrethinat e margjinalizuara të Tiranës, i tregoi Amnesty International për një grua që dhunohej si nga i shoqi, ashtu edhe nga familja e tij. Ajo kishte qenë në polici më shumë se një herë, por ata nuk e kishin marrë seriozisht, mesa duket, duke i thënë asaj se dhuna ishte një problem familjar, “Ata i thonë asaj se kjo është diçka normale dhe se nuk ka asnjë gjë të keqe: thjesht e bënë të ndihej keq, më keq se ç'ishte para se të shkonte atje”.96


Në qoftë se janë vetëm fjalë, ne i marrim partnerët e tyre dhe i vëmë që të pajtohen.97


Edhe në rastet kur policia merr masa, ata ose përpiqen të pajtojnë çiftin me anë të një bisede të shkurtër, ose e ndalojnë dhunuesin për një natë në rajonin e policisë. Amnesty International beson se mediacioni mes çifteve, i bërë nga policë, prokurorë apo juristë, nuk përbën një kundërpërgjigje të duhur karshi rasteve të dhunës nga partneri.


Duke vëzhguar rajonet e policisë, HRDC pa se aty ku policia merrte masa ndaj burrave të dhunshëm, ata përgjithësisht i ndalonin për 48 orë për t'i liruar më pas pa asnjë akuzë. Ata mendonin se në disa raste kjo vinte si pasojë se gruaja apo partnerja nuk pranonte të bënte një ekzaminim mjeko-ligjor apo të paraqiste një ankesë para gjykatës.98

Kur një grua e përdhunuar shkon në polici, ata e trajtojnë si prostitutë, dhe kjo është një arsye shumë e madhe pse gratë nuk i telefonojnë policisë.99


Amnesty International ka marrë gjithashtu të dhëna për dyshime se në disa raste policia bashkëpunon me dhunuesin. Sipas një OJF-je në Shkodër, në fillim të vitit 2005 një grua u largua nga i shoqi, sepse ky e kishte rrahur dhe u kthye tek familja e saj në fshatin Kiras, gjë për të cilën e rrahu edhe i ati. Punonjësja e komunitetit të OJF-së i telefonoi policisë, kjo e fundit, sic thuhet, më pas rrahu gruan sepse kishte sulmuar të atin, si dhe e denoncoi gruan para stacionit televiziv lokal për sulm ndaj të atit.100


Kur merr një grua në telefon, ne njoftojmë komisariatin e duhur të policisë; kuptohet që ata shkojnë vetëm në rastin e telefonatave të mira, disa nga këto gra vetëm sa na harxhojnë kohë.101


Gjithsesi, sipas Qendrës Koordinuese Këshilluese në Elbasan (QKK), e cila kishte marrëdhënie të mira, si dhe kishte trajnuar policinë, policia e Elbasanit ishte më e gatshme t'u përgjigjej telefonatave dhe t'i drejtonte gratë tek QKK.102


"Ka kaq shumë probleme, është vetëm një oficer policie për 5,000 familje”. “Detyra kryesore e policisë është parandalimi i krimit.” “Pjesa më e madhe janë familje që janë të ardhur në këtë zonë, nuk janë këtej; ne nuk i regjistrojmë ato si raste familjare.” “Problemi nuk ekziston, ne s'kemi informacion për këtë.” “Nuk është puna e policisë, këto nuk janë krime”.103


Forcat e policisë shqiptare janë një department i Ministrisë e Brendshmë (ish Ministria e Rendit Publik), e cila momentalisht nuk ka një strukturë, njësi të caktuara, apo staf të specializuar për të adresuar dhunën në familje. 104Zyrtarë brenda Ministrisë së Brendshme, duke përfshirë edhe oficerë të lartë policie, të intervistuar nga Amnesty International, shumë rrallë e konsideruan seriozisht dhunën në familje, dhe shpesh e identifikuan atë si një çështje private apo një problem social, dhe si të tillë, një shqetësim për ministritë e tjera. Në fakt, një zyrtar i kësaj ministrie i sugjeroi Amnesty International të fliste me Ministrinë e Kulturës, ndërsa të tjerë mezi prisnin ta drejtonin Amnesty International tek Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale dhe te Komiteti për Mundësi të Barabarta.


Trajnimi për çështjet e dhunës në familje është i përfshirë në kurrikulumin e rekrutëve të policisë që trajnohen në Akademinë e Rendit Publik, dhe oficerë të lartë policie e informuan Amnesty International se ata ishin trajnuar për këto çështje, shpesh në shtete anëtare të BE-së. Gjithsesi, shumica e oficerëve e identifikuan dhunën në familje si një problem social dhe ekonomik, më tepër se sa një krim. Dijenia për projekt-ligjin e propozuar për dhunën në familje ishte e ulët, dhe dispozitat e tij, duke përfshirë prezencën e njësive të veçanta të policisë për dhunën në familje në çdo komisariat policie, përgjithësisht shiheshin si të panevojshme, jo praktike dhe jo të duhura, apo si një çështje për një ministri tjetër.105


Megjithëse probleme të qëndrimit të forcave të policisë janë një pengesë shumë e madhe, problemet proceduriale gjithashtu kontribuojnë për mosnjohjen e dhunës në familje si krim, duke përfshirë mosregjistrimin e telefonatave të lidhura me dhunën në familje (sepse nuk ka një vepër penale specifike) dhe mosekzistencën e statistikave të plota. Edhe në rastet kur policia u përgjigjet thirrjeve, ata ankohen se shumë shpesh nuk mund të kenë fuqinë për të ndërhyrë:


Në bazë të Kodit penal, për shembull, për dhunën [në familje], ne nuk kemi një mandat kontrolli, kështu që gruaja duhet të shkojë para gjyqtarit. Disa herë ne kemi hyrë pa mandat, por ne nuk mund të bazohemi vetëm tek fjala e gruas për të provuar një krim. Policia duhet të ketë autorizimin për të hyrë në shtëpi. Nëse ne i kapim në flagrancë, atëherë mund të merremi me çështjen.106


Amnesty International vëren se Shqipëria duhet të sigurojë që “Policia ka, me autorizim gjyqësor në rastet që kërkon ligji vendas, të drejtën e nevojshme të hyjë në ambiente dhe të arrestojë persona në rastet e dhunës në familje, duke përfshirë këtu edhe konfiskimin e armëve”.


Ka disa shenja të përmirësimit të kundërpërgjigjes së policisë. Ahmet Prençi, Drejtor i Policisë së Rrethit të Shkodrës u tha të dërguarve të Amnesty International se deri në vitin 2003 policia “thjesht fshihte” çdo provë të dhunës në familje; nëse ishte bërë një kërcënim dhe policia nuk arrinte të pajtonte çiftin, ngjarja thjesht nuk shënohej në raportet e policisë. Ai shprehu shqetësim për praktikën e marrjes së dy partnerëve dhe përpjekjes për t'i pajtuar ata, duke thënë se nuk i takon policisë të marrë vendim për këtë çështje, por duhet të jetë prokurori që të shohë nëse ka një çështje që duhet ndjekur.


Policia e Shkodrës, në të gjitha kategoritë e krimit, është e detyruar tani të regjistrojë edhe incidentin më të vogël, të dërgojë viktimat për një ekzaminim mjeko-ligjor, të marrë një deklarim, dhe të njoftojë prokurorin, duke përfshirë edhe rastet e plagosjeve të lehta, të cilat, nuk është e nevojshme t'i referohen prokurorit (shih më poshtë).


Deri në tetor 2005, policia e Shkodrës kishte shënuar dy raste të vrasjes së mbetur në tentativë, shtatë raste të dhunës serioze dhe pesë raste të kanosjeve (duke përfshirë armët) të bëra nga burrat kundër bashkëshorteve të tyre. Me një përjashtim, çdo çështje është raportuar në prokurori dhe janë bërë arrestime.107

Sipas një artikulli në shtyp më 25 janar 2006, dy oficerë të policisë së Shkodrës gjetën një grua duke u bërë gati të hidhej nga ura: “Ajo u tha atyre duke qarë se donte të vriste veten se nuk e duronte dot më dhunën e të shoqit. U tha se i shoqi e rrihte përditë, pa arsye. Pasi i treguan 28 vjeçares se dhuna ndaj saj ishte një vepër penale, policët i sugjeruan që ajo ta denonconte të shoqin. Ata e arrestuan burrin pas denoncimit të gruas.” Në kohën e shkrimit, ai po hetohej nga prokurori, duke përfshirë dyshimin për shtyrjen e gruas, nëpërmjet dhunës ndaj saj, në vetëvrasje.108


Nga policia në prokurori: çertifikata mjeko-ligjore


Gjatë 10 viteve të para nuk shkova në polici, por në tetor, nëntor dhe dhjetor 2004 shkova shpesh atje… Po ai ishte 60 vjeç dhe policët më thanë, ai është plak, falja kësaj radhe. Policët më dhanë një formular mjeko-ligjor dhe më dërguan në spital…. Doktori i dha një çertifikatë mjekësore policisë dhe mjeku ligjor më dha mua një çertifikatë. [AI: Pra, pse nuk shkove në prokurori ose tek një avokat?] Sepse imë atë më kërcënoi, tha “Rri urtë dhe vazhdo”. 109

Në mënyrë që prokurori të hetojë pandehmat e dhunës dhe të ngrejë akuza ndaj personit, viktima duhet të ekzaminohet nga një mjek ligjor që ndodhet në Institutin e Mjeksisë Ligjore në Tiranë, si dhe në spitale dhe qendra shëndetësore nëpër Shqipëri.110


Amnesty International u takua me Profesor Sokrat Meksin dhe Dr. Arben Llojin në Institutin e Mjeksisë Ligjore në Tiranë, ku rreth 70 përqind të rasteve të paraqitura përbënin incidente të dhunës familjare, nga të cilat 68 përqind e viktimave ishin gra. Në vitin 2005 ata thanë se kishin pasur deri në dy raste të dhunës në familje në ditë, 111duke përfshirë gra nga të gjitha zonat e Tirnaës dhe nga të gjithë sektorët e shoqërisë, megjithëse përqindjen më të madhe e përbënin komunitetet më të varfëra.


Patologët mjeko-ligjorë duhet të bëjnë klasifikimin e plagëve që u paraqiten sipas rëndësisë së tyre, sipas kategorizimit të mëposhtëm.


Klasifikimi i plagëve:

  1. Dërmishtje, plagë të hapura që nuk kërkojnë kujdes mjeksor.

  2. Dërmishtje me enjtje (hematoma), Dërmishtje në kokë, shenja të goditjes - sëmundje, të vjella, etj.

  3. Fraktura të rënda, të djegura, shenja të rënda

  4. Plagë të rënda, të gjitha plagët e kryera me armë, plagë që shkaktojnë paaftësi apo zgjasin gjatë dhe vdekje.


Patologët mjeko-ligjorë kërkohet të vendosin dhe të regjistrojnë, nëpërmjet ekzaminimit fizik dhe duke pyetur pacientin, se si ndodhi plagosja, duke përfshirë edhe çdo lloj arme që mund të jetë përdorur. Nxirren fotografi të plagëve dhe, në Tiranë, mbahen shënim edhe rastet e përsëritura. Raportet për plagët e kategorive 3 dhe 4 dërgohen në prokurori; raportet e tjera u jepen viktimave, duke përshirë rastet sipas nenit 89 të KP (plagosje e lehtë që ka shkaktuar më tepër se nëntë ditë paaftësi në punë) dhe neni 102 i KP (marrëdhënie seksuale me dhunë), për të cilat, në bazë të nenit 284 të Kodit të Procedurës Penale (KPP), ndjekja penale mund të fillojë vetëm me ankimin e të dëmtuarit.112


Megjithëse shumica e çështje atyre u dërgohet nga policia, patologët mjeko-ligjorë mund t'i referojnë gratë tek policia “sepse ne e shikojmë se çfarë u ka ndodhur atyre”.


Ankimi para gjykatës


Pak gra janë të përgatitura të ngrenë padi të tilla. Ato janë psikologjikisht të lodhura për t'u marrë më gjykatat dhe me problemet e tyre, ato thjesht nuk duan të merren më me to. Atyre u duhet të bëjnë gjithë punën për t'u divorcuar, apo për të ngritur një padi: në raste të tilla barra bie krejtësisht mbi gruan. Asaj i duhet të shkojë në çdo strukturë shtetërore, nuk ka asnjë ndihmë ndërsa përpiqet ta provojë këtë çështje. Objekti i projekt-ligjit është ta lehtësojë pozitën e saj në këtë proces, si dhe të sigurojë një kundërpërgjigje shtetërore ndaj dhunuesit.”113


Është një problem i realitetit shqiptar, gratë nuk kanë akses në drejtësi.114


Një kërkim i kryer në vitin 2000 tregoi se një “numër i konsiderueshëm” i ankimeve të lidhura me çështjet e dhunës në familje ishte tërhequr, mësëtepërmi për shkak të presionit nga dhunuesi, të afërmit e tij, apo se viktima kishte frikë të një ndëshkimi të mëtejshëm.115


Amnesty International vë re se sistemi gjyqësor duhet të sigurojë ndihmë dhe mbrojtje për viktimat dhe dëshmitarët.116Vjollca Meçaj mbron se në raste të tilla mund të merren “masat e sigurisë” sipas nenit 232 të KPP. Kjo ndalon një person, ose e urdhëron atë të qëndrojnë në një vend të caktuar deri në momentin e gjykimit. Për shkak se masa të tilla nuk zbatohen, ajo vuri re se në procedime të tre gjykatave të rretheve, "si rrjedhim gratë viktima detyroheshin të vazhdonin të jetonin me burra që i dhunonin, megjithëse ato kishin filluar procedime penale kundër tyre. Për më tepër, ky qëndrim i gjykatës shihej nga viktimat si indiferencë dhe mungesë angazhimi nga ana e sistemit gjyqësor karshi dhunës që ato vuanin në familje dhe, si rezultat, listohej prej tyre si një nga arsyet pse ato nuk e raportonin dhunën ose tërhiqnin ankimin që kishin bërë.”117


Sipas Kujtim Lulit, Drejtorit të Departamentit të Studimeve dhe Kërkimeve në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, prokurori duhet të merret me çdo çështje pavarësisht nëse ajo është raportuar nga policia apo nga viktima (apo avokati i tyre). Gjithsesi, ai pranoi se megjithëse shumë çështje të lidhura me dhunën në familje denoncohen në prokurori, pak prej tyre ndiqen penalisht. “Disa çështje nuk procedohen sepse ankimet (sidomos në rastet e plagosjeve të lehta apo kanosjeve) tërhiqen, ose sepse viktimat kanë gënjyer”.118


Ankimet e bëra nga viktima e krimit mund të tërhiqen në çdo fazë të procedimit, disa herë pas mediacionit, apo marrëveshjes së të dyja palëve. Për shembull, në 10 mars 2004 procedimi i një rasti në Gjykatën e Shkallës së Parë (Rrethit) të Tiranës, pasi burri dhe gruaja që ishin ankuar ndaj njëri-tjetrit në bazë të nenit 89 të KP (plagosje e lehtë) i tërhoqën çështjet, duke deklaruar se kishin “rinisur marrëdhëniet normale”.119


Në një rast tjetër të paraqitur para gjykatës së rrethit të Tiranës, një grua me dy fëmijë e traumatizuar nga dhuna në familje kishte filluar çështjen për divorc. Ajo gjithashtu kishte paraqitur një ankim para prokurorit kundër të shoqit për dhunën që ai ushtronte ndaj saj, të cilën ajo e kishte raportuar më parë si para policisë, ashtu edhe para një gjyqtari. Avokatja e saj i tha Amnesty International se pas çdo seanse ajo kishte filluar të bëhej më e sigurt. Gjithsesi ajo kishte ndryshuar mendje papritur dhe i kishte kërkuar avokates të tërhiqte akuzën dhe të mbyllte çështjen e divorcit sa më shpejt duke thënë: “Ai është babai i fëmijëve të mi; thjesht do të divorcohem dhe nuk do të deklaroj ndonjë faj.”120


Problemi i provave

Policia dhe prokuroria duhet të veprojnë shpejt për administrimin e drejtësisë, vendosjen e provave dhe lidhjen e provave. Ata mund të ndalojnë atë [dhunën në familje] të bëhet sistematike si dhe të mos lejojë përsëritjet. 121


Një OFJ në Shkodër i tregoi Amnesty International për një grua e cila kishte shkuar tek ta me fytyrën të sapo vrarë pasi e kishte rrahur i shoqi. Ajo ishte ekzaminuar nga një mjek ligjor lokal, por meqënëse nuk kishte qenë i pranishëm fotografi i autorizuar, ajo bëri fotografi tek një fotograf në rrugë. Si rrjedhim, prokurori nuk i kishte pranuar fotografitë si provë (edhe pse ato shoqëroheshin nga çertifikata mjeko-ligjore), dhe procedimi penal nuk u fillua. Pas disa muajsh ajo u kthye tek OJF-ja për ndihmë: i shoqi e kishte rrahur sërish në rrugë, kësaj here para disa punonjësve të policisë.122


Megjithëse policët mund t'i kenë parë shenjat dhe plagët e tjera dhe ta kenë autorizuar viktimën të shkojë tek një mjek ligjor, dalin probleme të tjera në procedimin e çështjeve për të cilat shpesh nuk ka dëshmitarë, apo dëshmitari i vetëm është një fëmijë. Duke ndjekur një projekt pilot me gra të paraburgosura për vrasje në burgun 313, është kërkuar që për të asistuar në procedimin e çështjeve në lidhje me dhunën në familje, duhet të paraqiten edhe prova të sjella nga punonjës socialë apo psikologë.123


Ariana Fullani, Drejtoreshë e Shkollës së Magjistraturës në Tiranë, tregon se nga përvoja e saj gjatë trajnimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, përveç problemeve të provës, edhe mentaliteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve përbën pengesë në process. Shumica e tyre as nuk e pranonin se dhuna psikologjike mund të përbëjë një vepër penale dhe e shikonin divorcin si zgjidhjen e vetme më të mirë në raste të tilla. 124



Grave që janë subjekt i dhunës në familje duhet t'u sigurohet dëmshpërblim i duhur dhe efektiv për dënimin që kanë vuajtur.” 125


Në asnjë nga vendimet e gjykatave të para më poshtë nuk ka pasur urdhra për t'u dhënë kompensim viktimave, megjithëse në bazë të Kodit Civil një person i dëmtuar nga një vepër penale ka të drejtën të ngrejë një çështje para gjykatës civile për shpërblim të dëmeve materiale (duke përfshirë dëmtimin e pronës) apo të dëmeve morale (duke përfshirë dëmtim të shëndetit apo të dinjitetit personal). KPP parashikon gjithashtu të drejtën e personit të dëmtuar nga vepra penale për të ngritur një padi civile brenda procesit penal (neni 61 i KPP) ose siç parashikon neni 59, ku ajo si pjesë e gjykimit mund të kërkojë shpërblimin e dëmit. Amnesty International nuk është në dijeni të jetë ngritur ndonjë rast i tillë i lidhur me dhunën në familje.126


Grave që kanë vuajtur nga dhuna në familje duhet t'u sigurohet zhdëmtim duke përfshirë shpërblim dëmi, rikthim, rehabilitim (duke përfshirë shërbime të duhura mjeksore dhe sociale aq sa t'i ndihmojnë ato t'i kthehen jetës së tyre, dhe t'u kthejnë atyre respektin dhe dinjitetin) kënaqësi dhe garanci për mosripërsëritje.

5. Gjykimet në rastet e dhunës në familje


Në mungesë të një ligji që kriminalizon dhunën në familje, identifikimi i gjykimeve lidhur me raste të dhunës në familje në gjykatat shqiptare është problematik. Mungesa e një ligji të tillë apo e statistikave lidhur me rastet e dhunës në familje të raportuar para gjykatave shqiptare kontribuon gjithashtu në mosnjohjen e plotë të përhapjes së dhunës në familje ndaj grave nga ana e autoriteteve shqiptare. Si rrjedhim, organizata rekomandon si hap të parë që Ministria e Drejtësisë të “monitorojë dhe nxjerrë raporte vjetore në lidhje me rastet e dhunës në familje, arrestimet dhe numrin e rasteve të pëfunduara nga gjykata, ndjekjet penale dhe dispozitat e rasteve të kundravajtësve”.127


Amnesty International shqyrtoi 34 vendime gjykatash për çështje që lidheshin me dhunën në familje, të cilat ishin proceduar nga marsi 2002 deri në nëntor 2005 në tre nga 29 gjykatat e rretheve në Shqipëri, në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë (si dhe vendime individuale nga Berati, Korça dhe Lezha).128Këto vendime nuk mund të konsiderohen se përfaqësojnë numrin e përgjithshëm të këtyre çështjeve të gjykuara nga këto gjykata gjatë kësaj periudhe, por informacion tjetër sugjeron se procedimet në lidhje me dhunën në familje janë relativisht të rralla.


Vendimet e para përfshinin akuza për vrasje (neni 76 i KP, katër çështje) dhe vrasje nga pakujdesia (neni 85, një çështje) në të cilat të pandehurit ishin meshkuj, dhe shtatë akuza për vrasje ku të pandehurat ishin femra. Akuza të tjera ndaj të pandehurve meshkuj përfshinin kanosje (neni 84, njëmbëdhjetë çështje); kanosje dhe plagosje e lehtë apo dëmtime të tjera (neni 84 dhe 89 ose 90, tre raste); plagosje e lehtë (neni 89, tre raste) dhe dëmtime të tjera me dashje (neni 90, tre raste). Ishin ngritur edhe akuza të tjera në bazë të nenit 130 (shtrëngimi për të bashkëjetuar). Numri i rasteve nuk duhet të merret se reflekton frekuencën relative të procedimeve nga këto gjykata. 129

Në shumë raste kur i pandehuri akuzohej për vrasje, plagosje apo kanosje, i akuzuari i kishte kryer ato me armë zjarri apo thika pa leje dhe ishte akuzuar gjithashtu edhe në bazë të nenit 278 (për armëmbajtjen pa leje) ose të nenit 279 (mbajtja e armëve “të ftohta” si thikat).130Këto nene përdoren edhe në rastet kur gruaja ka përdorur armën e burrit për ta vrarë atë. Këto raste pasqyrojnë disponueshmërinë dhe mbajtjen e përhapur të armëve pa leje, dhe përdorimin e tyre në rastet e dhunës në familje.


Sipas Zyrës së Tiranës të Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE), vendime në rastet e lidhura me dhunën në familje duken se nuk janë të ndryshme nga ato të çështjeve të tjera penale të vëzhguara nga OSBE-ja; standartet e jurisprudencës janë përgjithësisht të ulëta; gjykatës i paraqitet informacion i pamjaftueshëm, prova nuk vlerësohet në mënyrën e duhur dhe ka një moskuptim të qartë të dhunës në familje.131

Një studim tjetër vuri re: “Një karakteristikë tjetër e përgjithshme si në vendimet civile ashtu edhe në ato penale në të tre gjykatat është mungesa e analizës dhe arsyetimit gjyqësor. Gjykatat nuk munden të vendosnin shkaqet apo rrethanat në të cilat ndodh ngjarja. Këto vendime skematike të cilat nuk ekzaminojnë tërësisht të gjithë elementët e çështjes dhe nuk ofrojnë informacion të mjaftueshëm padyshim që nuk ndihmojnë në luftimin e dhunës në familje.”132


Amnesty International thekson se vetëm në pak raste gjykata dëgjon apo merr në konsideratë prova të lidhura me incidente të mëparshme të dhunës në familje, megjithëse përsëritja e keqtrajtimit është një nga tiparet më karakteristike të dhunës në familje.


Procedurat

Gjykimi i shkurtuar


Pjesa më e madhe e çështjeve të shqyrtuara nga Amnesty International ishin gjykuar në bazë të neneve 403 deri 406 të KPP. Në bazë të këtyre neneve i pandehuri apo avokati i tij mund të kërkojnë gjykim të shkurtuar/të përshpejtuar. Nëse gjykata pranon, çështja gjykohet bazuar vetëm në provat e marra gjatë hetimit paraprak dhe që janë në dosjen e gjykatës. Gjykata nuk shqyrton të pandehurin apo dëshmitarë dhe as nuk mund të paraqiten prova të tjera. Të pandehurit që kërkojnë gjykim të shkurtuar e bëjnë një gjë të tillë sepse pranojnë akuzat e bëra ndaj tyre dhe në bazë të nenit 406 përfitojnë ulje të një të tretës së dënimit. Gjykime të kryera në këtë mënyrë i shkurtojnë gjykatave kohë dhe shpenzime financiare, por ato varen në aftësinë dhe profesionalizmin e prokurorëve dhe avokatëve që i përfaqësojnë të pandehurit, që të sigurohen se është kryer një hetim i plotë dhe se, provat e nevojshme, duke përfshirë dëshmitë e dëshimtarëve dhe aty ku është e nevojshme dëshmitë e ekspertëve, janë të siguruara.

Dënimi

Rrethanat rënduese dhe lehtësuese


Përveç faktorëve si mosha, niveli i arsimimit, të ardhurat, përgjegjësitë familjare dhe pendimit, të cilat duhet të merren në konsideratë nga gjykatat shqiptare para marrjes së vendimit, ligji nuk përmban ndonjë dispozitë që të specifikojë si “rrethanë rënduese” prova të lidhura me dhunën në familje (duke përfshirë natyrën e saj sistematike dhe të përsëritshme, ose aspektet e saj psikologjike apo ekonomike)133Gjithsesi, ligji shqiptar përmban dispozita të tilla që mund të përdoren në çështje të tilla, megjithëse këto përdoren shumë rrallë


Neni 50 (g) i KPP shprehet se “kur vepra është kryer duke përfituar nga marrëdhëniet familjare, të miqësisë, të mikpritjes” kjo mund të konsiderohet si “rrethanë rënduese” dhe të merret në konsideratë nga gjykata kur vendos dënimin. Neni 50 (e) jep një dispozitë të ngjashme për vepra penale të kryera kundër fëmijëve ose grave shtatëzana. Megjithatë këto dispozita përdoren rrallë, për të mos thënë fare në rastet e dhunës në familje. 134Gjithsesi, dhuna në familje merret parasysh në disa vendime kur vendoset dënimi, kur ndodhja relative e një krimi në një vend të caktuar merret si faktor në vlerësimin e “shkallës së rrezikshmërisë që i paraqet shoqërisë”.135


Llogaritja dhe ulja e dënimit


Në bazë të nenit 55 të KP, kur gjykata dënon një të pandehur për dy ose më tepër akuza, ajo së pari vendos dënimet për çdo vepër veç e veç, dhe pastaj i kombinon ato në një dënim të “bashkuar” i cili nuk mund të kalojë shumën totale të dënimeve të veçanta. Në shumicën e rasteve të studiuara, në rastet kur i pandehuri akuzohej për dy vepra, e dyta ishte e lidhur me armëmbajtjen pa leje (neni 278/2 i KP) dhe/ose municioneve pa leje (neni 278/3 i KP).


Sikurse përmendet edhe më lart, të pandehurit e gjykuar në bazë të nenit 406 të KPP (gjykim i shkurtuar) përfitojnë uljen e një të tretës së dënimit. Në rastet e të pandehurve të dënuar me gjykim të shkurtuar për dy ose më shumë akuza, dënimi i “bashkuar” ulet me një të tretën. Përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe, dënimet e përmendura më poshtë janë dënimet e reduktuara pas aplikimit të nenit 406. Çështja e Nazmi Frashnit, e cila jepet më poshtë, ilustron aplikimin e neneve 55 dhe 406.


Vrasje, vrasje nga pakujdesia dhe plagosje të tjera me dashje (nenet 76, 85 dhe 88 të KP)


Shtetet duhet të sigurojnë që “Provat e akteve të mëparshme të dhunës … merren në konsideratë gjatë procedimit nga gjykata (Modele Strategjish dhe Masa Praktike, 7 (f)).


Në bazë të vendimit të Gjykatës së Rrethit Shkodër, më 11 nëntor 2004, 62 vjeçari Nazmi Frashni u kthye në shtëpi i dehur, u grind me të shoqen, Lirie, dhe në sy të djalit të tyre, nxorri një pistoletë nga xhepi dhe e qëlloi atë katër herë. Më 2 shkurt 2005 gjykata e dënoi atë për vrasje (neni 76) dhe armëmbajtje pa leje (neni 278/2) dhe e dënoi me respektivisht 14 dhe pesë vjet për të dy akuzat. Duke zbatuar nenin 55 gjykata vendosi një dënim të bashkuar prej 15 vjetësh burgim, i cili u reduktua sipas dispozitave të nenit 406 të KPP në 10 vjet burgim. Gjykata mori në konsideratë si rrethanë lehtësuese moshën e tij, faktin që ishte i dehur në momentin e kryerjes së krimit dhe faktin që ishte treguar i penduar.136

Gjykata nuk shprehet për natyrën e zënkës së tyre, apo për motivet e të pandehurit dhe as nuk i referohet asnjë historie të mëparshme grindjeje mes të dyve, apo ndonjë forme tjetër të dhunës në familje. Kjo është tipike e shumicës së gjykatave vendimet e të cilave u panë nga Amnesty International, shumë pak prej të cilave përmendin incidente të mëparshme të dhunës në familje. Megjithëse vendimi mund të vërë në dukje se çifti “grindej shpesh”, apo kishte mosmarrëveshje, ato nuk shpjegohen dhe as tregohen për të qenë në lidhje me rrethanat në të cilat ndodhi vepra penale.137

Më 8 prill 2003 Saliko Muça, 47 vjeç, u akuzua për vrasje të mbetur në tentativë të gruas së tij Angjelina. Në bazë të vendimit të gjykatës në 4 maj 2002 ai ishte larguar nga shtëpia dhe ishte kthyer tek prindërit e tij pasi çifti kishte pasur “diskutime dhe mosmarrëveshje”. Angjelina dhe e bija kishin shkuar për të ngrënë drekë atje dhe të diskutonin probleme familjare duke përfshirë një propozim që ta shisnin shtëpinë dhe të shkonin në Itali të jetonin me djalin e tyre. Filloi një diskutim, gjatë të cilit Saliko Muça nxorri një pistoletë nga brezi dhe e qëlloi Angjelinën dy herë, ajo u plagos rëndë dhe e çuan në spital. Ai u shpreh se kishte pasur si qëllim vetëm ta plagoste të shoqen, gjithsesi Angjelina tha se ai nuk e vrau vetëm sepse familja e tij ndërhyri, gjë kjo që u mohua nga familja e tij. Gjykata nuk gjeti prova se ai donte ta vriste Angjelinën me dashje dhe Saliko Muça u dënua në bazë të nenit 88/1 (plagosje e rëndë me dashje) dhe nenit 278/2. Mëgjithëse në marrjen e vendimit, gjykata vendosi se fakti që krimi ishte kryer në familje ishte i rëndësishëm, ajo mesa duket nuk e konsideroi këtë një rrethanë rënduese dhe neni 50 nuk u aplikua. Saliko Muça u dënua me gjashtë vjet burgim.138


Hazir Isaj oficer policie prej 20 vjetësh, u dënua më 14 prill 2003 për vrasjen nga pakujdesia (neni 85) të gruas së tij Drita Isaj. Vendimi i gjykatës shprehej se më 22 gusht 2002 Hazir Isaj ishte duke ndihmuar të birin për të bërë detyrat, ndërsa Drita po qëronte patatet për të ngrënë. Kur Haziri i tërhoqi vëmendjen të birit sepse kishte bërë një gabim në detyrat e shtëpisë, Drita bëri fjalë me të dhe djali filloi të qante. Ndërsa diskutimi nxehej, ajo drejtoi thikën, me të cilën po qëronte patatet dhe i tha atij se do ta therrte. Pastaj ai nxorri armën dhe i tha asaj se në qoftë se nuk do të dilte jashtë, ai do ta vriste. Pastaj Drita mori armën, e vendosi në kraharor dhe tha, “Vazhdo pra, më vrit!” Haziri i tha asaj se nuk do të vriste nënën e fëmijëve, por gjatë përpjekjes arma bëri shkrepje të pavullnetshme duke e plagosur rëndë Dritën. Ai e hodhi armën e mori atë në krahë dhe kërkoi ndihmë. Ai e shpalli veten fajtor dhe u dënua me dy vjet e tre muaj burgim, që u reduktua më pas në 18 muaj.139


Kanosja (neni 84 i KP)


Neni 84 dënon “kanosjen serioze për vrasje ose për plagosje të rëndë” me gjobë ose burgim deri në një vit. Në gjashtë çështje të studiuara, të pandehurit akuzoheshin për “kanosje” dhe për armëmbajtje pa leje, në bazë të nenit 278/2.


Më 8 janar 2004 Aurela Merxhushi ngriti akuzë ndaj bashkëshortit të saj, i cili i kishte mbajtur një thikë në fyt dhe e kishte kërcënuar se do t’i priste kokën. Sipas dëshmisë së Aurela Merxhushit dhe nënës së saj, i shoqi Nuri Merxhushi kishte qenë i dhunshëm me të dhe me anëtarë të tjerë të familjes. Ai u shpall fajtor, duke pranuar se ishte grindur me të shoqen, dhe se mund të kishte përdorur fjalë kërcënuese. Kjo çështje, ndryshe nga të tjerat, i referohet një historie të mëparshme të dhunës në familje: gjyqtari vuri re se “kjo kanosje ishte kryer si vazhdim i akteve të tjera [të mëparshme] të dhunës, të cilat ai i kishte kryer ndaj saj dhe të afërmve të tjerë. Gjyqtari përmbylli se “këto veprime e bënë viktimën të mendonte se ajo do të vritej ose plagosej rëndë”. Nuri Merxhushi u dënua në bazë të nenit 84, por megjithë një historie të dukshme të dhunës në familje ai u dënua me dy muaj burgim, dënim i pezulluar për 18 muaj.140


Ndërsa pak vendime gjykatash japin detaje në lidhje me kanosje të mëparshme dhune, në përgjithësi ata japin prova të detajuara në lidhje me armët e përdorura. Vendimi në vijim, në mënyrë të pazakontë i referohet një historie të mëparshme dhune si fizike edhe psikologjike.

Më 7 nëntor 2005, Gjykata e Rrethit Tiranë dënoi Ramazan Karinën për kanosjen e gruas së tij Fiqirete Karina, si dhe për mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve. Sipas vendimit të gjykatës, “Marrëdhëniet e tyre janë tejet të tronditura nga xhelozia dhe dyshimet e të pandehurit se e shoqja nuk është besnike. Për këtë shkak ata janë grindur në mënyrë të vazhdueshme, gjë e cila ka rezultuar në dhunë fizike dhe psikologjike nga ana e tij. Në disa raste i pandehuri e ka kërcënuar atë me armë zjarri, një automatik M56, i cili është pa leje. Kjo ndodhi sërish më 04.09.2005, kur në praninë e fëmijëve ai e kërcënoi Fiqirete Karinën me armë. Në të njëjtën ditë Fiqirete Karina paraqiti një ankim para policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë nr 3 në Tiranë. Menjëherë pas kësaj policia kontrolloi shtëpinë e të pandehurit dhe gjeti armën së bashku me mbi 2000 fishekë, të gjitha të mbajtura pa leje. I pandehuri u arrestua dhe ndaj tij filloi ndjekja penale. Ai u dënua me një vit burgim për armëmbajtje pa leje, një muaj për mbajtje të municionit dhe tre muaj për kanosjen e së shoqes. Pas bashkimit të dënimeve dhe reduktimit ai u dënua me tetë muaj burgim.141


Në këtë dhe në raste të tjera ku të pandehurit akuzohen për kanosje dhe për armëmbajtje pa leje , ata dënohen më tepër për armëmbajtjen sesa për vetë kanosjen.142


Më pas më 22 shtator 2004, Mimoza Rustemi paraqiti një ankim para policisë së Tiranës ku shprehej se ishte kthyer më shpejt në shtëpi atë mbrëmje dhe e kishte gjetur të shoqin Lulzim Rustemi, të dehur. Sipas Mimozës, kur ajo dhe fëmijët u larguan me vrap në shtëpinë e motrës së saj për të mënjanuar një grindje që po shtohej, ai e ndoqi nga pas me thikë dhe e kërcënoi se do ta vriste. Më vonë po atë natë, kur ajo po largohej nga shtëpia e së motrës për të shkuar tek e ëma, i shoqi po e priste, duke e ndjekur nga pas me thikë dhe duke e lutur të kthehej në shtëpi. Kur ajo nuk pranoi ai e goditi me grushta dhe me shkelma. Ai u arrestua dhe u akuzua në bazë të nenit 84. Më 10 dhjetor 2004 Lulzim Rustemi u dënua me tre muaj e 24 ditë burgim (kohë të cilën ai e kishte kaluar në paraburgim). Vendimi i gjykatës vuri në dukje se çifti i kishte normalizuar marrëdhëniet.143


Më 17 janar 2006, Zef Shkjepana u dënua nga Gjykata e Rrethit Shkodër për kanosje dhe për armëmbajtje pa leje dhe mbajtje municionesh. Gruaja e tij Alma Shkjepana kishte raportuar para policisë së Shkodrës më 2 tetor 2005 se i shoqi e kishte rrahur dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste. Ajo gjithashtu u shpreh se i shoqi e rrihte vazhdimisht dhe se ai mbante armë zjarri në një garazh, pronë e së ëmës, këto armë u gjetën gjatë kontrollit të policisë. Sipas vendimit, gjykata u bind nga dëshmia e Almës dhe e dënoi burrin e saj me 17 muaj burgim për mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve dhe tre muaj burgim për kanosjen se do ta vriste, vendimi final ishte 10 muaj burgim.144


Në dy vendime të tjera, të pandehurit akuzoheshin në bazë të nenit 84 në bashkëpunim me nenin 275 të KP, i cili ndalon thirrjet telefonike me keqdashje.145


Neni 89 i KP (plagosja e lehtë) dhe neni 90 i KP (dëmtime të tjera me dashje)


Shtetet duhet të sigurojnë që: “Përgjegjësia kryesore për nisjen e procedimeve të jetë e autoriteteve të ndjekjes penale dhe jo e grave që janë subjekt i dhunës”.146


Në të dy vendimet që përfshijnë nenin 89 të studiuara nga Amnesty International, procedimi ishte ndaluar, në rastin e parë nga çifti që kishin bërë fillimisht ankime kundër njëri-tjetrit, dhe në rastin e dytë sipas kërkesës së prokurorit dhe avokatit mbrojtës. 147Amnesty International vë rë se bazuar në këtë nen bëhen pak procedime, megjithë përqindjen e madhe të plagosjeve të lehta të raportuara nga mjekët ligjorë.148


Procedimi mund të nisë vetëm bazuar në nenin 90 nëse ankimi është bërë nga pala e dëmtuar, e cila, siç është vënë re më parë, vepron për të shmangur fillimin e ndjekjes penale, ose mund të ushtrojë presion mbi gruan që të mbyllë çështjen. 149Në tre çështje të proceduara në bazë të nenit 90 (e klasifikuar si kundëvajtje), dy të pandehur u dënuan me gjobë prej 50,000 (410 €) lekë secili dhe një i tretë me 60,000 lekë (490 €).150Në rastin e parë Suzana Tomini (akuzuesja e plagosur) u ankua se i shoqi, ndaj të cilit ajo kishte nisur procedurat e divorcit, e kishte gjuajtur me shkelm gjatë një grindjeje. Vendimi i gjykatës shënon se fajësia e Ilirian Tominit u provua nga deklarata e Suzanës, ajo e djalit të saj, si dhe nga raporti i ekzaminimit të mjekut ligjor (nr.639 dated 25.06.2004), i cili shprehej se ajo kishte marrë dy plagë, një në krah dhe një në bel, “dhe nga fakti që janë divorcuar”.


Përdhunimi martesor


Shtetet duhet "të ndëshkojnë dhunën dhe përdhunimin mes bashkëshortëve, partnerëve të rregullt apo rastësor dhe atyre që bashkëjetojnë" (Këshilli i Evropës Rec. (2002) 5, 35.1).


Akuzat për marrëdhënie seksuale me dhunë të parashikuara nga neni 102/1 (marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura), ngrihen shumë rrallë nga gratë e martuara. Procedimet penale për këtë akuzë mund të fillojnë vetëm mbi bazën e ankimit të paraqitur nga personi i dëmtuar.151


Duke marrë në konsideratë pengesat për drejtësi të përshkruara më parë, duke përfshirë edhe nocionet e forta të turpit, pengesat konceptuale për identifikimin e përdhunimit brenda martesës dhe faktin që vetëm në 14 procedime të bëra para gjykatave shqiptare në vitin 2004 të pandehurit u dënuan në bazë të nenit 102/1, nuk është e çuditshme të shikosh se pse këto akuza nuk ngrihen nga gra të martuara. 152Gjithsesi, në gusht 2004 shtypi shkroi për ish-partneren e një oficeri policie e cila e akuzoi atë për përdhunim. Megjithatë ai u akuzua dhe u dënua në bazë të nenit 130 të KP (detyrimi për të bashkëjetuar). Ai u dënua me 40 ditë burgim.153


Dënimi


Amnesty International nuk ka ndonjë qëndrim në lidhje me dënimin (përveç dënimit me vdekje, të cilin organizata e kundërshton pa kushte) por duke marrë parasysh që dënimet e dhëna të jenë në të njëjtën linjë me udhëzimet e dënimit dhe janë të barazvlefshme me ashpërsinë e krimit.


Dënimi për akte të dhunës në familje ka qenë subjekt i sfidave si private ashtu edhe shtetërore në Shqipëri. Në nëntor 2005 familja e Aurora Llapushit protestoi para autoriteteve gjyqësore dhe para Avokatit të Popullit (Ombudsperson) për dënimin prej tre vjetësh e katër muaj burgim që iu dha burrit të vajzës së tyre, dënim të cilin ata e konsideronin tepër të ulët. Gjykata e dënoi atë për therrjen e Aurorës, duke e lënë të plagosur në një gjendje kritike. 154Ai u arrestua bazuar në nenin 88, për plagosje të rëndë me dashje, e cila është e dënueshme nga tre deri në dhjetë vjet burgim, të bashkëshortes së tij.


Një shqetësim i veçantë është shprehur nga OJF të të drejtave të njeriut dhe të grave për dënimet e dhëna në dy raste të vrasjeve për “nder” të vajzave nga baballarët e tyre, duke përfshirë edhe dënimin me 11 vjet burgim (të reduktuar në shtatë vjet e katër muaj) të dhënë ndaj Gjin Martincanaj, pas dënimit në bazë të nenit 82 për vrasjen e së bijës.155Diana Çuli, Drejtuese e Këshillit Kombëtar të Grave Shqiptare, duke dënuar ndëshkimin, u shpreh, “Nuk ka justifikim për marrjen e jetës së një personi; kur vrasja kryhet për një motiv që është tërësisht absurd për kohën në të cilën jetojmë, kjo është edhe më serioze.” 156


Këshilli Kombëtar i Grave Shqiptare protestoi edhe për dënimin e ulët dhënë Ruzhdi Qinamit, i dënuar më 29 shtator 2003 në bazë të nenit 82 (“Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike të çastit shkaktuar nga dhuna ose fyerja e rëndë e viktimës”) për vrasjen e vajzës së tij 16 vjeçare Fiqirete. Gjykata e dënoi atë me dy vjet burgim për vrasjen dhe gjashtë muaj për armëmbajtje pa leje; dënimet u bashkuan dhe u reduktuan në 16 muaj burgim. Sipas vendimit të gjykatës, ai e vrau të bijën kur e pa që u kthye në shtëpi në orën 5 të mëngjesit me një makinë; duke besuar se ajo kishte një lidhje tjetër ndërkohë që i fejuari i saj ishte jashtë shtetit, “ai filloi të mos e kontrollonte veten” dhe e shtyu atë në dhomën e gjumit ku filloi një grindje e ashpër. “Sjellja e Fiqiretes ishte e tillë që shkaktoi pasoja psikologjike mbi Ruzhdi Qinamin, duke influencuar direkt në psikikën e tij, duke bllokuar fuqinë e tij të gjykimit dhe duke i dobësuar vetëkontrollin; si rezultat ai qëlloi katër herë me pistoletë ndaj së bijës, duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme.”157


Dënimi tij në bazë të nenit 82 u shtua më pas nga Gjykata e Apelit më tre vjet e katër muaj burgim, por ai i kishte kryer ndërkohë 16 muaj burgim të dhëna nga gjykata e shkallës së parë dhe ishte lënë i lirë, kështu gjykata vendosi që 24 muaj dënim që i mbeteshin do të pezulloheshin për një periudhë pesë vjeçare. 158Amnesty International u informua se pjesa më e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve e kishin mbështetur këtë dënim mbi bazat se “Ai është baba dhe ka shumë fëmijë, dhe duhet të kujdeset edhe për fëmijët e tjerë”.159


Gratë që vrasin


Më ka marrë malli për fëmijët, por të paktën kur ngrihem në mëngjes e di që nuk do të më rrahë njeri. Nuk kam më frikë që fillon një ditë e re dhe dielli do të më ngrohë përsëri.160


Faktin që dhuna në familje është një çështje madhore e konfirmojnë indirekt dhe statistikat për pjesëmarrjen e grave në krime. Gratë janë më pak se burrat të përfshira në krime, por nga 28 gra të dënuara me burgim në burgun e vetëm të grave në Shqipëri, në vitin 1999, 23 ishin dënuar për vrasje dhe viktima ishte normalisht partneri ose ish-partneri, apo një anëtar mashkull i familjes”. 161


Në vitin 2004 studimi i kryer nga Marsela Dauti tregoi se 12 gra që vuanin dënimin për vrasjen e burrave të tyre vinin kryesisht nga komunitetet rurale dhe veriore. Shumica kishin nivel të ulët arsimor, 68 përqind kishin mbaruar shkollën fillore, dhe 21 përqind nuk kishin shkuar në shkollë. Shumica ishin mbi 35 vjeç dhe ishin martuar shumë të reja, shpesh me mblesëri me marrëveshje mes dy familjeve.162

Secila grua ka qenë e mbajtur në izolim të plotë prej burrit, i cili shpesh i mohonte kontaktet me familjen apo shoqet; në një rast burri nuk pranoi ta çonte gruan në spital për të lindur fëmijën. Gjithashtu ato gjeografikisht kanë qenë të izoluara nga aksesi në shërbime sociale apo të tjera. Dhuna e burrave të tyre kishte nisur thuajse menjëherë pas martese, dhe ndodhte në mënyrë të rregullt, shpesh e lidhur me të dehurin e tij të zakonshëm. Niveli i dhunës shpesh ishte në rritje, duke sjellë si rezultat plagosje të rënda dhe përfshinte kërcënime të rregullta për vrasjen e gruas apo të fëmijëve. Përpjekjet për t'u larguar nga martesa ishin të pasuksesshme, ku disa gra raportuan se ishin kthyer mbrapsht tek burri nga familjet e tyre. Shumica e grave treguan se i kishin vrarë burrat në momentin që ata sulmonin fëmijët, dhe jo gjatë një sulmi të paramenduar. 163Megjithatë, bazuar në artikuj të shtypit, disa gra e kishin planifikuar vrasjen e burrave.164


Gjykimi ndaj grave të dënuara për vrasje ose vrasje nga pakujdesia


Amnesty International studioi shtatë raste në të cilat tetë gra ishin dënuar për vrasjen ose vrasjen e mbetur në tentativë të burrave (ose në një rast të babait); organizata intervistoi gjithashtu pesë prej këtyre grave në Burgun 325 në Tiranë.


Pak prej grave të intervistuara mund të jepnin një përshkrim koherent të gjykimeve ndaj tyre. Asnjëra prej tyre nuk kishte pasur mundësitë financiarë të merrte një avokat mbrojtës të cilin ta zgjidhte vetë, dhe kështu u përfaqësuan nga një avokat i caktuar kryesisht (nga prokurori).165Përveç një rasti, në të cilin gruaja nuk e pranoi fajin, ato të gjitha u gjykuan me gjykim të shkurtuar në bazë të neneve 403 deri 406 të KPP, në seanca që nuk u dhanë mundësinë të pandehurave të bënin ndonjë deklaratë përveç atyre që kishin bërë gjatë hetimit paraprak. Vendimet e gjykatave në këto çështje i referohen rrallë thënieve të dëshmitarëve; Amnesty International u informua se gratë në kushte të tilla braktiseshin nga familjet dhe komuniteti i tyre. Është gjithashtu e mundur që prokurorët dhe avokatët mbrojtës nuk ndërmorrën asnjë hap për të siguruar këtë lloj prove.166Me gjithë faktin që katër nga pesë gratë i dhanë Amnesty International të dhëna të detajuara në lidhje me atë që ato kishin qenë subjekt i dhunës në familje të ushtruar nga partnerët e tyre për një periudhë shumëvjeçare, pak prej vendimeve të gjykatës i referohen ndonjë historie të dhunës në familje, apo e marrin këtë në konsideratë.


D.K. u dënua më 11 tetor 2004 për vrasjen e burrit të saj, në bazë të nenit 76, si dhe për armëmbajtje pa leje, dhe u dënua me tetë vjet burgim (i reduktuar në pesë vjet e katër muaj). Sipas vendimit, avokati i saj kërkoi që akuza të ndryshohej sipas nenit 82 (Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike të çastit shkaktuar nga dhuna ose fyerja e rëndë e viktimës), por ai nuk mundi të paraqiste asnjë provë në mbështetje të kësaj kërkese. Ky vendim shprehet se “e pandehura nuk e kreu krimin në momentin e sulmit, por më pas, kur mori armën, doli nga shtëpia, u fsheh në tualet jashtë shtëpisë dhe priti deri në momentin kur viktima nuk kishte armë në dorë, dhe e qëlloi atë nga pas”. Megjithatë vendimi shprehet se “gjykata merr në konsideratë si rrethanë lehtësuese faktin që e pandehura e kreu krimin në një gjendje të fortë shoku të shkaktuar nga dhuna dhe veprime të tjera të padrejta të kryera nga viktima”, dyshime këto që u mbështetën nga dy dëshmitarë, i biri dhe motra e të shoqit.


Sipas të dhënave të gjykatës: “Gjatë martesës së tyre nga 1996 dhe më tej, e pandehura dhe viktima kishin mosmarrëveshje për shkak të xhelozisë, dhe për shkak të marrëdhënieve jo të mira të të pandehurës me prindërit e viktimës”.167Sipas D.K.-së ajo ishtë rrahur pothuajse përditë gjatë martesës së saj, duke filluar që kur ishte 22 vjeçe, dhe fëmija i saj i dytë ishte gjashtë muajsh. Burri i saj kishte marrë armë, duke përfshirë një pistoletë dhe një kallashnikov me bajonetë, kur filloi punë si oficer policie. "Ai filloi të më kërcënonte me bajonetë, ose me thikë. Nuk e di pse ishte gjithmonë i nevrikosur; ai ishte mendjemadh dhe arrogant, dhe kishte makinë policie, prandaj ndihej se mund të bënte gjithçka”.


Sipas D.K. dhuna e të shoqit vazhdonte pothuajse përditë, dy herë kunata e saj dhe vëllai i tij kishin ndërhyrë dhe i kishin thënë asaj të shkonte të jetonte me ta. Dy herë i shoqi i kishte premtuar se nuk do ta keqtrajtonte më, premtim ky që ai nuk e mbajti. Edhe kur ai pati një lidhje jashtëmartesore me një grua tjetër, ajo qëndroi me të. E dëshpëruar, dhe megjithëse i shoqi ishte oficer policie ajo i kishte telefonuar policisë, por ata nuk erdhën ndonjëherë. Tragimi i saj për vrasjen vazhdon:


Për dy ditë nuk ndodhi asgjë, pastaj ai filloi prapë; i vëllai më tha sërish të mblidhja mendjen nëse do të rrija apo do të shkoja të jetoja me ta. Më thanë se ata nuk do të merreshin më me të. Po unë nuk doja t'i lija fëmijët dhe ai më kishte kërcënuar se do të më vriste familjen po të ikja, më tha edhe që do të digjte varret e familjes sime dhe më tha, "do të ikësh vetëm kur të vdesësh”. Vëllai i tij tha “Ke dy orë kohë për të vendosur”. Nuk dija çfarë të bëja. Nuk mund ta merrja atë vendim, po të vdisja, le të vdisja. Nuk doja të më vrisnin familjen, më mirë të më vriste mua. I kërkova ta linte rehat familjen time dhe i thashë, Bëj ç'ke ndër mend”.


Atë natë pasi takova të vëllanë, im shoq filloi të më rrihte dhe të më gjuante me grusht në fytyrë dhe trup, u mbulova me gjak dhe humba ndjenjat. Ai mori kallashnikovin dhe ma vuri në kokë, ndërsa fëmijët ishin në dhomën tjetër. Mori mbulesën e krevatit dhe e përdori për të më mbytur me të për disa minuta, pastaj e lëshoi, pastaj më mbyti prapë, ndjeva presion të madh tek sytë, sikur do të më dilnin nga zgavrat. Motra e tij erdhi me të shoqin dhe hapi derën, po ai i kërcënoi se do t'i vriste, kështu që ata dolën me vrap jashtë. Kur ai po fliste me ta u thashë fëmijëve të shkonin në shtëpinë e vëllait të tij,por ata shkuan dhe u kthyen prapë.


[Më vonë atë natë] Isha shtrirë në krevat; ishte një perde që ndante dhomën e gjumit nga dhoma e ndenjes, ai ishte pas saj. U përpoqa të fshihesha dhe vrapova mbrapa tij për në dhomën tjetër dhe mora një armë nga dollapi dhe dola me vrap për tek tualeti përjashta. E dija që duhet të fusja një fishek në armë dhe kisha parë në një film se si hiqej siguresa. Ai po më ulëriste që të dilja. Ai kishte fshehur një pistoletë pas kurrizit, dhe unë dola dhe e vrava. Nuk e di sa herë shtiva, por qëllova mbi të derisa nuk kishte më fishekë, dhe prapë mendova se nuk kishte vdekur. Shkova dhe gjeta diçka për t'i mbuluar trupin, dhe pastaj në fund ai tha, "Më fal”. U ndjeva shumë keq, tërësisht dhe mora pistoletën dhe disa plumba për të vrarë veten: ai s'kishte kërkuar kurrë të falur më parë. Kushëriri i tij më mori armën dhe më tha të ikja me vrap, po nuk e dija se ku ishin fëmijët dhe… nuk më kujtohet, vetëm vrapova dhe vrapova dhe vrapova dhe pashë një makinë dhe u kërkova të më çonin te komisariati i policisë…. Në polici më paralajmëruan të tregohesha e kujdesshme se të gjithë ishin shokët e tij, prokurori, oficerët e policisë. Pistoleta [të cilën e kishte ai në dorë] u zhduk, në gjykatë asnjë nuk e përmendi pistoletën, dhe thanë se ajo nuk u gjet kurrë”.


Disa vendime, të cilët jane shpesh më pak se dy faqe të gjatë, rrallë përmendin histori të dhunës në familje: Për shembull, E.B. u dënua për vrasje në bazë të nenit 76 dhe u dënua me 18 vjet burgim Gjykate e Rrethit të Beratit në qershor 2005. E.B. ishte ndarë nga i shoqi dhe kishte kërkuar divorcin, por i shoqi nuk kishte ardhur [disa herë] në gjyq për seancën e divorcit. Në mëngjesin e 2 shkurtit 2005, ajo takoi të shoqin dhe e pyeti se pse ai nuk kishte ardhur në gjyq. Kështu filloi një grindje dhe E.B. e goditi të shoqin në kurriz me një thikë kuzhine. Sipas vendimit të gjykatës “Arsyeja e vrasjes ishin grindjet familjare. Sipas së pandehurës, viktima nuk vintë në gjykatë për procedimin e divorcit”. As E.B., as avokati i saj nuk kërkuan rrethana lehtësuese. E.B. tha para gjykatës: “Nuk pendohem për atë që bëra”….168 Me pak përjashtime, në intervistat e Amnesty International dhe në vendimet gjyqësore, këto gra nuk treguan pendim për krimet e tyre. 169


Më 11 mars 2004, M.N. u dënua në bazë të nenit 76 për vrasje. M.N. i tha Amnesti International se ajo e vrau të shoqin pasi besonte se ai kishte trafikuar të bijën për t'u bërë prostitutë .170 Vendimi i gjykatës vë në dukje se çifti grindej shpesh në lidhje me faktin se vajza e tyre ishte trafikuar.171 Avokati i saj, i cili paraqiti rrethana lehtësuese në favor të të pandehurës, kërkoi ndryshimin e akuzës sipas nenit 82. Sipas një raporti (nr. 171, datë 22 dhjetor 2003) paraqitur para gjykatës, M.N. paraqiste simptomat e çrregullimeve nevrotike depressive, por megjithëse këto u morën parasysh si rrethana lehtësuese, akuza nuk u ndryshua, dhe ajo u dënua me 11 vjet burgim. 172

Më 11 tetor 2004, Afërdita Lilaj, e martuar me katër fëmijë, u dënua për vrasje sipas nenit 76, dhe për armëmbajtje pa leje, pasi vrau të shoqin Kudret Lilaj, oficer policie në port. Sipas vendimit të gjykatës, vrasja ndodhi më 30 dhjetor 2003 pas një grindjeje mes çiftit kur Kudret Lilaj i kërkoi të shoqes të nxirrte djalin nga spitali, megjithëse djali nuk kishte marrë ende trajtim. Kudret Lilaj i nxorri fëmijët e tjerë jashtë në kopsht dhe vazhdoi ta rrihte të shoqen për dy orë. Kur për një moment Kudret Lilaj nuk e kishte mendjen, Afërdita Lilaj u ngrit nga dyshemeja, mori kallashnikovin e tij dhe shtiu shtatë herë. Pas kësaj ajo shkoi me gjithë fëmijët në shtëpinë e së kunatës. Sipas dy dëshmitarëve, Kreshnik Lila, djali i Kudretit dhe motrës së tij Sefte Moliko, Kudret Lilaj kishte qenë përherë i dhunshëm ndaj së shoqes dhe fëmijëve: “dhuna e ushtruar nga viktima karshi të pandehurës ishte bërë një ritual dhe përsëritej herë pas here”.


Edhe në këtë rast avokati kërkoi që të ndryshohej akuza sipas nenit 82, por megjithëse gjykata mori sërish në konsideratë si rrethanë lehtësuese pendimin e saj dhe faktin që "ajo e kreu krimin gjatë një tronditjeje të fortë psikike të shkaktuar nga dhuna dhe veprime të tjera të padrejta të viktimës" ajo prapë u dënua për vrasje sipas nenit 76. Vendimi gjithashtu u shpreh “Duhet theksuar se në këtë rast nuk ishte e pranishme asnjë rrethanë rënduese [sipas] nenit 50”. Ajo u dënua me gjashtë vjetë e tetë muaj burgim. 173


Amnesty International ka parë vetëm një vendim sipas të cilit një e pandehur, L.L., u gjykua dhe dënua në bazë të nenit 82. Për shkak se shumë elemente të kësaj çështjeje janë të ngjashme me ato të rasteve të tjera të para këtu, duket se kjo ka ndodhur si pasojë e veprimeve të ndërmarra nga prokurori ose nga avokati i saj mbrojtës, të cilët u siguruan që gjykata të shqyrtonte një provë të lidhur me një abuzim të mëparshëm, dukë përfshirë një abort në vitin 2002 “shkaktuar nga dëmtime fizike të shkaktuara nga bashkëshorti i saj”.174 Ajo ishte martuar me mblesëri dhe i shoqi, sipas vendimit, e kishte rrahur gjatë gjithë martesës. Kur L.L. vrau të shoqin në qershor 2003, ajo ishte sërish shtatëzanë. Atë ditë ai ishte kthyer në shtëpi dhe e kishte rrahur atë “brutalisht” pse ishte shtatzanë. Pastaj ai mori një armë, e kërcënoi se do ta vriste, e urdhëroi të zhvishej dhe e hodhi në krevat. Ajo mori pushkën dhe e qëlloi për vdekje. L.L. u dënua me katër vjet burgim për vrasje dhe, në bazë të nenit 278/2 me një vit për mbajtjen e armës së të shoqit, e cila u shkurtua në katër vjet e gjashtë muaj. Gjykata vendosi se fëmija i saj i lindur në burg, do të rrinte me të sepse “kushtet janë shumë më të mira se ç'mund t'i sigurojë e pandehura jashtë”.175



Amnesty International vë re se në rastet kur ka pasur përdorim armësh zjarri për të vrarë, gratë janë dënuar sipas nenit 278/2 të KP i cili dënon mbajtjen dhe jo përdorimin e armës. Megjithëse sipas nenit 55 të KP ky dënim përgjithësisht “bashkohet”, dhe mund të sjellë një ndryshim të vogël karshi dënimit përfundimtar, organizata mendon se gratë nuk duhet të ndiqen penalisht për mbajtje pa leje të një arme e cila mbahet ilegalisht nga një person tjetër.

Erdhi në shtëpi dhe më rrahu se kisha therrur një pulë pa i marrë leje. Më rrahu dhe më kërcënoi me një lopatë. Ai ishte i dehur dhe po ziheshim dhe ai ra përtokë ngaqë ishte i dehur dhe unë mora lopatën dhe e vrava. (PM).


Sipas vendimit të gjykatës dhe bazuar në dëshminë e E.M. vajzës minorene, P.M. dhe vajza e saj S.M. kishin planifikuar të vrisnin Murat Manjanin, duke e sulmuar me lopatë dhe sëpatë kur ai ishte në gjumë. Sipas P.M. vajza e saj S.M. nuk ishte e pranishme në momentin e vrasjes, megjithëse organizata vëren se alibia që S.M.i paraqiti Amnesty International dhe tregimi i ngjarjeve pas vrasjes ishin të ndryshme nga ato që ndodheshin në dosjen e gjykatës. Më 13 shtator 2004 ato u dënuan të dyja për vrasjen e Murat Manjanit. Të dyja gratë deklaruan para gjykatës se “viktima kishte qenë më parë vazhdimisht i dhunshëm ndaj tyre” dhe avokati mbrojtës kërkoi që klasifikimi i akuzës të ndryshohej në “Vrasje të kryer në kushtet e kapërcimit të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” sipas nenit 83. P.M. u dënua me 20 vjet burgim dhe e bija u dënua me 18 vjet duke e reduktuar më pas në nëntë vjet burgim, sepse ajo ishte e mitur në momentin e kryerjes së krimit. S.M. apeloi dënimin e saj para Gjykatës së Apelit të Tiranës më 20 Janar 2005. Kur Amnesty International foli me S.M. ajo nuk ishte në dijeni se kur do të zhvillohej apeli.


Amnesty International vë re se në të paktën tre raste të studiuara të të pandehurave femra, kishte baza që akuza të ndryshohej në mbrojtje të nevojshme (neni 83). Në praktikë, kjo akuzë ngrihet shumë rrallë. Nga vendimet që ka parë Amnesty International nuk është e qartë nëse kjo vjen si rezultat i mungesës së provave që mund të mbështesin këtë, apo sepse të pandehurat nuk mundën të kishin shërbimin e duhur nga ana e avokatit mbrojtës gjatë hetimit. Në tre nga çështjet e studiuara avokatët mbrojtës kishin kërkuar ndryshimin e akuzës sipas nenit 82 (Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike). Në secilin rast kjo kërkesë ishte rrëzuar, megjithëse, për shembull, gjatë dhënies së dënimit për Afërdita Lilajn, gjykata kishte marrë në konsideratë si rrethanë lehtësuese faktin që ajo e kishte vrarë të shoqin në kushtet e një tronditjeje të fortë psikologjike të shkaktuar nga “dhuna dhe veprime të tjera të padrejta” të kryera nga viktima.

6. Zhdëmtimet Civile


Sipas avokatëve që punojnë me gra, të cilat u largohen martesave të dhunshme, në vend që të kërkojnë procedim penal ndaj burrave të tyre për dhunën e ushtruar, gratë fillojnë procedime civile për divorc.176


Besa Saraçi nga Qendra Avokatore për Gratë, QAG i tha Amnesty International se megjithëse dhuna në familje është një faktor i madh i rasteve të divorcit në të cilat QAG-ja përfaqëson gratë, ato zgjedhin të mos e ngrenë këtë çështje gjatë procedimit. Arsyet për këtë përfshijnë turpin që do të sillte për familjen bërja publike e këtij fakti, ose vështirësinë për ta vërtetuar atë pasi dëshmitarët e mundshëm ose ishin indiferentë para dhunës në familje, ose nuk donin të dëshmonin nga frika e hakmarrjes nga ana e dhunuesit. Në 511 çështje divorcesh të paraqitura para Gjykatës së shkallës së Parë në Tiranë në vitin 2000, dhuna në familje ishte cituar si shkak në 39 çështje dhe shifrat nga 2001 deri në 2004 janë të krahasueshme me këtë.177


Megjithëse është vënë re një përmirësim në cilësinë e vendimeve të marra nga viti 2000 në vititn 2004 nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, duke përfshirë pranimin e kërkesave për, dhe arsyeve për divorc, Besa Saraçi i tha Amnesty International, “Gratë mendojnë se ato nuk do të kenë akses ndaj drejtësisë në gjykatë; ajo ndien se ligji nuk ka asgjë për të, dhe se nuk do t'i japë asaj të drejtë për pronësi, për shërbim social apo për nevoja të tjera. Mëgjithëse neni 62 i Kodit të Familjes favorizon gratë duke parashikuar largimin e shkaktarit të dhunës nga shtëpia, ai nuk zbatohet; dhe është gjithashtu problematike se ku do të shkojë dhunuesi, sidomos sepse standartet ekonomike janë të ulëta dhe nuk ka një strukturë në pushtetin lokal që të ndihmojë.”178


Në Shkodër, stafi i qendrës së këshillimit Hapat e Lehtё i tha Amnesty International se gjyqtarët refuzojnë të njohin dhunën në familje si shkaktare të divorceve, dhe si rrjedhojë, si pothuajse në një profeci vetë-përmbushëse, duket sikur dhuna në familje nuk ekziston. Ato gjithashtu vunë në dukje se shumë gra në zonën e tyre mendonin se kostoja e divorcit ishte shumë e lartë, 10 000 lekë (rreth 80€).


Në Qendrën e Këshillimit në Elbasan, stafi dyshonte se kryetari i gjykatës tentonte t'i vononte çështjet e divorceve ose të pengonte prova të pranueshme. Sipas nenit 155 të Kodit të Familjes, 179deklarimet e psikologëve në mbështetje të aplikimit për besuarjen e fëmijës janë gjithsesi të pranueshme, përderisa grave u duhet të paguajnë 50€ për një raport të psikologut, ndërsa psikologu i qendrës e ofronte këtë falas, gjë të cilën gjyqtari nuk dëshironte ta pranonte.

F. i tha Amnesty International se ajo e ndiente se nuk do t'i jepej drejtësi nga gjykata. Ish-burrit të saj i ishte dhënë kujdestaria ndaj fëmijës se tyre më të vogël, megjithë punën që ajo kishte bërë për të përgatitur dokumentat, dhe megjithë faktin që ai nuk e kishte ndjekur kurrë procedimin.


Ai i njihte gjyqtarët, ai nuk erdhi kurrë në gjykatë, por ata i dhanë fëmijën, dhe më thanë se po të paguaja 5,000 lekë, atëherë nuk do të më duhej të paguaja detyrimin për ushqim. Ai përdori shëndetin tim duke thënë se unë isha e sëmurë mendërisht dhe agresive dhe nuk mund të kujdesesha për tim bir. Ai e dinte shumë mirë ligjin, unë jo. Im bir donte të më takonte, por i ati i tha “Po shkove të jetosh me mamin tënd, unë nuk do të të shoh më”. Kur shkova në gjykatën e Apelit, gjyqtari më tha: “Me ty ai do të hajë vetëm bukë, me të [burrin e saj] do të hajë bukë dhe banane.” Nuk ka drejtësi për gratë, kështu është, nuk ka drejtësi.180


Kodi i Familjes i vitit 2003


Kodi i Familjes i miratuar më 8 maj 2003 hyri në fuqi më 21 dhjetor 2003. I adoptuar nga një projekt-ligj i hartuar nga shoqatat e grave, ai zëvendësoi të gjithë legjislacionin e mëparshëm në lidhje me familjen dhe martesën dhe siguroi forma të reja për mbrojtjen ligjore të grave. Në mënyrë të veçantë, neni 62, Masat kundër dhunës parashikon se, “Bashkëshorti ndaj të cilit ushtrohet dhunë, ka të drejtë t'i drejtohet gjykatës me kërkesë për vendosjen si masë urgjente largimin e bashkëshortit, që ushtron dhunë, nga banesa bashkëshortore”.


Ende ky nen i ligjit përdoret shumë pak sepse legjislacioni i nevojshëm në mbështetje të tij mungon. Qëllimi i projekt-ligjit “Për masat kundër dhunës në marrëdhëniet familjare” ka për qëllim, pjesërisht, të paraqesë dispozita për zbatimin e këtyre masave”. 181


Nevoja për të adresuar dhunën në familje njihet gjithashtu në dispozitat e Kodit të Familjes lidhur me divorcin duke përfshirë nenin 132 Zgjidhja e martesës me kërkesën e njërit bashkëshort, i cili parashikon se: " Secili nga bashkëshortët mund të kërkojë zgjidhjen e martesës kur, për shkak të grindjeve të vazhdueshme, të keqtrajtimeve, fyerjeve të rënda[nënvizim i AI], shkeljes së besnikërisë bashkëshortore, sëmundjes mendore të pashërueshme, dënimit penal të rëndë të bashkëshortit ose për çdo shkak tjetër që përbën shkelje të përsëritur të detyrimeve që rrjedhin nga martesa, jetesa e përbashkët bëhet e pamundur dhe martesa ka humbur qëllimin e saj për bashkëshortin paditës ose për të dy bashkëshortët.”


Ndryshime të tjera me rëndësi të veçantë për dhunën në familje jepen në nenin 7 i cili barazon moshën e martesës si për gratë dhe për burrat që kanë mbushur moshën 18 vjeç; neni 8 i cili vendos kushtet për ligjshmërinë e martesës me "pëlqimin e lirë" të të dy bashkëshortëve të ardhshëm; dhe nene të tjera që e bëjnë martesën në moshë të hershme ose martesën pa pëlqim të pavlefshme.182


Në teori këto nene ndihmojnë në luftimin e martesave të detyruara apo me mblesëri, në të cilat vajzat mund të detyrohen të martohen që në moshën 14 vjeçare. Vetëm aty ku ka “arsye të forta” (zakonisht shtatëzania), një gjykatë lokale mund të lejojë martesën para moshës 18 vjeç.183

Ligji gjithashtu solli ndryshime me peshë përsa i përket pronës, duke u bërë të mundur palëve të specifikojnë në kontratën martesore se cili partner do të ketë pronësinë mbi çfarë, dhe dispozita specifike në lidhje me kompensimin, detyrimin për ushqim, dhe mbajtjen e fëmijëve, të cilat munden, të paktën në teori, të ndihmojnë mbijetesën ekonomike të gravë jashtë martese. Nenet 147-152 parashikojnë detyrimin për ushqim dhe kompensimin. Gjykata mund, për shembull, të kërkojë, ashtu si në nenin 147 që “njëri nga ish-bashkëshortët të derdhë për llogari të tjetrit një kontribut të destinuar për të kompensuar sa të jetë e mundur pabarazinë që mund të shkaktojë në jetën e tjetrit ndarja e pasurisë në zgjidhjen e martesës, përveç detyrimit për ushqim.”


Kodi adreson gjithashtu edhe strehimin e grave pas divorcit, duke ofruar mbrojtje si për gruan e divorcuar, ashtu edhe për fëmijët: Neni 153 i jep të drejtën bashkëshortit që i është dhënë kujdestaria e fëmijëve (pothuajse gjithmonë nëna) të përdorë vendbanimin e familjes deri sa fëmijët të arrijnë moshën madhore, edhe në rastet kur ajo nuk është pronare e banesës.184Gjithsesi, sipas Besa Saraçit, gratë zakonisht kthehen në shtëpitë e familjeve të tyre, dhe megjithëse kanë të drejtë të kërkojnë pronën brenda gjashtë muajve nga divorci, ato janë mosbesuese për të ndjekur procedurat gjyqësore dhe si rrjedhim e humbasin atë të drejtë.


Dispozitat për dhënien e kujdestarisë njërit prej prindërve, dhe që i japin të drejtën e banimit ose takimit me prindin tjetër jepen në nenet 154 deri në 161, të cilët parashikojnë se duhet të merren në konsideratë mendimi i të miturit, si dhe mendimi i punonjësve sociale ose psikologëve. Dispozitat për detyrimin për ushqim, të cilat shtohen, por nuk përmirësohen, në krahasim me ligjin e mëparshëm, parashikohen në nenet 192 deri 214. Neni 199 (Detyrimi ndërmjet bashkëshortëve) në mënyrë të veçantë parashikon, "Bashkëshorti që është i paaftë për punë dhe pa mjete të mjaftueshme për të jetuar, ka të drejtë të kërkojë detyrimin për ushqim nga bashkëshorti tjetër. Detyrimi për ushqim kërkohet në të njëjtën kohë me padinë për zgjidhjen e martesës. Kjo kërkesë mund të paraqitet edhe brenda 6 muajve, nga data që vendimi për zgjidhjen e martesës ka marrë formë të prerë, me kusht që paaftësia dhe mungesa e mjeteve të mjaftueshme për të jetuar të kenë ekzistuar gjatë martesës.”185 Dispozita të mëtejshme parashikojnë se kjo mbështetje duhet të ndodhë pavarësisht “fajit”.


Nën nenin 163 Kodi gjithashtu njeh dhe përkufizon për herë të parë “bashkëjetesën”: “një bashkim fakti midis burrit dhe gruas që jetojnë në çift, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie.” Megjithëse Kodi nuk u jep atyre që bashkëjetojnë ndonjë nga të drejtat e parashikuara në dispozitat që kanë lidhje me bashkëshortët lidhur me pronësinë, trashëgiminë apo të drejtat e pensionit, neni 164 parashikon mundësinë e personave bashkëjetues për të lidhur një marrëveshje që i parashikon të gjitha këto. Sipas juristëve, kjo dispozitë ka dalë e vlefshme që prej vitit 2004 në mosmarrëveshje në lidhje me pushimin e kësaj lidhjeje.186


Projekt-ligji “Për masat kundër Dhunës në Marrëdhëniet Familjare”


Në tetor 2004, një koalicion OJF-sh i drejtuar nga Zyra për Mbrojtjen e Qytetarit, që përfshinte OJF-të më të mëdha të grave dhe fëmijëve, u takuan për të hartuar një projekt-ligj për dhunën brenda familjes, me qëllimin për të siguruar legjislacion mbështës për zbatimin e nenit 62 të Kodit të Familjes, bërjen të mundur të largimit të bashkëshortit që kishte shkaktuar dhunën nga shtëpia martesore. Pas shumë konsultimeve, duke përfshirë një Tryezë të Rrumbullakët në Janar 2005, dhe një process i cili përfshiu shumë rishikime, në nëntor 2005, si pjesë e “16 ditëve ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave” u publikua drafti përfundimtar me firmën mbështetëse të Jozefina Topallit, kryetarja e Parlamentit shqiptar. Koalicioni i OJF-ve filloi gjithashtu fushatën për mbledhjen e firmave të 20,000 qytetarëve në mënyrë që të paraqitej ligji në parlament, dhe si rrjedhim u paraqit para Komisionit Parlamentar të Ligjeve në Janar 2006.


Projekt-ligji “Për masat kundër Dhunës në Marrëdhëniet Familjare”, parashikon pasjen e një kudërpërgjigjeje të integruar nga institucionet shtetërore duke përfshirë policinë, punonjësit shëndetësor, dhe punonjësit socialë, për rastet e dhunës brenda familjes, të cilat, ashtu siç janë parashikuar momentalisht, përfshijnë një sërë aktesh të dhunës ndaj grave, fëmijëve, pleqve dhe personave me aftësi të kufizuar në vartësi. Ligji i propozuar parashikon gjithashtu një process civil sipas të cilit do të sigurohet një urdhër, i cili zbaton nenin 62 të Kodit të Familjes.


Projekt-ligji ka si qëllim, ashtu sikurse parashikohet në nenin 1 të tij, të parandalojë, si edhe të pakësojë dhunën në familje dhe të garantojë mbrojtje ligjore “për anëtarët e familjes të cilët janë subjekt i dhunës në familje, në mënyrë të veçantë për fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar.” Duke bërë këtë gjë, ligji shkon përtej zbatimit të dispozitave të nenit 62, i cili aplikohet tërësisht në rastet e bashkëshortëve, si dhe, për fat të keq, nuk i përfshin më “gratë” si një subjekt “i veçantë” i dhunës në familje.187


Objektivat e projekt-ligjit janë: të vendosë një rrjet koordinues të institucioneve për mbrojtjen, mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave; të udhëheqë punën e këtyre strukturave; të fuqizojë gjyqësorin në marrjen e masave mbrojtëse ndaj dhunës në familje dhe të sigurojë “shërbime të shpejta, jo të shtrenjta dhe të thjeshta për viktimat e dhunës brenda familjes të siguruara nga gjykata dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit, në bazë të ligjit.”

Amnesty International mirëpret substancën e ligjit, dhe në mënyrë të veçantë krijimin e një organi i cili do të koordinojë kundërpërgjigjet e parashikuara për të siguruar mbrojtje dhe zhdëmtim për viktimat e dhunës në familje, si dhe përfshirjen e policisë, (Ministrisë së Brendshme) dhe punonjësve shëndetësorë (Ministria e Shëndetësisë), si dhe vendosjen nga ana e autoriteteve bashkiake, të strukturave brenda departamenteve të shërbimeve shoqërore që do të adresojnë dhunën në familje. Në mënyrë të veçantë, organizata mirëpret dispozitat e nenit 8 për krijimin e njësive kundër dhunës në komisariatet e policisë, trajnimin e oficerëve të policisë; si dhe dispozitat e nenit 11.3 që instruktojnë autoritetet policore për regjistrimin e të gjitha materialeve të grumbulluara në rastin e një incidenti të raportuar, dhe të nisin hetimet.


Amnesty International ka gjithashtu disa shqetësime lidhur me projekt-ligjin. Një prej tyre është se përkufizimi i dhunës familjare në nenin 3 është shumë i zgjeruar në qëllimin e tij dhe në të njëjtën kohë shumë i ngushtë në përkufizimin e tij. 188neni 3.2 kufizon përkufizimin e dhunuesit vetëm me personat që janë ose kanë qenë pjesë e marrëdhënieve familjare, pa e përkufizuar termin e fundit. Pra nuk është e qartë nëse ligji aplikohet për personat bashkëjetues sipas nenit 163 të Kodit të Familjes; kjo mund të përjashtojë gjithashtu personat në një marrëdhënie afat shkurtër, çiftet e fejuara, ose ata që janë në një marrëdhënie “të imagjinuar”, të cilët mund të fillojnë që nga ndjekja dhe forma të tjera dhune.189


Më tej, megjithëse qëllimi i gjerë i nenit 2.3 (b) njeh shumë lloje dhune të cilat mund të kërkojnë urdhëra mbrojtëse, kjo nuk është në të njëjtën linjë me veprimet ose mosveprimet e përfshira; për shembull, ajo përjashton dhunën psikologjike, ndërsa përfshin atë ekonomike. Projekt-ligji gjithashtu përfshin vepra të cilat mund të adresohen në mënyrë më të përshtatshme gjatë një procedimi penal, për shembull trafikimi i fëmijëve, si dhe vepra të cilat nuk janë ende pjesë e Kodit penal, si për shembull përdhunimi martesor.


Amnesty International është gjithashtu e shqetësuar se projekt-ligjit mund të jetë shumë i gjerë në ambicien e tij për të adresuar dhunën ndaj grave, fëmijëve, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar me anë të dispozitave të një ligji të vetëm. Standartet ndërkombëtare janë ende në zhvillim e sipër përsa i përket abuzimit me të moshuarit, ndërsa standartet e mbrojtjes dhe zhdëmtimit të kërkuar nga Konventa për të Drejtat e Fëmijës, ndryshojnë në qëllim dhe zbatim nga ato të kërkuara nga Konventa e Grave dhe kërkojnë një shkallë më të lartë mbrojtjeje se ai i shprehur në këtë projekt-ligj.190


Ndërsa Amnesty International mirëpret masat që kanë si qëllim përmirësimin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri, ku mungesa e mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të femijëve është sjellë në vëmendjen e Komitetit të OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve, 191organizata sugjeron se do të ishte më e udhës t'i kushtoheshin krerë të veçantë të këtij projekt-ligji procedurave dhe mekanizmave të veçanta, si dhe roleve dhe përgjegjësive të institucioneve, në lidhje me gratë, fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar.192


Përsa u përket masave për urdhërat e mbrojtjes, Amnesty International mirëpret në mënyrë të veçantë nenin 16 (3), i cili parashikon dhënien e ndihmës ligjore grave që e kërkojnë një urdhër të tillë. Megjithatë organizata është e shqetësuar për dispozitat e nenit 16 (4) i cili parashikon se shpenzimet do të paguhen nga viktima në rastin kur kërkesë padia rrëzohet. Duke marrë parasysh mungesën e pavarësisë financiare të grave, rrezikun me të cilin përballen gratë kur çojnë burrat para gjykatës dhe mungesën e tanishme të besimit ndaj ligjit të shprehur nga shumë gra që nuk janë ndihmuar prej tij, kjo dispozitë mund të jetë një pengesë serioze për gratë që nuk kanë mundësi të mbulojnë shpenzimet si rezultat i kërkimit të urdhërit të mbrojtjes. Organizata sugjeron që duhet të ketë një dispozitë për sigurimin e ndihmës së mëtejshme ligjore në raste të tilla.


Megjithëse projekt-ligji lidhet me urdhëra mrojtjeje civile, ai parashikon që thyerja e këtyre urdhërave mbrojtës do të ndiqet si një vepër penale. Amnesty International vazhdon të jetë e shqetësuar sespe duke mos ekzistuar procedura të qarta që të sigurojnë procedime të tilla, Konform Kodit Penal, ligji nuk do të respektohet. Kjo është sidomos e nevojshme aty ku parandalimit të dhunës ndaj grave duhet t'i jepet prioritet. Si rrjeshim organizata do të kërkonte që ndërlidhja mes legjislacionit civil dhe penal ( e cila përmendet në aneksin e draftit) të jetë më e detajuar, dhe dispozitat për mbrojtjen e gjykimit të drejtë, kur çështja nga civile bëhet penale, duhen sqaruar.


Së fundi Amnesty International thekson së urdhëra të tillë mbrojtës nuk duhet të shihen si zëvendësues të procedimeve penale në rastet kur urdhërat mbrojtës thyhen dhe kur ka prova apo dyshime të arsyeshme që janë kryer vepra penale, duke përfshirë kanosje, sulme ose forma të tjera të dhunës në familje.



Amnesty International kërkon me ngulm që projekt-ligji, si dhe Kodi Penal duhen ndryshuar për të siguruar ndjekjen penale dhe dënimin e dhunës në familje.


7. Të sfidosh dhunën


Organizatat e grave në Shqipëri kanë luftuar që nga viti 1996 për të sfiduar dhunën ndaj grave në familje, duke përfshirë programme për rritjen e ndërgjegjësimit, trajnimin e zyrtarëve shtetërorë (duke përfshirë edhe policinë) dhe duke dokumentuar dhunën në familje. Ato kanë vendosur gjithashtu një rrjet të linjave telefonike të ndihmës, qendrave këshilluese, strehëzave dhe sigurimin e ndihmës ligjore falas dhe punësimit. Shumica e organizatave varen nga financimet e donatorëve, dhe janë subjekt i ndryshimit të prioriteteve të donatorëve; e ardhmja e dy prej këtyre organizatave, njëra një qendër këshillimi me përvojë dhe efektive , dhe tjetra një qendër për këshillim ligjor falas, janë nën kërcënim në momentin e përgatitjes së këtij shkrimi.


Në vitin 2003 CEDAW mirëpriti bashkëpunimin mes institucioneve shtetërore dhe OJF-ve që punonin për dhunën në familje, por vuri në dukje se qeveria shumë shpesh ua kalonte përgjegjësitë e saj për mbrojtjen dhe plotësimin e të drejtave të njeriut të grave OJF-ve lokale dhe ndërkombëtare. CEDAW i bëri thirrje Shqipërisë të forconte mbështetjen ndaj këtyre organizatave, por të sigurohej që detyrimet e saj në bazë të konventës do të bëheshin pjesë e përgjegjësive të qeverisë dhe nuk do të bëheshin vetëm nga OJF-të.193Në këtë kontekst, Amnesty International vë re se neni 4 (p) i DEVAW u bën thirrje shteteve të “lehtësojnë dhe nxjerrin në pah punën e lëvizjeve dhe OJQ-ve të grave dhe të bashkëpunojnë me to në nivele kombëtare, lokale dhe rajonale”.


Nuk e kam marrë ndonjëherë policinë në telefon, sepse një grua është më e ndjeshme se një burrë. Mora në telefon qendrën e gruas shumë herë dhe ato gjithmonë më ndihmuan. Ato më merrnin edhe vetë në telefon që unë të mos harxhoja shumë lekë. Po unë nuk e gjeta kurrë guximin për të shkuar në polici. (A).


Pjesa më e madhe e OJF-ve që ofrojnë shërbime dhe mbështetje për gratë, bashkëpunojnë në Rrjetin kundër Dhunës Gjinore dhe Trafikimit, i formuar në vitin 2001.194Shumë nga këto grupe u zhvilluan pas shkëputjes nga Qëndra e Gruas, e cila tani punon kryesisht me parandalimin dhe me koordinimin e rrjetit.195


Qendra e parë e grave u ngrit në Tiranë në vitin 1994 nga Shoqata Refleksione, e cila ishte si rrjedhim e vlefshme për formimin e shumë OJF-ve të tjera tani të pavarura, duke përfshirë Qendrën e parë të Këshillimit për Gra dhe Vajza (QKGV) në vitin 1996, tani Qëndrat e Këshillimit në Tiranë, Berat, Shkodër e Pogradec, me degë në Shkodër (1999), Pogradec (1999) dhe Berat (2001).196


Megjithëse metodat e çdo qendre këshilluese ndryshojë në kontekstin lokal, ato në përgjithësi ofrojnë të gjitha si fillim një shërbim këshillimi në telefon, të ndjekur nga mundësia e një këshillimi ballë për ballë, dhe nëse është e nevojshme, dërgimin në strehëzën e Tiranës apo tek një avokat. Në Tiranë, këshillimi ligjor falas ofrohet nga Qendra Avokatore për Gra (tani Shoqata e Grave Juriste) e formuar në vitin 1997, e cila ofron këshillim dhë pëfaqësim në rastet e divorceve, pronësisë dhe kujdestarisë së fëmijëvë. Në Elbasan, Studio Avokatore ofron mbështetje ligjore falas;197OJF të tjera mbështeten në shërbimet e avokatëve të tjerë dashamirës.


Gjatë viteve 2001 dhe 2002 QKGV mori telefonata nga rreth 4,670 gra dhe vajza. Tetëdhjetë përqind e tyre kishin lidhje me dhunën në familje (në 60 përqind të këtyre rasteve abuzuesi ishte bashkëshorti ose partneri)198, dhe 1,086 morën këshillim ballë për ballë, 80-90 përqind e të cilave lidheshin me dhunën në familje. 199Nga 2002 në 2004 QKGV (shih më poshtë) raporton se ka marrë telefonata nga 6,670 gra, dhe 1,586 kliente që janë këshilluar ballë për ballë. Bazuar në statistikat për 2001-2002, pjesa më e madhe e grave ishin nga 15 në 45 vjeç, kryesisht nga qendrat urbane (megjithëse gjatë kësaj peridhe puna e bërë në zonat rurale e shtoi numrin e telefonatave nga gratë rurale katë here më tepër). Telefonatat tregonin se në përgjithësi gratë vuanin forma të shumta dhune, shpesh nga disa abuzues (bashkëshorti dhe prindërit e tij) dhe probleme që vinin si rrjedhim i këtij abuzimi përfshinin probleme të shëndetit mendor, probleme financiare, çështje ligjore të lidhura me pronësinë si dhe me kujdestarinë e fëmijëve.200


Nuk ka struktura, nuk ka institucione, duhet ta bësh gjithçka vetë, nuk ka mbrojtje. Unë nuk do të kisha mundur t'ia dilja pa strehëzën dhe pa linjën e telefonit. Falenderoj zotin për strehëzën që më ndihmoi dhe më dha shpresë të filloja sërish jetën time.


Në Tiranë, OJF-ja Në Dobi të Gruas Shqiptare ka punuar me dhunën në familje që nga 1997-8, duke u bazuar në një klub grash, duke siguruar këshillim mes telefonit dhe ballë për ballë dhe duke referuar gratë në strehëz, tek QAG-ja dhe tek institucionet e përshtatshme.201Duke bashkëpunuar dhe plotësuar OJF-ve e tjera, ato punojnë me një target group më të gjerë dhe japin këshillim dhe drejtim për një sërë çështjesh, duke përfshirë punësimin e një target group-i me gra të varfëra.


Gratë janë në kurth, dhe ato bien në kurth, nuk janë kurrë fituese, asnjëherë nuk kanë strehim, as pensione, asgjë, asgjë nga familjet e tyre, është e vështirë për gratë nga fshati.202


Jashtë Tiranës, qendrave të ngritura nga QKGV, edhe OJF të tjera kanë ngritur linja këshilluese dhe linja të ndihmës në Shkodër (Refleksione, Hapat e Lehtё, Gruaja për Gruan), në Elbasan dhe Lezhë. Ekzistojnë grupe që ndihmojnë gratë gjithashtu në Vlorë (pranë Qendrës së Planifikimit Familjar)203dhe në Durrës.


Në Elbasan, një qytet industrial në malet në jug të Tiranës Forumi i Grave përfshin Qendrën e Koordinimit për Këshillim (QKK), e cila funksionon prej gjashtë vjetësh. E hapur nga ora 08:00 deri në 19:00, 11 këshilluese ofrojnë shërbime këshillimi dhe adresimi, me ndihmën e psikologeve, një mjekeje, një punonjëseje sociale dhe një juristeje.204 Çdo muaj QKK merr telefonata nga 50 deri 60 gra dhe ofron rreth 30 deri 40 këshillime ballë për ballë dhe takime mediuese mes grave dhe partnerëve të tyre abuzivë. Një përqindje në rritje e grave shkojnë personalisht në qendër për shkak të rritjes së kostos së telefonatave. QKK u ofrohet grave përmes një spoti falas që transmetohet tetë herë në ditë, një donacion ky i një televizioni lokal. Disa linja të tjera këshillimi gjithashtu treguan se televizioni ishte mënyra më efektive për të shkuar tek gratë dhe transmetime të tilla gjithmonë kanë rezultuar në rritje të numrit të telefonatave.205


Shtetet palë duhet të sigurojnë që shërbimet për viktimat e dhunës janë të përdorshme nga gratë rurale dhe se aty ku është e nevojshme sigurohen shërbime të veçanta të nevojshme për komunitetet e izoluara.206

Shumë qendra janë përqëndruar në shkuarjen në zonat e izoluara dhe gratë rurale, shumë prej të cilave përballen me nivele të larta dhune, por nuk kanë sinjal televiziv, ose nuk kanë telefon. Programe të tilla rrallë fokusohen drejtpërdrejt tek dhuna në familje, por shpesh, në bashkëpunim më punonjësit e shëndetësisë, japin informacion për çështje të shëndetit, duke përfshirë të drejtat riprodhuese, papunësinë ose probleme të tjera me të cilat përballen gratë dhe ndihmojnë në krijimin e hapësirës që gratë të raportojnë dhunën në familje. 207


Për shembull, që nga 2003 Qendra e Elbasanit ka punuar me gra në fshatra, me nga një koordinatore vullnetare që punon në çdo komunë, duke organizuar takime për çështje të ndryshme apo duke u bërë vizita grave të veçanta, shumë prej të cilave ndalohen nga burrat që të shkojnë në qytet. Disa burra fillimisht e kishin akuzuar organizatën se u mësonte grave të tyre që të divorcoheshin prej tyre, dhe megjithë përpjekjet për t’i siguruar këta burra, disa gra vazhdojnë të kenë probleme në marrjen pjesë në këto mbledhje Qendra Shqiptare për Popullim dhe Zhvillim së bashku me Grua per Grua në Malësinë e Madhe është duke trajnuar punonjës socialë në qendrat shëndetësore për të këshilluar gratë dhe rritur ndërgjegjësimin. Një projekt tjetër i ngritur në Tiranë në rrethinat e Paskuqanit dhe Babrroit, punon me komunitetet që kanë migruar nga veriu i Shqipërisë. Ai ofron ndihmë sociale, psikologjike dhe shërbime mjekësore për gratë dhe fëmijët, dhe do të fillojë të sigurojë këshillim ligjor, duke përfshirë ndihmën karshi grave të divorcuara për të përmbushur të drejtën e tyre të mbështetjes së fëmijës të urdhëruar nga gjykata.


Duke kërkuar strehë


Komiteti [CEDAW] rekomandon marrjen e masave për të siguruar një numër të mjaftueshëm strehëzash për gratë viktima të dhunës… ……208


“Ardhja në strehëz ishte parajsë, ishte zgjidhja. Në G. isha si në burg…, strehëza ishte tërësisht një botë e re. Për mua dhe fëmijët e mi, strehëza ishte zgjidhja më e mirë dhe nuk e di se çfarë do të kisha bërë pa të.”209


Në Shqipëri ka dy strehëza për gra që largohen nga dhuna në familje, një në kryeqytet, Tiranë dhe një e dytë në Elbasan. Strehëza për viktimat e dhunës në familje u ngrit në 1998, si një degë e QKGV, me të cilën punon në bashkëpunim të ngushtë.210Aty janë punësuar shtatë punonjëse me kohë të plotë, një mjeke, një psikologe, tre punonjëse sociale dhe dy edukatore, të cilat sigurojnë mbulim 24-orësh, me pjesën më të madhe të stafit që punojnë në turnet e mbrëmjes dhe të natës. Menaxhimi dhe mbështetja sigurohen nga koordinatorja, një financiere me kohë të pjesshme dhe një administratore. Strehëza ka dhjetë shtretër për të rritur, si dhe dy krevate emergjence diku tjetër, me një kapacitet shtesë prej pesë fëmijësh.


“Tek ne vijnë vetëm rastet e dëshpëruara.”


Gratë referohen në strehëz nga të gjitha zonat e Shqipërisë me anë të rrjetit të linjave të ndihmës, pjesa më e madhe e grave kanë kontaktuar linjat e ndihmës më parë ose kanë qenë shpesh herë në qendrat e këshillimit. Nëntëdhjetë deri në 100 gra mbeshteten nga strehëza çdo vit, duke qëndruar, përveç rasteve të veçanta, për një periudhë maksimale prej gjashtë muajsh, megjithëse disa gra vijnë pastaj largohen të nesërmen. Duke qenë se kërkesa e tejkalon kapacitetin, pranimet bëhen sipas kritereve strikte, duke përfshirë rrezikun fizik ose psikologjik të gruas. Këto gra kanë shumë pak ose fare mbështetje nga familjet e tyre apo nga shoqet, dhe asnjë mjet për të mbajtur veten. Si strehëza e Tiranës, ashtu edhe ajo e Elbasanit përshkruan kliente që ishin nxjerrë jashte apo kishin ikur nga shtëpitë e tyre dhe kishin fjetur rrugëve.


Pastaj unë isha prapë shtatzanë me vajzën e dytë kur ai filloi të më nxirrte në rrugë dhe ndonjëherë më merrnin brenda fqinjët bashkë me fëmijët, dhe ndonjëherë rrija jashtë gjithë natën deri në mëngjes deri sa ai të më thoshte se mund të kthehesha. (A).


Ato pranojnë gratë shtatzana, të paktën një bebe ka lindur në strehëz, dhe ato me bebe dhe fëmijë të vegjël, shumë prej të cilëve përsërisin veprimet abusive që kanë parë tek baballarët e tyre. Gratë me probleme të pijes ose të drogës nuk pranohen, ndërsa ato me probleme të shëndetit mendor referohen në spital.


Gratë inkurajohen të shkojnë të punojnë jashtë, të çojnë fëmijët në shkollë (strehëza ndihmon në vendosjen e femijëve në shkollat lokale) dhe u bëjnë vizita të afërmve dhe miqve. Strehëza i ndihmon të gjejnë një punë të përshtatshme, dhe meqënëse të gjitha shërbimet e ofruara nga strehëza janë falas, gratë mund të kursejnë të ardhurat e tyre në mënyrë që të marrin me qera një apartament kur të largohen. Pjesa më e madhe e grave që shkojnë atje nuk kanë ndonjë profesion dhe megjithëse strehëza ka pranuar edhe mesuese, doktoresha dhe avokate, këto gra e kanë më të lehtë të gjejnë burime të tjera mbështetjeje dhe strehe për nje kohë më të gjatë, duke u mbështetur në familjet e tyre dhe rrjete të tjera.


Gjatë mbrëmjeve gratë marrin këshillim dhe përkujdesje mjekësore, dhe marrin pjesë në punë në grupe. Gjatë qëndrimit ato marrin këshillim, shërbimet e një avokati, ndihmë për të marrë një dhomë më qera dhe për të çuar fëmijët në shkollë, ato i referohen një doktori dhe janë më pas të lira të jetojnë të pavarura, ne rast se nuk kthehen tek burrat.

Përveçse aftësimit të gruas që të fitojë burime psikologjike dhe financiare për të jetuar të pavarura nga burrat, strehëza mund të bjerë dakort të negociojë më bashkëshortin e një gruaje, vjehërrit apo me familjen e saj të origjinës; ato mund të sjellin edhe të dyja palët bashkë për pajtim. Nga gratë e mbështetura nga strehëza, 50 përqind kthehen tek burrat, megjithëse gjysma e tyre kthehet në strehëz për herë të dytë pas dy ose tre muajsh, pak prej tyre pranohen për më shumë se dy herë.


Strehëza nuk merr fonde nga autoritetet. Qeveria e kaluar nuk kishte ofruar mbështetje duke cituar prioritete të tjera dhe nevoja të grupeve të tjera vulnerabël.


Në Strehëzën e Elbasanit211, krijuar në 2001 ka një kapacitet prej gjashtë grash së bashku me fëmijët e tyre (me një maximum prej 15 personash) dhe ka staf të pranishëm gjatë 24 orëve në ditë, nga një koordinatore dhe gjashtë specialiste.212Ashtu sikurse në Tiranë, hyrja është e bazuar në kriteret e vulnerabilitetit ekstrem, dhe ka një procedurë vlerësimi paksa të gjatë. Në të njëjtën mënyrë gratë mund të rrinë për gjashtë muaj dhe të kenë mundësi të punojnë dhë të kursejnë para për të marrë diçka me qera kur të largohen.


Një numër akoma më i madh grash kanë nevojë për strehim në krahasim me atë që mund të ofrohet nga burimet. Një grua kishte arritur në linjën e Këshillimit një javë para vizitës së Amnesty International pasi ishte larguar nga familja prej kërcënimeve të të shoqit. Ajo vinte çdo ditë në qendër dhe mendohej se jetonte në makinë, por prapë nuk kishte mundur të hynte në strehëz. Një grua tjetër nga Librazhdi kishte fjetur për dy javë në korridoret e spitalit të Elbasanit ndërkohë që priste të strehohej.


Sigurimi i Mbrojtjes: ndryshimi i Ligjit


Që nga 29 tetori 2004, 10 OJF duke përfshirë Zyrën për Mbrojtjen e Qytetarit, CRCA-në, Qendrën Avokatore për Gra, Qendrën e Këshillimit të Grave dhe Vajzave, Aleancën Gjinore për Zhvillim, Refleksione, Strehëzën e Gruas, Klinikën Ligjore për të Miturit, Në Dobi të Gruas Shqiptare dhe Qendrën për Planifikimin Familjar kanë punuar së bashku për të hartuar një ligj kundër dhunës në familje.213Ndërsa e identifikojnë projekt-ligjin si një katalizator për ndryshim, ata gjithashtu njohin problemet që mund të shoqërojnë paraqitjen e tij.


Shumë OJF besojnë se në qoftë se projekt-ligji do të zbatohet, ai do të detyrojë policinë dhe gjykatat të njohin dhe të veprojnë në rastet e dhunës në familje, sidomos në qoftë se OJF-të e grave do të bëjnë fushata për t'i informuar aktivisht gratë për të drejtat e tyre në bazë të ligjit të ri, t'i inkurajojnë ato të kërkojnë këto të drejta si dhe të ndihmojnë gratë për përmbushjen e të drejtave të tyre para gjykatës. Disa OJF theksuan nevojën për një fushatë informuese kombëtare paralelisht me prezantimin e ligjit të ri, por në të njëjtën kohë ishin të shqëtësuara se në zonat ku nuk kishte OJF grash, duke mos pasur ndihmën e tyre, gratë mund të hezitojnë të kërkojnë ndihmën direkt të autoriteteve, apo të fillojnë procedimet pa pasur një mbështetje.


OJF-të ishin gjithashtu të qarta se roli i tyre në trajnimin e punonjësve shëndetësorë dhe atyre të shërbimeve sociale, policisë dhe gjyqësorit do të jetë thelbësor për zbatimin e ligjit. Disa të tjerë ishin më të kujdesshëm dhe, duke përmendur moszbatimin e legjislacionit të mëparshëm progresiv nga qeveria e mëparshme (duke përfshirë dispozitat e Kodit të Familjes) shprehen nevojshmërinë e një politike që të shoqërojë dhe drejtojë procesin zbatues. U ngrit gjithashtu shqetësimi për "zinxhirin e pengesave" të cilat nuk e kanë lejuar gruan të ketë akses në drejtësi dhe, në mënyrë të veçantë, u shprehën për nevojën për të marë masa për të adresuar korrupsionin dhe mungesën e profesionalizmit në sistemin gjyqësor.


Dhuna në familje mund të reduktohet vetëm me anë të proceseve paralele në ekonomi dhe me vëtbesimin, forcimin dhe vetëvlerësim të grave.214

Vetëm ndryshimet në legjislacion nuk garantojnë të drejtat e grave. Për të bërë të mundur që gratë të jetojnë të lira nga dhuna, duhet të garantohen të drejta të tjera duke përfshirë të drejtën për një standart jetese të kënaqshëm që përfshin strehim të kënaqshëm, deri tek standartet më të larta të shëndetit dhe arsimimit. OJF-të e grave kanë qënë përherë të parat që kanë njohur ndërlidhjen dhe ndërvarësinë e të drejtave të grave, dhe masat që duhet të merren nëse gratë duhet të mbrohen sepse janë viktima të dhunës në shtëpi.


I Dërguari Special i OKB-së për të Drejtën për Strehim ka vënë në dukje se “dhuna në familje mund të rrisë vulnerabilitetin e grave për të qenë të pastreha, sidomos aty ku nuk ka mbrojtje nga ana e zyrtarëve të zbatimit të ligjit, apo nga vetë sistemi ligjor” ai vazhdoi duke theksuar se “konsiderimi i nevojës së një gruaje për t'u “larguar” nga një ambient i dhunshëm shtëpiak, në vend të largimit të një partneri të dhunshëm, duhet të adresohen sepse kjo ul gëzimin nga ana e gruas të një strehimi të përshtatshëm”. Më tej në vende (si Shqipëria), ku ka mungesë sigurie të së drejtës së qiraxhiut apo të pronës e shoqëruar me mungesë të mundësive të punësimit, ai theksoi se kjo mendjelehtësi i bën shumë gra që të qëndrojnë në situata abusive dhe të rrezikshme.”215


Nuk kam punë, nuk kam ku të punoj. Qendra [e gruas] më ndihmoi falas të regjistroja fëmijën në gjykatë. Unë kam vetëm kryesoret vaj, bukë, kripë dhe rroba nga një organizatë tjetër bamirësie, dhe femijët shkojnë në shkollë ku marrin ndihmë tjetër falas. kam pesë muaj që kam dalë më vete. (D).


Me shifrat e larta të papunësisë dhe diskriminimin e grave në fushën e punësimit, mbijetesa ekonomike e grave jashtë martese, duke marrë parasysh edhe mungesën e mbështetjes financiare nga ish-partnerët e tyre, duhet gjithashtu të garantohet, dhe bashkë me të edhe mundësia për të siguruar strehim për ato dhe për fëmijët e tyre. Në vitin 2003 Ministria e Punës miratoi një strategji kombëtare për punësimin e cila në teori u ofron asistencë grave që kërkojnë punë, si dhe punëdhënësve që dëshirojnë të punësojnë gra. Grupe, duke përfshirë edhe romët, egjyptianëtdhe gra të tjera të margjinalizuara janë të synuara në mënyrë të veçantë. Gjithsesi, Refleksione, e cila tani ofron një shërbim specifik për gratë që kërkojnë të punësohen, duke u përqëndruar veçanërisht tek gratë që i largohen dhunës në familje, është përfshirë në monitorimin e strategjisë së re të qeverisë dhe ishte mosbesuese rreth zbatimit të saj, si dhe vuri re se ajo nuk arrinte tek gratë e grupeve të përcaktuara në strategji.216

Ndërsa i ndihmon gratë që të punësohen, Refleksione u ofron atyre trajnim të përshtatshëm, mban kontakte me një databazë punëdhënësish dhe, në rastet e dhunës në familje, vets vendin e punës për t'u siguruar që gruaja nuk do të vuajë nga ngacmimet seksuale, negocion pagat, trajnimin dhe rregullimin e kujdesit për fëmijët në emër të grave.


Në një vëzhgim të kryer nga OJF-ja Hapat e Lehtёnë tre lagje të Shkodrës, ku jetojnë shumë familje të ardhura nga zonat rurale, gratë treguan qartë se përveç adresimit të dhunës brenda familjes, duke përfshirë dhunën karshi fëmijëve të tyre, ato kishin nevojë për punësim. Shumë prej tyre, duke qenë se jetojnë në prona të ndërtuara ilegalisht, nuk mund të regjistrohen tek autoritetet dhe si rrjedhim nuk kanë akses në kujdesin shëndetësor, ose nuk kanë siguracion shëndetësor; fëmijët e tyre nuk janë regjistruar në shkollë, ose iu duhet të ecin dy orë në ditë për në shkollën më të afërt që do t'i pranojë.


Ne merremi me Kanunin në çdo projekt me gratë. Në kulturën tonë trupi i gruas është tabu, edhe të shkosh tek gjinekologu është pjesë e turpit. Ato kërkojnë gjithmonë një mjeke, dhe këtë e bëjnë vetëm në momentin e fundit. Tabuja ekziston edhe mes grave, kështu ato nuk mund të flasin mes për eksperiencat seksuale, ose për trupin e tyre ose për familjen. Ato nuk mund të flasin me një të huaj, sidomos për dhunën në familje. Në kohën që na marrin në telefon, situata është shumë e rëndë.217


Gratë e këtyre komuniteteve zakonisht martohen shumë të vogla dhe lindin fëmijë që në moshën 14 vjeçare. Hapat e Lehtё në bashkëpunim me një shoqatë italiane ka organizuar një fushatë informuese për shëndetin dhe të drejtat riprodhuese dhe u sigurojnë grave kujdes para dhe pas lindjes me qëllim luftimin e vdekshmërisë së lartë foshnjore dhe shifrat e larta të vdekjes mëmësore.218Duke mos pasur shërbim shëndetësor, shumë gra sëmuren gjatë shtatëzanisë, lindjes në shtëpi dhe infeksioneve si rezultat i këtyre. Ato që shkojnë për të lindur në spital shohin se të drejtat e tyre nuk u respektohen, duke përfshirë jetën private dhe mundësinë të shoqërohesh nga një i afërm në momentin e lindjes. Megjithëse shërbimi shëndetësor u ofrohet falas atyre që kanë paguar sigurime shoqërore, nivelet e larta të korrupsionit dhe rrogat e ulëta sjellin si rezultat kërkesën e bërë nga punonjësit shëndetësorë për t'i paguar edhe për shërbimin më bazë që ofrojnë. Gratë mund të bëjnë ndërprerje të shtatëzanisë vetëm pasi të kenë paguar stafin për dokumentat ligjore të nevojshme.219


Gratë janë shumë rrallë të afta të kërkojnë ndihmë në rastet e dhunës në familje nga punonjësit shëndetësorë dhe ata socialë, të cilët shpesh janë indiferentë ndaj shenjave të dhunës në familje, ose nuk janë të trajnuar për të identifikuar dhunën në familje si një çështje shëndetësore. Punonjësja sociale tek Hapat e Lehtёnuk ishte në dijeni të asnjë rasti në të cilin një punonjës shëndetësor i spitalit të kishte referuar gruan me shenja fizike të dhunës në familje tëk OJF-ja. Gratë të cilat u japin mjekëve prova të dhunës në familje, shpesh shoqërohen atje nga pjesëtarë të familjes, dhe mund t'u ushtrohet presion, ose të dërgohen në spitalin psikiatrik. Hapat e Lehtё mendon se megjithëse shumë gra çohen në spitalin psikiatrik kundër dëshirës së tyre, të tjera e konsiderojnë atë si një strehë kundër dhunës në familje.


Faji është i burrave!


Duhet të bëhet ndryshim në ligj, në mënyrën e të menduarit, në mentalitet, dhe tek vetë gratë. Zhvillimi dhe liria nuk vijnë nga heshtja, gratë po humbasin fëmijët e tyre, dhe jetët e tyre. Në këtë moment gratë humbasin jetët e tyre dhe fëmijët e tyre.220

Pjesa më e madhe e OJF-ve përqëndrohet në sigurimin e shërbimeve dhe mbrojtjes për gratë, por të tjera janë marrë me rritjen e ndërgjegjësimit tek burrat, të trajnojnë dhe edukojnë profesionistët (sidomos burrat), duke përfshirë forcat e policisë dhe në qendrat ku siguria nuk është çështje, të ftojnë burrat në procesin e këshillimit. Të gjithë theksuan nevojën e një ndryshimi në mentalitetpër të sfiduar traditën. OJF-ja Në Dobi të Gruas Shqiptare, theksoi qartë nevojën e përfshirjes së burrave në një process të tillë dhe ngriti pyetjen: A mund të përfshijmë burra të dhunshëm, a mund të bëhen ata pjesë e kësaj?, duke vënë në dukje se kishin filluar një projekt për të punuar me ish-abuzues, ndërsa projekt-ligji i propozuar përmend vendosjen e programeve rehabilituese për burrat e dhunshëm. Deri më sot kanë qenë gratë shqiptare që kanë marrë përgjegjësinë të sfidojnë dhunën në familje dhe të ofrojnë mbështetje dhe ndihmë për gratë. Burrat shqiptarë, në qeveri, në ministry, në forcat e policisë, gjykata, spitale dhe qendra shëndetësore dhe në shtëpi, kanë tani përgjegjësinë për të zhvendosur barrën e turpit nga gratë, të cilat janë të abuzuara, tek burrat, turpi i të cilëve është pjesëmarrja e tyre e vazhdueshme dhë bashkëpunimi në dhunimin e të drejtave të grave shqiptare.

8. Përfundime dhe Rekomandime


Sipas të Dërguarës Speciale për Dhunën kundër grave (SRVAW), shkaqet dhe pasojat e saj:
"Shtetet duhet të promovojnë dhe mbrojnë të drejtat e njeriut tek gratë dhe të ushtrojnë kujdesin e duhur:
(a) Për të parandaluar, hetuar dhe dënuar aktet e të gjitha formave të dhunës ndaj grave, qoftë kjo në shtëpi, vendin e punës, komunitetin apo shoqërinë, në vendet e vuajtjes së dënimit apo gjatë konflikteve të armatosura;
(b) Për të marrë të gjitha masat për ti bërë gratë të afta dhe për të forcuar pavarësine e tyre ekonomike dhe të mbrojnë dhe promovojnë gëzimin e të gjithe të drejtave dhe lirive themelore;
(c) Për të dënuar dhunën ndaj grave dhe të mos përkrah zakonet, traditat apo praktikat në emër të besimit fetar apo të kulturës duke shmangur detyrimet e tyre për të eleminuar këtë dhunë;
(d) Për të intensifikuar përpjekjet për të zhvilluar dhe/ose përdorur masat legjislative. Arsimore, sociale dhe masat e tjera që kanë si qëllim parandalimin e dhunës, duke përfshirë përhapjen e informacionit. Fushatat kundër analfabetizmit, dhe trajnimin e personelit ligjor, gjyqësor dhe shëndetësor”


Kur i bën rekomandime qeverisë shqiptare, Amnesty International është mëse në dijeni të faktorëve kompleks social, ekonomik dhe kulturorë që e vendosin gruan para rrezikut të dhunës. Ashtu sikurse vihet re edhe në shënimet e të Dërguarës Speciale të dhunës kundër grave SRVAW, prezantimi dhe zbatimi i reformave legjislative për të ndjekur penalisht dhe për të ndëshkuar abuzuesit, është vetëm një prej ndryshimeve të nevojshme për të mbrojtur gratë, parandaluar dhunën dhe për të siguruar gratë me akses në drejtësi dhe të drejtën për zhdëmtim.


Detyrimet e Shqipërisë për të treguar kujdesin e përshtatshëm kërkojnë adoptimin e një sërë masash duke përfshirë politika praktike dhe mekanizma për mbrojtjen e të drejtave të grave, dhe të sigurohet se si gratë edhe burrat janë në dijeni të këtyre të drejtave, dhe se gratë mund të kenë lirinë që t'i ushtrojnë këto të drejta.


Megjithse rekomandiment e Amnesty International i drejtohen kryesisht Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë, ajo njeh edhe pjesën që duhet të luajnë ministritë e tjera për të siguruar një bashkëpunim të integruar dhe holistik për të siguruar që grave iu sigurohet e drejta për të jetuar të lira nga dhunë në shtëpi. Kështu organizata i drejton rekomandime edhe Ministrisë së Shëndetësisë Punës dhe Çështjeve Sociale dhe institucioneve të tjera. Në mënyrë që të zbatohen këto rekomandime Amnesty International vë në dukje se punonjësit publikë, sidomos zyrtarët e zbatimit të ligjit, gjyqësori, punonjësit e shëndetësisë dhe punonjësit socialë duhet të jenë plotësisht të sensibilizuar karshi të gjitha formave të dhunës kundër grave dhe t'u sigurojnë grave shërbime që njohin gravitetin dhe rëndësinë e problemit.


Amnesty International u bën jehonë dhe thekson rekomandimet e bëra nga CEDAW në vitin 2003, dhe në mënyrë të veçantë i kërkon qeverisë që të sigurojë që këto reforma do të zhvillohen dhe prezantohen në bashkëpunim me OJF-të me përvojë në luftën kundër dhunës në familje. 221


Amnesty International thekson gjithashtu nevojën që qeveria të kujdeset dhe të promovojë si një çështje me prioritet ndryshimin rrënjësor në sjelljen e shoqërisë shqiptare karshi dhunës në familje. Organizata vëren se pa një përkushtim për të informuar gratë për të drejtat e tyre dhe pa një program edukimi publik për ta bërë këtë dhunë shoqërisht dhe moralisht të papranueshme, do të jetë e vështirë që ndryshimet në ligj të kenë ndonjë pasojë në jetët e një pjese të mirë të grave.


Amnesty International njeh gjithashtu shkallën e dhunimit të të drejtave të grave. Vlerësime konservatore që vijnë nga një vëzhgim tregojnë se të paktën një e treta e grave shqiptare mundet që në një moment të caktuar në jetën e tyre të bëhen subjekt i dhunës në familje. Amnesty International është e vetëdijshme se ndalimi i dhunës në një shkallë kaq të madhe nuk mund të arrihet lehtë, por i kërkon qeverisë shqiptare të hartojë menjëherë një plan veprimi për një sërë masash të menjëhershme dhe afat shkurtra për të zbatuar dispozitat e ligjit të ri për dhunën familjare dhe pastaj të adresojë masat më afat gjata të rekomanduara në këtë raport.


Duke pasur parasysh rezolutën e miratuar nga Parlamenti Evropian më 2 shkurt 2006 për të luftuar dhunën kundër grave,222mbylljen e një Marrëveshjeje Stabilizim Asocimi mes Shqipërisë dhe BE-së më 18 shkurt 2006 Amnesty International i bën gjithashtu thirrje BE-së të drejtojë burime, duke përfshirë financime dhe personel, për të asistuar autoritetet shqiptare për të vendosur masa të menjëhershme dhe padyshim të qëndrueshme për të adresuar këtë dhunim të rëndë të të drejtave të njëriut të grave.


Amnesty International vëren gjithashtu se Këshilli i Evropës do të bëjë në vitin 2006 një fushatë sensibilizuese për të luftuar dhunën në familje kundër grave në të 46 shtetet anëtare duke përfshirë Shqipërinë.223


Zbatimi i detyrimeve ndërkombëtare


Duke njohur se Shqipëria ka firmosur dhe ratifikuar të gjithë standartet relevante ndërkombëtare, Amnesty International i kërkon qeverisë shqiptare të përmbushë detyrimet e veta, dukë përfshire përmes:

  • Sigurimit të plotë dhe të menjëhershëm të zbatimit të Rekomandimeve Përmbyllëse të CEDAW-s të vitit 2003;

  • Informimin e publikut rreth Protokollit Shtesë të Konventës së Grave të cilin Shqipëria e ka pranuar më 23 qershor 2003, i cili u lejon grave individuale dhe grupeve t'i drejtohen drejtpërdrejt CEDAW-s në lidhje me dhunime të të drejtave të tyre sipas konventës;

  • Të zbatojnë kërkesat e raportimit Në lidhje me Konventat e OKB-së, duke u siguruar se këto raporte do të përmbajnë të dhëna të ndara sipas gjinive;

  • Ti dërgojnë të Dërguarës Speciale të OKB-së për dhunën kundër grave një ftesë të të qenit të gatshëm dhe t'i lehtësojnë asaj aksesin në të gjitha mjediset qeveritare. Institucionet dhe zyrtarët.


Ti jepet fund mosndëshkimit të Dhunës në Familje kundër Grave:

  • Të përmirësohet raportimi dhe ndjekja penale për të gjitha format e dhunës kundër grave duke përfshirë:

  • Hartimin e statistikave të besueshme dhe të hollësishme për denoncimet, hetimet dhe ndjekjet penale të dhunës në familje kundër grave;

  • Kryerjen e një hetimi të detajuar në lidhje me pengesat dhe defiçitet e sistemit gjyqësor;

  • Të sigurohet se ankimet e grave për dhunën e ushtruar nga bashkëshortët, bashkëjetuesit, ose partnerë të tjerë të afërt, do të hetohen pa ngurim, paanësisht dhe efektivisht dhe, aty ku ka prova të mjaftueshme, të ndiqen penalisht të dyshuarit nëpërmjet një procesi të drejtë;

  • Të mos reduktohen dënimet për individët që akuzohen për "krime për të ashtu quajturin 'nder'" mbi bazat e "zakonit", "nderit", "traditës", apo "provokimit të ashpër të padrejtë";

  • Ligjet që trajtojnë dhunën në familje të zbatohen po aq seriozisht sa edhe për shkeljet në kontekste të tjera, duke lejuar paraqitjen ne procedim të provave të shkeljeve të mëparshme.


Në fushën e legjislacionit, Amnesty International i kërkon qeverisë Shqiptare të:

  • Të penalizojë dhunën kundër grave (dhunën nga partneri) në familje, duke përfshirë abuzimin psikologjik, rrahjen përdhunimin, së bashku me përdhunimin martesor, sulmet seksuale dhe çdo lloj dhune me bazë gjinore, të sigurojë mbrojte për të gjitha gratë, të respektojë integritetin dhe dinjitetin e tyre, dhe të siguroj ndëshkim dhe zhdëmtim të duhur;

  • Kryej një rishikim të përgjithshëm të të gjithë legjislacionit dhe të procedurës penale dhe të modifikojë ose shfuqizojë ligje, rregullore, zakone dhe praktika të cilat përbëjnë diskriminim kundër grave në çështjet familjare, ose të cilat lejojnë që ky diskriminim të vazhdojë, dhe të prezantoj dhe zbatoj aty ku është e nevojshme një legjislacion të ri me qëllim sigurimin e barazisë së grave;

  • Ky rishikim duhet gjithashtu të përfshijë politikat dhe shërbimet me qëllim që ligjet dhe procedurat t'u bëjnë të mundur grave viktima të dhunës të zhdëmtohen menjëherë dhe efektivisht, duke përfshirë dëmshpërblim, kujdes mjekësor dhe social dhe parandalim efektiv të abuzimeve të mëtejshme;

  • Të rishikojë dhe thjeshtëzojë procesin e mbledhjes së provave, kështu që fotografitë dhe prova të tjera t'i çohen gjykatës menjëherë dhe pa kompleksitet të panevojshëm;

  • Të ndryshojë nenin 284, kështu që për të gjitha ankimet të lidhura me dhunën në familje, barra për të filluar procedimin të mos i mbetet viktimës.


Të zbatohen dispozitat e Kodit të Familjes të 2003 që:

  • U garantojnë grave të drejtën për të zgjedhur lirisht bashkëshortin dhe të martohen vetëm me pëlqimin e tyre të plotë dhe të lirë;

  • Të ndalojë martesat e të miturve;

  • T'u sigurojë grave në rastet e divorceve një process të drejtë kur kërkojnë të drejtën për detyrimin për ushqim, pronë, mbështetjen e fëmijës dhe kujdestarinë e fëmijës.


Amnesty International gjithashtu i Kërkon qeverisë shqiptare të miratojë dhe zbatojë projekt-ligjin civil për dhunën brenda familjes.


Në mënytë të veçantë Amnesty International i bën thirrje Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë të sigurojnë që:

  • Të gjitha denoncimet e dhunës në familje të mbahen shënim, duket përfshirë edhe veprimet e kryera nga policia në lidhje me këto denoncime;

  • Të mbrojnë viktimat, dëshmitarët dhe të tjerët që janë në rrezik gjatë hetimeve dhe ndjekjeve të tilla penale për shkak të kërcënimeve dhe përndjekjeve, duke iu siguruar akses në strehëza ku mund të mbrohen nga abuzimi;

  • Të hartojnë, zbatojnë dhe monitorojnë udhëzime dhe procedura standarte për të mbuluar të gjitha fazat e një hetimi dhe ndjekjeje penale dhe ndëshkimit të akteve të dhunës kundër grave, si dhe të vlerësojnë sistemin gjyqësor penal sipas këtyre standarteve;

  • Të zbatojnë skema trajnimi për oficerët e policisë, juristët dhe gjyqtarët dhe, në bashkëpunim më Ministrinë e Shëndëtësisë fakulteteve të mjekësisë dhe infermierisë, studentëve të mjekësisë dhe shkencëtarëve mjeko-ligjorë, në mënyrë që viktimat e dhunës ndaj grave të trajtohen me kujdes gjatë procesit ligjor dhe provat e dhunës ndaj grave mblidhen prezantohen dhe konsiderohen me kujdes;

  • Në mënyrë të veçantë policia, zyrtarët shtetërorë juristët dhe gjyqtarët duhet të trajnohen për:

- Mbrojtjen e grave nga dhuna në familje;

- T'u përgjigjen dhe të hetojnë denoncimet e dhunës në familje;

- Të ndjekin penalisht dhe të ndëshkojnë akte të tilla;

- Të mbrojnë gratë që kanë bërë ankimin ose janë dëshmitare në rrezik, nga përndekjet dhe kërcënimet gjatë hetimit dhe ndjekjes penale;

- Të sigurojnë që gratë që janë viktimë e dhunës nuk riviktimizohen për shkak të praktikave të zbatimit të ligjit të pandjeshme ndaj gjinisë;

-Udhëzime dënimesh, për të siguruar që dhunuesit dënohen në të njëjtën shkallë me krimin që kanë kryer;

-Të zbatojnë ligjin që të sigurojë praktikisht barazinë mes burrave dhe grave;

- Të citojnë legjislacionin vendor dhe ndërkombëtar që mbrojnë të drejtat e grave në vendimet e tyre.

  • Të bëjnë të mundur, të mbështesin dhe të promovojnë rekrutimin dhe trajnimin e grave juriste, gjyqtare dhe oficere të policisë për të forcuar një perspektivë gjinore në të gjithë sistemin gjyqësor penal;

  • T'i lejojnë viktimat të ekzaminohen nga mjeke ligjore femra [aty ku është e mundur];

  • Të sigurojnë që oficerët e policisë janë subjekt i autoritetit hetimor dhe ndjekjes së institucioneve të pavarura civile dhe se anëtarë të policsë dhe forcave të sigurisë, si dhe zyrtarë shtetërorë që nuk e zbatojnë detyrimin e tyre ligjor për të mbrojtur gratë dhe parandaluar dhunën, kur janë të detyruar që ta bëjnë një gjë të tillë, të sillen para drejtësisë.

Në mënyrë të veçantë, Amnesty International i bën thirrje Ministrisë së Drejtësisë të sigurojë që:

  • Në të gjitha çështjet që përfshijnë dyshime të rrahjes apo formave të tjera të dhunës nga bashkëshorti, bashkëjetuesi, ish partneri apo personi nga i cili është bërë divorci, të bëhet një hetim i plotë për të parë nëse ekzistojnë prova për dhunë të mëparshmë në familje;

  • Në të gjitha çështjet penale që përfshijnë dhunën në familje, duke përfshirë ato që ndiqen në bazë të nenit 403 deri 406 (gjykimi i shkurtuar) duhet të merren masa (duke përfshirë, nëse është e nevojshme ndryshimin e dispozitave për caktimin e ekspertëve, neni 179 KPP), për t'u siguruar që provat do të sigurohen nga ekspertët përkatës, duke përfshirë punonjës socialë, punonjës të shëndetësisë, ekspertë të dhunës në familje ndaj gruas, dhe OJF grash që punojnë me viktimat e dhunës. Këto prova duhet të përfshijnë dhe jo vetëm të kufizohen në: prova të incidenteve të tjera të dhunës në familje dhe prova të lidhura me efektet fizike ose psikologjike të kësaj dhune.

  • Këto prova duhet të merren në konsideratë nga gjykatat kur vendosin për fajësinë dhe japin vendimet;

  • Anëtarë të gjyqësorit, prokurorë dhe avokatë mbrojtës duhet të trajnohen për të drejtën dhe standartet ndërkombëtar ne lidhje me dhunën në familje.


Së fundmi, gjatë hetimit dhe ndjekjes penale të çështjeve ku akuzohen gratë për vrasje ose vrasje nga pakujdesia e bashkëshortit ose partnerit dhe ku dyshohet një histori e dhunës në familje, të vednosen para gjykatës të gjitha provat që kanë të bëjnë me marrëdhënien mes të pandehurës dhe personit të vdekur, duke përfshirë provat e ekspertëve të përmendura më lart. Këto prova duhet të merren parasysh nga gjykata, për të parë kështu nëse kanë qenë kushtet e mbrojtjes së nevojshme, ose për t'u marrë në konsideratë si rrethana lehtësuese për dënimin.


Duke njohur nivelin e lartë të krimit me armë, duke përfshirë vrasjet brenda familjes, dhe duke pranuar përpjekjet e bëra nga autoritetet në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare për mbledhjen e armëve, Amnesty International rekomandon që:

  • Duhet të konsultohen OJF-të e grave dhe punonjësit e shëndetësisë e të tjerë që punojnë në fushën e dhunës familjare, për hartimin dhe zbatimin e programeve për mbledhjen dhe shkatërrimin efektiv të mbajtjes pa leje të armëve të vogla e të lehta.

  • Lejet për armë duhet të lëshohen vetëm nga autoritetet qeveritare sipas kritereve strikte që përjashtojnë dhënien e lejeve atyre me një hitori të ushtrimit të dhunës në shtepi ose komunitet, si dhe të merren parasysh shkaqet e deklaruara në kërkeseën për leje, konteksti në të cilin është bërë kërkesa si dhe mundësia e keqpërdorimit;

  • Policia duhet të autorizohet, në çdo hetim të lidhur me përdorimin e armëve për dhunën në familje, duke përfshirë kanosjen për jetën, të konfiskojë çdo armë, pa marrë parasysh nëse mbahen me leje apo jo, or ëhether a conviction arises from the allegation;

  • Zyrtarët e zbatimit të ligjit duhet të trajnohen për të kutuar më mirë rolin që mund të luajnë në parandalimin e dhunës brenda familjes nëpërmjet aplikimit dhe zbatimit të ligjeve që ndalojnë mbajtjen e armëve dhe municioneve;

  • Ministria e Brendshme duhet të promovoje dhe publikojë standartet e të drejtave të njeriut të OKB-së për zyrtarët e zbatimit të ligjit, duke përfshirë Kodin e Sjalljes së Zyrtarëve të Zbatimit të Ligjit dhe Parimet Bazë për Përdorimin e Forcës dhe Armëve të Zjarrit nga Zyrtarët e Zbatimit të Ligjit (Parimet Bazë), dhe t'i bëjë këto standarte pjesë të ligjit dhe praktikës;

  • Në bazë të këtyre standarteve, zyrtarët e zbatimit të ligjit duhet të ndalohen të marrin në shtëpi armët në bazë të nenit 11 të Parimeve Bazë të OKB-së, të cilat mbrojnë dispozitat e rregulloreve që specifikojnë rrethanat nën të cilat një oficer policie është i autorizuar të mbajë armë, si dhe llojin e armës dhe municionit që i lejohet; ato gjithashtu i kërkojnë institucioneve të zbatimit të ligjit të rregullojnë kontrollin, depozitimin dhe lëshimin e armëve të zjarrit, duke përfshirë procedura për t'u siguruar që oficerët e policisë janë përgjegjës për përdorimin sit ë armës, ashtu edhe të municionit;

  • Çdo zyrtar i zbatimit të ligjit i dyshuar për çdo vepër që lidhet me kërcënimin me ose përdorimin e armës, duhet të pezullohet menjëherë dhe, nëse dënohet, duhet të largohet nga forcat e policisë;



Për Ministrinë e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutitn e Shëndetit Publik:

  • Të sigurojë trajnime për të gjithë studentët dhe praktikantët, duke përfshirë infermierët dhe mamitë, se si t'i kundërpërgjigjen dhunës, duke përfshirë rolin e punonjësve të shëndetësisë në parandalimin e dhunës ndaj grave dhe në hetimin dhe ruajtjen e provave të dhunës ndaj grave dhe dhunës brenda familjes;

  • Në mënyrë të veçantë, të trajnojë një komunitet të ri të punonjësve të shëndetësisë, sidomos të atyre që jetojnë në zona rural të izoluara, se si t'i kunderpërgjigjen, hetojnë dhe ruajnë provat e dhunës ndaj grave dhe dhunës brenda familjes, duke e ndërtuar sipas modelit të përdorur për sistemin ekzistues të vaksinimit;

  • Të bashkëpunojë tërësisht me Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale për sigurimin e shërbimeve duke siguruar mekanizma referimi;

  • Të sigurojë se të gjithë departamentet e emergjencës, institucionet e shëndetit publik dhe qendrat e planifikimit familjar janë të lidhura me sigurimet shoqërore të disponueshme , OJF dhe shërbime ligjore, duke inkurajuar një mënyrë veprimi multi-disiplinare siç është përcaktuar në prjekt-ligj;

  • Të sigurojë që brenda programit të qeverisë të sigurojë "cilësi të lartë dhe shërbim shëndetësor të ndershëm", të sigurotë fonde për praktikat mjeksore dhe spitale për trajtimin e viktimave të dhunës familjare, dhe në adresimin e korrupsionit nëshërbimet shëndetësore, të sigurojë që punonjësit shëndetësorë të marrin paga që të mos i vënë në varësi të pagesës së pacientëve;

  • Të sigurojnë që viktimat e dhunës në familje të kenë të drejtën të zgjedhin mjeke femra falas dhe staff tjetër mjekësor në qendrat shëndetësore dhe spitalet;

  • Të bashkëpunojë me OJF-të e grave për të zbatuar programet kombëtare për eleminimin e dhunës ndaj grave, t'u sigurojë asistencë falas të mbijetuarve të dhunës;

  • Të shpërndajë informacionin dhe të sigurojë mundësinë e grave për të denoncuar dhunën, duke përfshirë linjat telefonike që përfshijnë gjithë zonat që kanë personel të trajnuar mjaftueshëm, broshura, postera të shpërndarë nëpër spitale, qendra të ndihmës së parë,klinika të planifikimit familjar dhe vende të tjera të përshtatshme;


Për t'u siguruar që gratë marrin informacion në lidhje me të drejtat e tyre, qeveria duhet:

  • Në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshmë, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, të ko-ordinuar nga Komiteti për Mundësi të Barabarta, të përgatisin një fushatë publikë informuese të përmasave të mëdha për të drejtën e gruas për të mos jetuar nën dhunë;

  • Të sigurojë që autoritetet, në bashkëpunim me OJF-të e grave dhe të tjera, t'u ofrojnë grave informacion për të drejtat e tyre, në median e shkruar dhe mediat e tjera, duke përfshire televizionin dhe media të tjera;

  • Të instruktojë Ministrinë e Telekomunikacioneve për të siguruar linja telefonike falas për qendrat e këshillimit të drejtuara nga OJF-të e grave dhe të sigurojë telefona publikë në zona rurale të izoluara.


Me nivelin e lartë të papunësisë dhe vështirësitë për të pasur shërbime sociale dhe kujdes mjekësor, ka rrezik që gratë rome dhe “egjyptiane” të mos mund të përfitojnë nga masat e mara nga qeveria për të adresuar dhunën në familje, vetëm në rast se merren masa positive për të siguruar përfshirjen e këtij komuniteti.


Për të Sfiduar Tolerancën Shoqërore dhe Kulturore ndaj dhunës ndaj Grave brenda Familjes, qeveria duhet:

  • Të mos përkrah çdo zakon, traditë apo konsideratë fetare për të shmangur detyrimet e saj për të eleminuar dhunën ndaj grave

  • Të deklarojë publikisht në çdo rast qëllimet e saj për të parandaluar, hetuar dhe ndëshkuar çdo formë të dhunës ndaj grave;

  • T'u bëjë thirrje autoriteteve bashkiake, liderve të komunitetit dhe organeve fetare për të promovuar respektin për të drejtat e njeriut të grave, dhe të denoncojë dhe ti jap fund çdo veprimi që inkurajon ose toleron dhunën ndaj grave;

  • Të financojë dhe zbatojë fushata për të gjithë dhe edukative për të adresuar qëndrimet shoqërore dhe kulturore që diskriminojnë gratë dhe që lehtësojnë dhe sjellin dhunë ndaj tyre;

  • Të sigurojë që çdo program për ndryshimin e qëndrimit të theksojë që dhuna në familje është një vepër penale dhe një problem social i përhapur, dhe jo një problem privat familjar që prek pak individë;

  • Në mënyrë të veçantë, këto fushata duhet: të promovojnë tolerancë zero ndaj dhunës ndaj grave, të heqin turpin nga gratë si viktima të dhunës,të inkurajojnë viktimat për të kërkuar zhdëmtim. Fushatat duhet të përfshijnë liderë të komunitetit, politikanë bashkiakë, median dhe shoqërinë civile dhe të zhvillohen në shkolla, vende të tjera të edukimit të të rriturve, forume qytetare, nëpërmjet faqeve të internetit, leksioneve të hapura dhe debateve.


Për median

  • Të marrë masa efektive për të siguruar që media të respektoj dhe promovoj respektin për gratë, duke siguruar informacion për këtë çështje dhe mundësitë për viktimat në një mënyrë të kuptueshme.

1 Projekt-ligji “Për masat kundër dhunës në marrëdhëniet familjare” përshkruhet në detaje në pjesën shtatë, më poshtë.

2 http://www.mnadvocates.org/sites/608a3887-dd53-4796-8904-997a0131ca54/uploads/Albania.pdf

3 Organizatat jo qeveritare njihen në Shqipëri si organizata jo fitimprurëse OJF.

4 Shih Amnesty International, Është në dorën tonë – Ndal dhunës ndaj grave, Mars 2004 (AI Index: ACT 77/001/2004).

5 Të gjitha intervistat e Amnesty International (AI) të cituara në këtë raport janë kryer në tetor 2005, përvec rasteve kur jepet një datë tjetër. Organizata dëshiron të falenderojë të gjithë ata që e ndihmuan AI-në për këtë kërkim.

6 Gra të dënuara gjatë një procesi penal, emrat e të cilave janë njohur për publikun, përfaqësohen nga inicialet e emrave të tyre.

7 “Qeveria e re është tërësisht e përkushtuar ti japë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave të reja dhe shfrytëzimit të tyre për prostitucion dhe qëllime të tjera. Politika dhe masa efektive për parandalimin e dhunës në familje dhe krimeve ndaj grave do të jetë gjithashtu një prioritet i lartë, Programi i qeverisë 2005-2009, paraqitur para parlamentit shqiptar më 9 shtator 2005.

8 Shih p.sh., France: Violence against women: a matter for the State (Franca: Dhuna ndaj grave: një cështje për shtetin), AI Index: EUR 21/001/2006; Russian Federation: Nowhere to turn to: Violence against women in the family (Federata Ruse: Askund ku mund të drejtohesh: Dhuna ndaj grave në familje), AI Index: EUR 46/056/2005; Spain: More than words. Making protection and justice a reality for women who suffer gender based violence in the home (Spanjë: Më tepër se fjalë. Të bëjmë mbrojtjen dhe drejtësinë për gratë që vuajnë dhunë me bazë gjinore në shtëpi,) AI Index: EUR 41/005/2005; Turkey: Women confronting family violence (Turqi: Gratë përballen me dhunën në familje), EUR 44/013/2004; AI Sweden: Men’s Violence against Women in Intimate Relationships (AI Suedi: Dhuna e burrave ndaj grave në marrëdhëniet intime), 19 April 2004.

9 Intervistë e AI me një jurist nga Tirana, tetor 2005.

10 Deri në mars 1997 protestuesit dhe të tjerë kishin bastisur rreth 1,200 depo ushtarake dhe magazina të policisë, duke nxjerrë në qarkullim rreth 652,000 SALW si dhe rreth 1.5 miliardë municione, 3.5 millionë granata dore, 3,600 tonë lëndë plasëse dhe një milion mina. Numri i saktë i atyre që kanë mbetur në qarkullim vazhdon të jetë në pyetje; shih, Turning the Page: Small Arms and Light Weapons in Albania, Saferworld, December 2005, pp. 5-6.

11 Sipas të dhënave zyrtare të ardhurat e femrave janë përafërsisht 0.56 % të të ardhurave të meshkujve, UNDP Human Development Report, 2005, UNDP.

12 Banka Botërore, (2003). Poverty Assessment. Report No: 26213. Europe and Central Asia Region, Human Development Sector Unit. Washington, D.C.: World Bank, (2003), Program Document for a Proposed Second Poverty Reduction Support Credit. Report No: 25889-AL. Europe and Central Asia Region, Human Development Sector Unit. Washington, D.C.: World Bank

13 As of 30 September 2005, www.instat.gov.al/

14 CEDAW/C/ALB/1-2, p. 54.

15 CEDAW Assessment Tool Report, Inisiativa për të Drejtat Ligjore të Grave, Tiranë, korrik 2005, fq. 48-51.

16 "Egjyptianët" formojnë një grup të veçantë që e dallojnë veten nga Romët, megjithëse nuk njihen si të tillë nga qeveria.

17 Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Tolerancës, Raporti i Tretë për Shqipërinë, CoE CRI(2005)23, adoptuar më 17 dhjetor 2004. Strategjia e Romëve është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 633, Fletorja Zyrtare, 18 Shtator 2003.

18 Shifrat e dhëna nga qeveria shqiptare për vrasjet shënojnë një rënie nga viti 1997 në vitin 2001: 1997, 48.2 vrasje për 100,000 banorë, 1998, 17.9, 2001, 6.7, http://www.instat.gov.al/ .

19 Saferworld, Turning the Page, pp. 17, 24-25.

20 Shih të mëvonshmën, Shqipëria: Detyrimet nën Konventën e OKB-së kundër Torturës – hapësirë mes ligjit dhe praktikës, AI Index: EUR 11/001/2005, shkurt 2005.

21 Intervistë e AI-së me Altin Hazizaj, Drejtor i CRCA, 7 tetor 2005; shih CRCA, Shqipëria, Raport Alternativ: Për situatën e të Drejtave të Fëmijës në Shqipëri), Tiranë, dhjetor 2004. Raporti i paraqitur para shqyrtimit nga ana e Komitetit të të Drejtave të Fëmijëve të raportit të parë të Shqipërisë në lidhje me zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve në janar 2005, jep detaje të dhunimit të të drejtave të fëmijëve duke përfshirë keqtrajtimin e fëmijëve në komisariatet e policisë, në qendrat e paraburgimit dhe në burgje, diskriminimin e fëmijëve romë dhe të fëmijëve më të drejta të kufizuara, mos ofrimi nga ana e autoriteteve i mbrojtjes së fëmijëve në jetimore, dhe mungesa e shërbimit për fëmijët që vuajnë abuzim psikologjik, fizik dhe seksual brenda familjes, trafikimi i fëmijëve, puna e fëmijëve dhe fëmijët e rrugës.

22 OBSH, Raport Botëror për Dhunën dhe Shëndetin, 2002, p. 118, http://www.who.int/violence_injury_prevention/violence/world_report/en/full_en.pdf

23 Mbajtja e armëve të zjarrit rrit shanset që një grua të vritet nga partneri shumë më tepër, Amnesty International, Impakti i armëve në jetën e grave, AI Index: 30/001/2005, fq. 9-11. Analizë e Qendrës së Gruas Tiranë në 2001 bërë 207 artikujve mediatikë për raste të dhunës në familje treguan se 62 përqind e rasteve ishin kryer duke përdorur SALW; për shkak se media tenton të paraqesë më tepër raste të dhunës në familje që janë kryer me armë, kjo shifër mund të mbi-paraqesë përdorimin e tyre, Turning the Page, fq.24-25.

24 Por shih më poshtë, p.9, për një shifër më të ulët.

25 Mary P. Van Hook, Edlira Haxhiymeri dhe Eglantina Gjermeni, “Duke iu kudërpërgjigjur dhunës gjinore në Shqipëri: Një përpjekje e përbashkët”, International Social Work 43 (3): 351-363. Ky ndryshim në bazë punësimi nuk gjendet në një vëzhgim të mëvonshëm, shih Silva Bino, Mary Goldwin dhe Florina Serbanesku, Dhuna ndaj Grave, p. 7, n. 4.

26 Miria, S, “Dhuna ndaj grave dhe tabutë psikosociale që e favorizojnë atë”, Botim i shoqates Refleksione, Tiranë 1996; S. Miria et. al., Vëzhgim i dhunës ndaj grave dhe trafikimit në zonat rurale të rrethit të Lezhës, Refleksione, 2000.

27 Kaci B, Dhuna ndaj grave, Problem kombëtar, Tiranë, 1996. Në vëzhgimin e Refleksione 1996, 64 përqind e grave të intervistuara kishin qenë subjekt i dhunës fizike dhe psikologjike (shpirtërore) në lidhjen me partnerin; 35 përqind prej tyre kishin qenë dëshmitare të dhunës së rëndë fizike dhe psikologjike në familjet e tyre të origjinës.

28 Mary P. Van Hook, et. al, “Duke iu kundërpërgjigjur dhunës në familje në Shqipëri”; Edlira Haxhiymeri, Dhuna në Familje në Shqipëri, Dizertacion, Universiteti i Tiranës, 1996.

29 Adriana Babani, Dhuna në Familje ndaj Grave në Shqipëri, UNICEF, 2003, fq. 9.

30 E njëjta, fq. 33.

31 Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Studim i kryer në shumë vende për Shëndetin e Grave dhe Dhunën në Familje ndaj Grave, 2005, (http://www.who.int/violence_injury_prevention/violence/world_report/wrvh1/en/)

32 Instituti i Shëndetit Publik, Vëzhgim i Shëndetit Riprodhues në Shqipëri, 2002, Ministria e Shëndetësisë, Shqipëri dhe Divizioni i Shëndetit Riprodhues, Departamenti i Shërbimeve të Shëndetit dhe Njerëzore, Atlanta, Georgia,.

33 Silva Bino, Mary Goldwin dhe Florina Serbanescu, “Dhuna ndaj Grave”, Kreu 15, Vëzhgim i Shëndetit Riprodhues në Shqipëri, fq. 313-324. Intervistë e AI me Silva Bino, Drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik.

34 E përkufizuar si dhunë “që ndodh mes partnerëve të martuar ose të ndarë, ose atyre që bashkëjetojnë”, Bino, Dhuna ndaj grave, fq. 315.

35 Në të njëjtin vëzhgim, 32.5 përqind e burrave pranuan se i abuzonin partneret verbalisht, 14.2 përqind kishin ushtruar abuzim fizik dhe një përqind marrëdhënie seksuale të detyruar pa dëshirën e partneres.

36 Genc Burazeri, Enver Roshi, Rachel Jewkes, Susan Jordan, Vesna Bjegović dhe Ulrich Laaser, “Faktorë të lidhur me dhunën fizike bashkëshortore në Shqipëri: studim ndër-sektorial”, British Medical Journal 331, 23 korrik 2005, fq. 197-201; bazuar në një grup prej 1039 grash të martuara mosha 25-65 vjeç me banim në Tiranë.

37 Dr Shk. Arben Lloja dhe Dr Bledar Xhemali, “Krimi brenda Familjes, Vitin 2001-3”, (Crime within the Family, 2001-3), Revista e Mjekësisë Ligjore Shqiptare, Nr 2, Vitin 2005, (The Review of Albanian Legal Medicine, No. 2, 2005), fq. 9-16. pjesa më e madhe e plagosjeve të grave ishte në fytyrë dhe kokë (73 përqind), nga të cilat dërmishtje dhe gërvishtje (35 përqind) dhe plagë të lehta (26 per cent), ishin më të shpeshta.

38 Intervistë e AI me Andrea Gurakuqi, Qendra për Paqe dhe Drejtësi, Shkodër.

39 Intervistë e AI me Forumin e Grave, Elbasan.

40 Bino, Dhuna ndaj grave, fq. 8-9.

41 Intervistë e AI me punonjësen sociale Shoqata Hapat e Lehtë, Shkodër.

42 Deklaratë e përbashkët për shtyp “Një krim me rrezikshmëri shoqërore të lartë”, Komiteti shqiptar i Helsinkit, Forumi i Pavarur i Grave shqiptare, Qendra e Gruas, Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut, 5 shkurt 2004; intervistë me Gofile Marticanaj, Gazeta Shiptare, 5 shkurt 2004.

43 “Vrasja e gruas nga i ati ose i vëllai për shkak të pasjes, ose dyshimit se ka pasur lidhje seksuale para ose jashtë martese”, L. Abu Odeh, “Krimet e Nderit dhe Ndërtimi i Gjinive në shoqëritë Arabe”, në M. Yamani, ed., Feminism and Islam, 1996, fq. 141; Purna Sen, “Krimet e nderit: Vlera dhe Kuptimi”, fq. 50, në Lynn Welchman dhe Sara Hossain, eds., “Nderi”, Krime, Paradigma dhe Dhuna ndaj Grave, 2005.

44 EE/CN.4/1999/68, Integrimi i të Drejtave të Njeriut të Grave dhe Perspektiva Gjinore, Dhuna ndaj Grave, Dhuna në familje ndaj grave, Raport i të Dërguarës Speciale për dhunën ndaj grave, shkaqet dhe pasojat, e paraqitur nga Znj. Radhika Coomaraswamy, në bazë të rezolutës së Komisionit të të Drejtave të Njeriut, 1995/85, 10 mars 1999, para 18. Për koncepte të "nderit" në Kodin Penal shih nenet 101 deri 103 të KP, që parashikojnë dënime më të larta në ndëshkimin e personave të akuzuar për përdhunim, me pasojë vetëvrasjen e viktimës.

45 Lynn Welchman dhe Sara Hossain, “Të drejtat dhe gabimet e nderit”, në Welchman dhe Hossain, p.5.

46 Intervistë e AI me OJF-në Këshilli për Paqe dhe Drejtësi, Shkodër.

47 Kanuni i Lekë Dukagjinit, eds. S Gjeçov dhe L. Fox, 1989, seksionet XXVIII dhe XXXI. Nëse gruaja “s'u pru … si duhet te burri” burri mund “me i pre thekun a flokun” dhe ta lërë. Më pas burri duhet t'i presë flokët gruas, ta zhvishte plotësisht dhe ta ndiqte nga shtëpia në praninë e të afërmve dhe ta ndjekë duke e kamxhikuar nëpër fshat, Kanuni Seksioni XXXI.

48 Kanuni, seksioni XXVIII.

49 Kanuni, seksioni XXXI.

50 EE/CN.4/1999/68, Integrimi i të Drejtave të Njeriut dhe Perspektiva Gjinore, 10 mars 1999, op.cit., para. 189. I Dërguari Special gjithashtu vuri re mungesën e një ligji që adreson dhunën në familje, "duke përfshirë përdhunimin martesor" si dhe përfitimin e shërbimeve sociale.

51 CEDAW, Vërejtje Përmbyllëse, Shqipëria, paragrafet 68 dhe 69.

52 Ismail Kadare, Prilli i Thyer, 2003, fq.134.Botimi Onufri.

53 Intervistë e AI me drejtorin e burgut të grave 325.

54 Asambleja e Përgjithshme (AP) Res. 48/104, 48 U.N. GAOR Supp. (No. 49) at 217, U.N. Doc. A/48/49 (1993), para. 1.

55 SRVAW, Raporti i Komisionit të të Drejtave të Njeriut, UN Doc. E/CN.4/2003/75, 6 janar 2003, para.30.

56 CEDAW, Rekomandim i Përgjithshëm 19, Dhuna ndaj Grave, (Sesioni i njëmbëdhjetë, 1992), hartimi i Komenteve të Përgjithshme dhe Rekomandimeve të Përgjithshme adoptuar nga Human Rights Treaty Bodies, U.N. Doc. HRI\GEN\1\Rev.1 at 84 (1994), para. 6.

57 OBSH, Raport Botëror për Dhunën dhe Shëndetin, Gjenevë, 2002; përkufizimi zgjerohet në Studimin e OBSH-së për Shëndetin e Grave dhe Dhunën në Familje kundër Grave, 2005, fq. 13, Tabela 2.1. (http://www.who.int/violence_injury_prevention/violence/world_report/wrvh1/en/)

58 CRCA, Albania, Alternative Report, For the Situation of Children’s Rights and the Implementation of the Convention on the Rights of the Child in Albania (Shqipëria, Raport Alternativ, Për Situatën e të Drejtave të Fëmijës në Shqipëri), 2004

59 Amnesty International përdor termin “dhuna në familje” dhe “dhuna nga partneri” për të përkufizuar dhunën ndaj grave gjatë një lidhjeje intime si çdo veprim apo sjellje e kryer nga nje individ, të cilin një grua e konsideron të jetë, ose ka qenë, i lidhur në mënyrë intime me të, pa dallim seksi, gjendjeje civile ose banimi, e cila sjell si rezultat vdekjen, apo dëmtimin ose vuajtjen fizike, seksuale ose psikologjike të gruas. Ky përkufizim synon të përfshijë individë që gruaja i identifikon si “partnerë” të tanishëm apo të kaluar.

60 Abuzimi ekonomik përfshin veprime si mohimi i fondeve, refuzimi për të kontribuar financiarisht, mohimi i detyrimit për ushqim dhe nevoja bazë, dhe kontrollimi i aksesit ndaj kujdesit shëndetësor, punësimit, etj, UNICEF, Innocenti Digest, 2000.

61 Martesa e 19 nga 55 gra të intervistuara nga Adrian Baban për UNICEF-in ka qenë e stisur nga baballarët ose vëllezërit, Dhuna në familje ndaj grave në Shqipëri, fq. 22.

62 Intervistë e AI, Hapat e Lehtë, Shkodër

CEDAW Assessment Tool Report, fq. 57

63 CEDAW ka vënë re në mënyrë të vazhdueshme se praktika të tilla që përfshijnë martesa të detyruara apo martesa femijësh "mund të justifikojnë dhunën me bazë gjinore si një formë e mbrojtjes apo kontrollit mbi gratë… pasojat [e të cilave] ndihmojnë për t'i mbajtur gratë në role varësie dhe kontribuojnë në nivelin e tyre të ulët arsimor dhe mundësitë e punësimit.", Rekomandimi i Përgjithshëm 19 i CEDAW, para 11. Shih gjithashtu Rekomandimin e Përgjithshëm 21 të CEDAW (Barazia në martesë dhe marrëdhënie familjare), paragrafët 15-18.

64 Intervistë e AI me Edlira Haxhiymerin, Drejtoreshë e Strehëzës së Tiranës

65 Nëntë (16 përqind) e 55 grave të intervistuara nga Adriana Babani janë kërcënuar në këtë mënyrë, UNICEF, 2003, fq. 34; Jetmir Zhpella u dënua me katër muaj e 20 ditë heqje lirie sepse kërcënoi të shoqen me një granatë, Gjykata e Rrethit Shkodër, Reg. 127, Dec. 13, 17 janar 2005.

66 Të dy citimet janë marrë nga intervista të Adriana Babanit, publikuar në UNICEF, 2003, fq. 34-5

67 Gjykata e Rrethit Shkodër, vendim nr. 50, 19 mars 2003.

68 Adriana Baban vuri re se “30 nga 55 gra akoma mendonin se duhet të sakrifikonin nevojat e tyre individuale për të mbajtur familjen e bashkuar dhe për të rivendosur lidhjen, ndërsa 19 prej tyre janë larguar nga partnerët”, UNICEF, 2003, fq.9.

69 Panorama, “Familiarët e 27-vjeçares: Ishte shumë xheloz dhe e rrihte”, 18 prill 2005; Panorama, “Bashkëshorti i arrestuar krijon alibinë: E qëllova lehtë”, 19 prill 2005.

70 Korrieri, “Kërcënohej nga burri, vetëvaret 22-vjeçarja”, 27 prill 2005.

71 Korrieri, “Dhuna e të shoqit e çon në vetëmbytje”, 27 janar 2006. Shih gjithashtu pjesën 5 më poshtë, fq. 33.

72 Amnesty International e konsideron dhunën në familje si një faktor për rritjen e rrezikut të trafikimit të grave. Sipas artikujve të shtypit, Z.H. u detyrua kur ishte 17 vjeç të martohej me një burrë me aftësi të kufizuar mendore i cili e keqtrajtonte vazhdimisht. Pas dy muajsh ajo u largua dhe takoi një burrë me të cilin u martua dhe shkoi në Greqi. Më pas ai e rrihte dhe e detyronte të punonte si prostitutë, pastaj e shiti për 5 000 Euro para se të kthehej në Shqipëri. Z.H. u arrestua dhe deportua nga policia greke dhe më pas denoncoi të shoqin në nëntor 2004. Në të njëjtën kohë ajo lindi një fëmijë, por e braktisi atë në një qendër të drejtuar nga Zyra Ndërkombëtare për Migracion ku ajo jetonte më parë. Ajo u arrestua për “braktisjen e fëmijës” në shkurt 2006, Metropol, “Z.H. 19 vjeçe shfrytëzohet në Greqi e pasi vjen shtatëzanë lë fëmijën në rrugë”, 12 shkurt 2006.

73 Kjo gjithashtu mund të reflektojë deri diku rritjen e hezitimi të grave në nisjen e një procedimi të tillë pas divorcit, Shoqata Shqiptare e Grave Juriste, Rreth Dhunas ndaj Grave në Shqipëri, Tirana, 2000, fq. 83; gjykatat e studiuara përfshijnë Tiranën, Durrësin, Lezhën, Korçën dhe Fierin.

74 Gjykata e Rrethit Shkodër, Reg. no 298, Dec. no. 197; ai u dënua në bazë të neneve 84 dhe 89; çertifikata mjeko-ligjore, datë 16 maj 2005 shprehej se ajo ishte e paaftë për punë për më shumë se nëntë ditë.

75 Metropol, “I Pandehuri: u pendova për vrasjet që kam bërë”, 7 shkurt 2006.

76 Gazeta Shqiptare, “Ekzekutoi ish-bashkëshorten dhe vajzën, dënohet me burg përjetë”, 21 shkurt 2006.

77 Neni 18 i Kushtetutës shqiptare thotë se “të gjithë janë të barabartë para ligjit”, dhe se “askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia”.

78 Në 2003 Shqipëria u bë pjesëmarrëse e Protokollit shtesë i cili njeh kompetencën e CEDAW të marrë dhe konsiderojë komunikime të dërguara nga individët apo grupet e individëve.

79 CEDAW, Rekomandimi i Përgjithshëm 19, 1992, UN DOC A/47/38.

80 Këto detyrime janë përcaktuar së fundmi në detaj në vendimin e CEDAW për çështjen A.T. kundër Hungarisë, CEDAW, Komunikimi nr. 2/2003, UN Doc CEDAW/C/32/D/2/2003 (2005).

81 Deklarata e OKB-së për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave, rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme 48/104 e 20 dhjetorit 1993.


82 CEDAW, Rekomandimi i Përgjithshëm 19, 1992, UN DOC A/47/38.

83 UN Doc. A/52/635, adopted without a vote, 12 December 1997; on a regional level, see CoE Committee of Ministers Recommendation Rec. (2002)5 on the protection of women against violence.

84 Raort i të Dërguarës Speciale të OKB-së për dhunën ndaj grave, shkurt 1996, E/CN.4/1996/53.

85 Intervista të AI me A.,D.,M.N. dhe P.

86 “Nuk kemi pasur raste torturash këtë vit”, interviste e AI me policinë e Tiranës.

87 Neni 278/2, Mbajtja, blerja ose shitja e armëve, bombave apo minave pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohen me gjobë ose me burgim deri në shtatë vjet; Neni 278/3, Mbajtja e fishekëve të armëve të lehta luftarake pa leje të organeve kompetente shtetërore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Neni 279, Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta pa leje të organeve kompetente, si shpatat, bajonetat, thikat dhe mjete të tjera të përgatitura e të destinuara posaçërisht për sulm kundër personave ose për vetëmbrojtje, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

88 Raport i (SRVAW) para Komisionit të të Drejtave të Njeriut, E/CN.4/1996/63, para. 142 (g); Intervistë e AI më OJF-në, Në Dobi të Gruas Shqiptare.

89 CEDAW/C/ALB/1-2. Shqipëria, Raporti përiodik fillestar dhe i dytë, fq. 29; faktorë të tjerë përfshinin: “Koncepti i grave se shkaku i abuzimit ndaj tyre janë gabimet që ato mund të kenë bërë; Mungesa e ndërgjegjësimit publik për faktin që dhuna familjare paraqet një krim dhe si e tillë ajo duhet të jetë e dënueshme, Mungesë e strukturave të veçanta policore dhe shëndetsore që merren me dhunën familjare; Mungesa e ndërgjegjësimit të sistemit ligjor për përmasat e fenomenit dhe se si duhet të trajtohet ai; Mungesa e shërbimeve në të gjithë vendin për rastet e dhunës në familje.”

90 Komiteti i të Drejtave të Njeriut, CCPR/C/SR.2228, 19 tetor 2004.

91 Strategji model dhe Masa Praktike, para. 8 (c).

92 Intervistë e AI me Edlira Haxhiymerin.

93 Intervistë e AI me D.K..

94 Erita Avdyli, një e punësuar nga UNICEF u zhduk në prill 2000; trupi i saj u gjend në maj 2000. Burr ii saj Dritan Avdyli u arrestua më 14 maj, u akuzua, doli në gjyq dhepranoi vrasjen e saj; në bazë të artikujve të fundit të shtypit, ka rifilluar hetimi i kësaj çështjeje. Korrieri, 2 dhjetor 2005.

95 Intervistë e AI më Qani Balija, Nën Drejtor i Policisë së Vlorës.

96 Intervistë telefonike e AI me Afërdita Proni, HRDC.

97 Intervistë eAI me officer të policisë së Krimeve të Rënda të Tiranës.

98 Intervistë telefonike e AI me Afërdita Proni, HRDC.

99 Intervistë e AI me patolog mjeko-ligjor.

100 Intervistë e AI me stafin e OJF-së Hapat e Lehtë, Shkodër.

101 Intervistë e AI me Qani Qerkesi, Shef Ligjor dhe i Administratës, Zv. Drejtor i Policisë së Tiranës.

102 AI nuk mund ta konfirmojë, gjithsesi një zëdhënës i policisë së Elbasanit raportoi se të njëjtën javë kishin marrë tre ankime për dhunë në familjë, Gazeta Shqiptare, 25 maj 2005.

103 Intervista të AI me oficerë të policisë së Krimeve të rënda, Tiranë, tetor 2005.

104 Sipas Ministrisë së Brendshme, janë duke u bërë përpjekje për të rekrutuar më shumë gra oficere të policisë.

105 Kjo sjellje binte në sy edhe në Vlorë, ku në forcat e policisë është një njësi anti-trafikim e cila punon ngushtë me një strehëz për vajza dhe gra të trafikuara për qëllime prostitucioni.

106 Intervistë e AI me një oficer të Policisë se Krimeve të Renda, Tiranë. Organizata vëren se Policia e Krimeve të Renda nuk ka mandat për të ndërhyrë në çështje që kanë lidhje me nenet e lidhura me dhunën në familje, megjithëse ata merren me dhunën brenda familjes në rastet e gjakmarrjes.

107 Intervistë e AI me Ahmet Prençin.

108 Gazeta Shqiptare, “Rrihte bashkëshorten, arrestohet 47-vjeçari”, 27 janar, 2006; Korrieri, “Dhuna e të shoqit e çon në vetëmbytje”, 27 janar 2006.

109 Intervistë e AI me MN.

110 Këto janë nën administrimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe jo nën Ministrinë e Shëndetësisë.

111 Korrieri, “Çdo ditë kemi dy raste dhune”, 11 gusht 2005.

112 Neni 284/1. Për veprat penale të parashikuara nga nenet 89, 102 paragrafi i parë, 105, 106, 130, 239, 240, 241, 243, 264, 275 dhe 318 të Kodit Penal, ndjekja mund të fillojë vetëm me ankimin e të dëmtuarit, i cili mund ta tërheqë atë në çdo fazë të procedimit.

2. Ankimi bëhet nga i dëmtuari te prokurori ose në policinë gjyqësore me anën e një deklarate, në të cilën personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të posaçëm, shfaqet vullneti që të procedohet në lidhje me një fakt të parashikuar nga ligji si vepër penale.

113 Intervistë e AI me Besa Saraçi, Qendra Avokatore për Gra, QAG; as QAG-ja, as Studioja Avokatore e Elbasanit, të cilat të dyja ofrojnë ndihmë ligjore falas për gratë në raste divorcesh, nuk kishin përfaqësuar gra në çështje penale

114 Intervistë e AI me oficerë të Policisë së Krimeve të Rënda, Tiranë.

115 Është vlerësuar se 5 përqind e ankimeve të mundshme arrijnë në gjykatë, Komiteti Gruaja dhe Familja dhe UNICEF, Mapping of Existing Information on Domestic Violence in Albania, tetor 2000, fq.21; Refleksione, Studim i Krahasuar, fq. 5.

116 Neni 6, Deklarata e OKB-së për Parimet Bazë të Drejtësisë për viktimat e Krimit dhe të Abuzimit të Pushtetit, UN Doc. A/RES/40/34, 29 nëntor 1985.

117 “Dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave”, Trajtesa Juridike dhe Sociale për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Tirana 2005, fq.18-19.

118 Kujtim Luli pranoi se prokurorët tentojnë të përqëndrohen kryesisht tëk "krimet e rënda me përfshirjen e armëve, rastet që janë përfundime ekstreme të dhunës, tejet të rrezikshme”.

119 Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, Çështja nr. 419, 26 qershor 2003. Neni 338 i KPP thotë se “Në rastin e veprave që ndiqen me kërkesën e të dëmtuarit akuzues, gjykata thërret të dëmtuarin dhe atë kundër të cilit është bërë kërkesa për gjykim dhe u propozon zgjidhjen e çështjes me pajtim. Në qoftë se i dëmtuari e tërheq kërkesën dhe ai që akuzohet e pranon tërheqjen, gjykata vendos pushimin e çështjes. Në të kundërtën ajo cakton datën e seancës dhe u bën të njohur atyre se mund të ndihmohen nga mbrojtës.” Prokurorët raportohet se janë trajnuar për zgjidhje konfliktesh, zgjidhje alternative të konfliketeve dhe mediacion në çështje familjare.

120 Intervistë e AI, Besa Saraçi, QAG; Neni 133 i Kodit të Familjes shprehet se “Gjykata vendos për fajësinë, në zgjidhjen e martesës, vetëm kur kjo kërkohet prej njërit ose të dy bashkëshortëve”.

121 Intervistë e AI me Kujtim Lulin, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

122 Intervistë e AI me stafin e Hapat e Lehtë, Shkodër.

123 Intervistë e AI me një zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë. Në raste të tilla provat e sjella para gjykatës nga punonjës socialë apo psikologë gjatë tre viteve të fundit kanë sjellë pasoja positive mbi vendimet.

124 Intervistë e AI, Ariana Fullani, Drejtoreshë, Shkolla e Magjistraturës, Tiranë.

125 Neni a (d), DEVAW.

126 Shih Henrik Ligori, “Çështje teorike dhe praktike të lidhura me dhunën në familje”, Trajtesa Juridike dhe Sociale për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Tiranë 2005, UNICEF, fq. 65-76.

127 Modele Strategjish dhe Masa Praktike, 13(vi) (c).

128 Amnesty International falenderon misionin e OSBE-së në Tiranë dhe Drejtorin e Burgut 325 për ofrimin e vendimeve; vendime të tjera u morën nga http://gjykata.altirana.com/ i cili publikon vendime online të marra nga gjykatat e Tiranës dhe Shkodrës. Në Shqipëri ka 29 gjykata të rretheve, gjashtë gjykata të apelit dhe një Gjykatë të Lartë.

129 Në vitin 2001, në një analizë të 113 çështjeve penale (sipas nenit 20 të KP, që ndoshta mund të përdoreshin në rastet e dhunës ndaj grave) të sjella para gjykatës së rrethit të Tiranës, Dashamir Kore gjeti 65 raste të dhunës në familje; në vitin 2002 nga 137 çështje penale, 73 lidheshin me dhunën në familje; akuzat më të shpeshta ishin për kanosje (neni 84: 2001, 21 raste; 2002, 14 raste) dhe neni 90 (dëmtime të tjera me dashje: 2001, 21 raste; 2002, 14 raste. Kishte respektivisht tre dhe shtatë raste vrasjesh (neni 76) dhe dy akuza për vrasje me paramendim (neni 78) për çdo vit, Dashamir Kore, Analiza e të Dhënave të Monitorimit të Vendimeve të Gjykatave në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë), Trajtesa Juridike dhe Sociale për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Tiranë 2005, fq. 183-4 (English summary), fq. 95-108.

130 Dashamir Kore (op.cit), vuri re se në 15 raste të dhunës familjare në 2001 dhe në 16 raste në 2002, të pandehurit ishin akuzuar edhe për mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit apo armëve të ftohta (neni 279).

131 Intervistë e AI, OSBE, Tiranë; për çështje në lidhje me sistemin gjyqësor shqiptar, duke përfshirë korrupsionin “që përfshijnë gjithë aktorët e sistemit gjyqësor” dhe mosbesim të publikut ndaj gjyqësorit shih, OSCE Presence in Albania, Fair Trial Development Project, Interim Report, shtator 2004.

132 Dashamir Kore, (op.cit)

133 Amnesty International vëren gjithsesi, se këto faktorë merren parasysh në nenin 99 të KP Shkaktimi i vetëvrasjes: “Shkaktimi i vetëvrasjes ose i tentativës së vetëvrasjes të një personi, si rrjedhojë e trajtimit të keq sistematik ose nga sjellje të tjera sistematike që prekin rëndë dinjitetin, të kryera nga personi që e ka në vartësi materiale apo çfarëdolloj vartësie tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet”.

134 Vjollca Meçaj, gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese vë re se rethanat rënduese të përcaktuara në nenin 50 (e) dhe (g) nuk ishin marrë në konsideratë në vendime të lidhura me dhunën në familje në gjykatat e rretheve të Tiranës, Shkodrës apo Vlorës në vitet 2001 deri në 2002, “Dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave”, Trajtesa Juridike dhe Sociale për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Tiranë 2005, fq.14-15.

Gjithsesi, Sandër Simoni, kryetar i Gjykatës së Krimeve të Rënda ka shkruar se "Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndjekur një politikë dënimi rigoroze në lidhje me këtë lloj krimi [dhunën në familje]" dhe citon shembullin e një të pandehuri të dënuar me 18 vjet burgim për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë të gruas së tij, rast në të cilin gjykata përdori nenin 50 të KP në lidhje me rrethanat rënduese, Sander Simoni, “Gjykimi i veprave penale që lidhen me dhunën në familje”, Trajtesa Juridike dhe Sociale për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Tirana 2005, p. 77.

135 Shih për shembull, “Në vendosjen e masës së dënimit gjykata merr në konsideratë kërcënimin social të autorit dhe të veprës penale, përhapjen e këtij krimi në vendin tonë, faktin që krimi është kryer në familje…”, Gjykata e Rrethit Shkodër, Regj. nr, 10/373, Dec. no 65, 8 prill 2003. por shih edhe Gjykata e Rrethit Sarandë reg. No 27, Dec, no 20, 6 mars 2003: “përsa i përket nivelit të rrezikshmërisë që mund të paraqesë e pandehura. Gjykata mendon se ajo përbën një rrezik të lartë për shoqërinë, sepse ky rezik paraqitet në veprimet e saj”. Për këtë dispozitë në komentarin e KP shih Meçaj, op.cit, p. 12, footnote 5.

136 Gjykata e Rrethit Shkodër, Reg no. 8/498, Vendim nr. 32, 2 shkurt 2005.

137 “Thuhet se ata kanë pasur grindje të mëparshme, por vendimi nuk shprehet se të çfarë lloji. Nuk përmendet as se përse u grindën atë natë. Nga vendimi nuk mund të kuptosh asgjë; nuk mund të kuptosh qëllimin e të pandehurit, cilat ishin motivet e tij.”, Dashmir Kore, “An Analysis of Monitoring Findings of Judicial Decisions in Tirana, Shkodra and Vlora District Courts”, op.cit.

138 Gjykata e Rrethit Shkodër, Reg. 10/373. Dec. no. 65, 8 prill 2003.

139 Gjykata e Rrethit Shkodër, Reg. No 126, Dec. no. 71, 15 prill 2003.

140 Gjykata e Shkallës së parë Tiranë,, Reg. no.953, Dec. no. 615, 7 qershor 2004.

141 Gjykata e Rrethit Tiranë, Act 1372, Vdm. no. 1072, 7 nëntor 2005

142 Gjykata e Rrethit Shkodër, Reg. 340, Vdm. 13, 24 nëntor 2004.

143 Gjykata e Shkallës së Parë (Rrethit) Tiranë, Act no.953, Dec. no. 615, 7 qershor 2004.

144 Gjykata e Rrethit Shkodër, Vdm. no. 7, 17 January 2006.

145 Neni 275 i KP, Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike që bëhen me qëllim për të prishur qetësinë e tjetrit përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohën me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Më 13 tetor 2004, Ilir Veliaj u dënua për kanosje dhe për përdorimin me keqdashje të thirrjeve telefonike (neni 275), pasi kishte kërcënuar se do të vriste ish-gruan; ai u dënua me tre muaj burgim, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, akti no. 666, Vdm 929; 3 qershor 2005, Zhan Leka u dënua për një akuzë të ngjashme, Vdm 754, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë.

146 Neni 7 (b), Modele Strategjish dhe Masa Praktike; CoE CoM Rec (2002) 5, neni 39,[shtetet duhet] “të marrin masa për t’u siguruar që procedimet penale të mund të nisen nga prokurori publik”. AI vë re se në disa shtete janë miratuar ligje të cilat nuk kanë marrë pikëpamjen e gruas në konsideratë, dhe mund të dhunojnë të drejtat e tyre.

147 Shih më lart, p. 30; Gjykata e Rrethit Shkodër, Vdm. no. 329, 22 nëntor 2005.

148 Shih fq. 10, nënshënimi 35.

149 Në bazë të nenit 59/1 (KPP), ankimi bëhet para gjykatës nga i dëmtuari akuzues. Personi që është dëmtuar nga vepra penale të parashikuara nga nenet 90, 91, 92, 112/1, 119, 120, 121, 122, 125, 127, 148, 149 dhe 254 të Kodit Penal ka të drejtë t'i paraqesë një kërkesë gjykatës dhe të marrë pjesë në gjykim si palë për të vërtetuar akuzën dhe për të kërkuar shpërblimin e dëmit.

150 Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë: Vdm. 905, 7 tetor 2004; gjithashtu Vdm. 387, 16 prill 204; Vdm. 818, 10 shtator 2004.

151 Ky nuk ështa rasti i nenit 102/2 ku përdhunimi i cili sjell si rezultat pasoja serioze në shëndetin e viktimës, apo në rastet e përdhunimit të të miturve (nenet 100 dhe 101); Buletini Statistikor 2004, Ministria e Drejtësisë,Tiranë, 2005, fq.34.

152 Buletini Statistikor 2004, Ministria e Drejtësisë, Tiranë, 2005, fq.34.

153 Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, Reg no 169, Vdm. nr, 45, 24 janar 2005.

154 Korrieri, “Me 3 vjet burg, familja kërkon ndëshim”, 17 nëntor 2005; Metropol, “Plagos gruan me thikë nga xhelozia, prangoset pas urdhit të prokurorit”, 26 gusht 2005; vendimi i apelit nuk dihet.

155 Shih pjesën 2, më lart.

156 Gazeta Shqiptare, “Drejtuesja e Forumit të Pavarur të Gruas Shqiptare: Ja përse jam kundër”, 22 shtator 2004. Në një letër drejtuar Presidentit Mojsiu dhe Ministrit të Drejtësisë, Këshilli Kombëtar i Grave Shqiptare e përshkroi arsyetimin e gjykatës sit ë paligjshëm dhe imoral, Korrieri, 16 tetor 2003.

157 Një mbrojtje e ngjashme bazuar në "humbjen e kontrollit dhe moment inati ”, provokim ose passion gjendet në juridiksione kudo në botë dhe “tërësisht u shërben meshkujve për të ushtruar dhunë ndaj femrave”, Ëelchman and Hossain, op. cit, fq. 10-13.

158 Vdm. nr. 811, 29 shtator2003, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë; Vdm. nr. 875, 24 dhjetor2004, Gjykata e Apelit Tiranë.

159 Intervistë e AI, Ariana Fullani, Drejtoreshë, Shkolla e Magjistraturës, Tiranë.

160 Intervistë e AI me D.K.

161 CEDAW/C/ALB/1-2.Shqipëria, Raporti periodik fillestar dhe i dytë, fq. 29-30,

162 Në vitin 2001, gjysma e 36 grave të burgosura për vrasje ishin dënuar për vrasjen e bashkëshortëve ose ish-bashkëshortëve; shumica vinte nga veriu, katër ishin rome, Instituti Politikave të Zbatura per Gjinine, Profile të grave të dënuara, 2001.

163 Marsela Dauti, In the Name of Survival: Battered Women who Kill. The Case of Albania, M.A Thesis, Central European University, Department of Gender Studies, Budapest 2004, pp.19-23.

164 Vera Qevani nga Tirana vrau partnerin e saj Gezim Bajrami me bar miu në nëntor 2004. Ajo u arrestua dhe u akuzua në prill 2005, pasi të afërmit e burrit kërkuan një hetim. Gjatë gjykimit ajo pretendoi se ai dehej dhe i rrihte rregullisht atë dhe dy fëmijët e tyre 6 dhe 9 vjeç. Ata kishin jetuar së bashku në apartamentin e saj për 15 vjet dhe ai nuk pranonte të largohej. Në fund të qershorit 2005 Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e dënoi atë me tetë vjet burgim, Gazeta Shiptare, “Pastruesja pranon para hetuesve vrasjen e bashkëshortit pasi pinte shpesh dhe grindeshin”, 21 prill 2005; Koha Jonë, “Helmoi Burrin, Dënohet 8 Vite Burg”, 1 korrik 2005.

165 Për pasivitetin e prokurorisë shih OSCE, Fair Trial Development Project, fq. 25-6.

166 Shih gjithashtu Marsela Dauti, op.cit., p.53.

167 Gjykata e Rrethit të Lezhës, Vdm nr. 9, 14.04.2004; Vdm. nr. 72, 07.06.2004.

168 Gjykata e Rrethit Berat, Nr. regjistrit 101, Datë 10.05.2005;

169 Shih gjithashtu Marsela Dauti, op. cit.

170 Shih pjesë nga Intervista e AI me M.N., më lart, fq.17. Kur u intervistua nga AI, M.N. dukej qartë që ishte në depression dhe ajo i tha AI-së që ishte trajtuar në spital për depression pas trafikimit të së bijës; ajo i tha gjithashtu AI-së se i shoqi e rrihte vazhdimisht, edhe gjatë rasteve kur grindeshin për vajzën.

171 “Gjatë jetës martesore ata kanë pasur grindje të cilat janë shtuar pasi vajza e tyre u largua nga familja për në Itali dhe u fejua me GV nga Elbasani. Pas ikjes së vajzës së tyre, çifti vazhdonte të akuzonin njëri-tjetrin se e kishin detyruar të bijën, e cila shfrytëzohej si prostitutë në Itali, për t'u larguar [nga familja]”, vendimi si më lart.

172 Gjykata e Rrethit Korçë, Reg. no. 89, Vdm. nr. 86, 11 mars 2004.

173 Para bashkimit të dënimeve, ajo u dënua me 10 vjet për vrasje dhe tre vjet për armëmbajtje pa leje, Gjykata e Rrethit Vlorë, Vdm. nr. 260, 11 tetor 2004.

174 In vitin 2001 ajo u diagnostikua me “sinozit frontal”, një infeksion i kavitetit të kafkës tek pjesa e ballit, ku ka një rrezik infeksioni që ndiqet nga traumë.

175 Gjykata e Rrethit Shkodër, Reg no. 428; Vdm. nr .307, 24 dhjetor 2003.

176 Në çështjet civile të Gjykatës së Rrethit të Tiranës në vitin 2001, nga 402 çështje civile që kishin lidhje me divorcing ose me të drejtën prindërore, 42 vendime i referoheshin dhunës në familje; në 2002, nga 524 çështje të tilla, 30 i referoheshin dhunës në familje, Dashamir Kore, op.cit..

177 Besa Saraçi, Prezantimi i Problemeve tё Gykimit nё Çështjet Familjare me Elemente tё dhunës nё Familje, Tiranë, 2005.

178 Intervistë e AI me Besa Saraçin.

179 Neni 155, Kodi i Familjes. Para se gjykata të marrë një vendim të përkohshëm ose përfundimtar lidhur me mënyrën e ushtrimit të përgjegjësisë prindërore, të drejtës së vizitës ose të besuarit të fëmijës njërit ish-bashkëshort, duhet të thërrasë një psikolog ose punonjës social, i cili, para se të japë mendimin, duhet të marrë të dhëna për gjendjen materiale dhe morale të familjes, kushtet në të cilat jetojnë dhe ku është më e përshtatshme të jetojë fëmija.

180 Intervistë e AI me F., Shkodër.

181 OJF-të informuan Amnesty International se ata ishin në dijeni të dy rasteve të tjera në të cilat gratë kishin arritur me sukses të largonin burrat nga pronat e familjeve të tyre, në një rast tjetër burri kishte ngritur një kundër-kërkesë, e cila ishte rrëzuar, Gjykata e Rrethit Tiranë, Reg. 36, 15 prill 2005.

182 Neni 7 – Mosha e lidhjes së martesës, Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Gjykata e vendit ku lidhet martesa, për shkaqe me rëndësi, mund të lejojë martesën edhe përpara kësaj moshe. [Këto shkaqe nuk specifikohen, por mendohet se përfshijnë, për shembull shtatëzaninë, për shkak të së cilës mund të lejohet martesa]. ANeni 8 - Pëlqimi i bashkëshortëve, Martesa lidhet para nëpunësit të gjendjes civile, me pëlqimin e lirë të dy bashkëshortëve të ardhshëm; këto martesa mund të shpallen të pavlefshme nga nenet 39 dhe 33 respectivisht. Neni 20 u lejon vetëm prindërve të kudërshtojnë martesën, për një numër të kufizuar arsyesh, arsye këto të parashikuara nga ligji, shih shënimin 184.

183 Martesa mund të ndalohet vetëm në rastet e bigamisë, në rastet e lidhjes së gjakut ose mes prindërve a kujdestarëve dhe fëmijëve nën kujdesin e tyre, nenet 9-14 të Kodit të Familjes; për shqetësimet e AI në lidhje me nenin 12 i cili ndalon martesën e përsonave që kanë një sëmundje e rëndë psikike ose kanë zhvillim mendor të metë, shih Shqipëria: Aftësia e kufizuar dhe e drejta e martesës, AI Index: EUR 11/005/2004, 11 nëntor 2004.

184 Neni 153. E drejta e përdorimit të banesës. Në rast se banesa familjare është në pronësi të njërit ish-bashkëshort dhe bashkëshorti tjetër nuk ka në pronësi banesë tjetër të përshtatshme në vendbanimin e tyre, gjykata mund të lejojë përdorimin nga ish-bashkëshorti jopronar të banesës kur: a) fëmijët i janë lënë për rritje dhe edukim këtij të fundit, derisa ata të arrijnë moshën madhore;

185 Mekanizmat e zbatimit mbeten problematike, duke përfshirë moszbatimin nga ana e zyrave të përmbarimit, por edhe për shkak të nivele të larta të papunësisë e cila sjell si rezultat varfërinë e personave, shih Agata Nasti, “Detyrimi për ushqim sipas Kodit të ri të Familjes”, Qendra Avokatore pёr Gratë, Revista nr. 14, 2004, fq. 15-25 (në anglisht fq. 69-79).

186 Sonila Omari, “Efektet Pasurore të Martesës së Pavlefshme",Qendra Avokatore pёr Gratë, Revista nr. 13, 2004, fq. 29-42, (në anglisht, fq. 87-100).

187 Në versione më të hershme të ligjit gratë përmendeshin specifikisht në nenin 1.

188 Neni 3.2. “Dhunë në familje” konsiderohet: (a) Çdo akt dhune i kryer mes personave që janë ose kanë qenë në lidhje familjare, (b) Veprimet apo mosveprimet, të cilat konsiderohen si dhunë në familje janë, por nuk kufizohen sa më poshtë: Vrasja, kanosja, tortura, plagosja, ndërprerja e shtatzanisë, mosdhënia e ndihmës, shkaktimi i vetëvrasjes, rrëmbimi, trafikimi, dhunimi i banesës, detyrimi dhe shfrytëzimi i prostitucionit, fyerja, shpifja, kufizimi i lirise se shprehjes, qarkullimit apo te organizimit, percmimi, cënimi i jetës private, dhunimi seksual, kryerja e veprimeve te tjera te turpshme, kërcënimi për braktisje, mosdhënia e mjeteve për jetesë, marrja e padrejtë e fëmijës, abuzimi direkt fizik, psikologjik, seksual dhe ekonomik i fëmijëve, vendosja e ketyre të fundit në situata të rrezikshme apo dëshmitarë të dhunës ndaj pjesëtarëve të tjerë të familjes, shtrëngimi për bashkjetesë/ zgjidhje martese, cënimi i pasurisë dhe i mirëqënies ekonomike, kufizimi ne administrimin e te ardhurave apo pengimi ne mbajtjen e mjeteve monetare.

189 Në shkurt 2006, familja e MK i tha shtypit se ata kishin qenë subjekt i ngacmimeve të vazhdueshme nga ish-partneri i saj, EG prej të cilit ajo ishte ndarë një vit më parë, por e kishin parë të pamundur të telefononin në polici për të kërkuar ndihmë. Më 25 shkurt ai shkoi në shtëpi dhe sulmoi MK, dhe anëtarë të familjes së saj dhe filloi të shkatërronte mobiljet, duke kërcënuar se do t'i vriste të gjithë nëse MK nuk pranonte të martohej me të. Mesa duket, dikush njoftoi policinë dhe EG u arrestua për dëmtim me dashje, kanosje dhe detyrim për bashkëjetesë, “Një vit pas divorcit, kërkon të rimartohet”, Metropol; Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Kolonjës, Shekulli, 26 shkurt 2006.

190 Në këtë kontekst, Amnesty International vë në dukje mungesën e gjykatave për familjet dhe të miturit në sistemin gjyqësor shqiptar.

191CRC/C/15/Add.249, Komiteti për të Drejtat e Fëmijëve, Sesioni i Tridhjetë e Tetë, Marrja në konsideratë e Raporteve të Paraqitura nga Shtetet Palë në bazë të nenit 44 të Konventës, Concluding observations: Albania, 31/03/2005.

192 Mungesa e referencës ndaj fëmijëve në përkujdesje përbën një shqetësim, shih neni 224, Kodi i Familjes.

193 CEDAW, Shënime Përmbyllëse, para. 80.

194 Shoqata të tjera përfshijnë Forumin e Pavarur të Gruas, Qendrën Shqiptare për Popullimin dhe Zhvillimin (dikur, Planifikimi Familjar). Kёshilli Kombёtar i Gruas Shqiptare, përbëhet nga 38 rrjete dhe koalicione të grupeve dhe organizatave të grave.

195 Për problemet e ndeshura dhe strategjitë e përdorura nga OJF-të e grave nga 1996 deri në 200, duke përfshirë dhe trazirat masive të shkaktuara nga kriza e vitit 1997 (dhe efektet që pati kjo mbi gratë), shih Hook, et. al., “Responding to gender violence in Albania”, fq. 351-363.

196 Gjithashtu e vlefshme në krijimin e Strehëzës së Tiranës, si dhe një prjekti për fëmijët e abuzuar.

197 Intervistë e AI me Shpresa Banja dhe Vilma Tafani, Forumi i Grave, Elbasan.

198 Tridhjetë përqind e të gjithë telefonatave lidheshin me abuzime të bëra nga anëtarë të tjerë të familjes; babai, njerku, vëllezërit ose motrat, ndërsa 10 përqind lidhej me abuzime të bëra nga të huaj, kolegë ose miq.

199 Shifrat përfaqësojnë numrin e grave dhe të vajzave jot ë telefonatave, sepse shumë gra janë këshilluar shpesh në telefon.

200 QKGV Tre Vjet informacion, 1999-2002, Tiranë 2002, shih kryesisht fq. 20-25.

201 Intervistë e AI me Fabiola Laço-Egro, Sevim Arbana dhe Senata, Në Dobi të Gruas Shqiptare.

202 Intervistë e AI me Senata, Në Dobi të Gruas Shqiptare.

203 Për momentin punojnë në një project me shumë partnerë me autoritetet bashkiake të Vlorës.

204 Financuar nga Kvinna t Kvinna.

205 Kjo u zhvillua nga një program me telefonata në television në një program për dhunën në familje, i organizuar në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Popullim dhe Zhvillim.

206 Para. 24 (o), CEDAW Rekomandime të Përgjithshme 19.

207 Intervistë e AI me Elona Gjebrea, Qendra Shqiptare për Popullim dhe Zhvillim. QKGV e Beratit u hap specifikisht për t’u fokusuar tek gratë rurale dhe , ashtu si edhe në Pogradec, ata kanë organizuar takime në shkolla dhe qendra shëndetësore dhe kanë trajnuar punonjës shëndetësorë dhe mësues për njohjen dhe adresimin e dhunës në familje.

208 Albania, CEDAW, A/ 8/38 part I (2003), para. 73.

209 Intervistë e AI; N ishte aq e traumatizuar saqë ajo qëndroi një vit dhe jo gjashtë muaj në strehëz.

210 Megjithëse financimi i strehëzës nga një OJQ hollandeze, u sigurua në tetor 2005, EH vuri re se shkurtimet për Linjën e Këshillimit si dhe për QAG, kishin rezultuar në më pak raste të referuara.

211 Për shkak të mungesës së koordinatores, të dërguarit e AI nuk mundën të vizitojnë strehëzën; informacioni është i bazuar në një intervistë me Shpresa Banja, Forumi i Grave Elbasan.

212 Strehëza financohet nga qeveria italiane nëpërmjet CIFA-s, një OJF italiane.

213 Albania: NGOs Establish the Alliance Against Domestic Violence, Newsletter 243, Informacion dhe kërkim I Qendrës së të drejtave të Fëmijës në Shqipëri -IRCCRA, 1 November 2004.

214 Intervistë e AI me Në Dobi të Gruas Shqiptare.

215 Raport i të dërguarit Special për strehim të përshtatshëm si një komponent i të drejtës për standarte të përshtatshme të jetesës, E/CN.4/2005/48, para 48.

216Intervistë e AI me Monika Asllani, Drejtore Ekzekutive Director, Refleksione. Për raporte pozitive për punësimin e grave rome shih, “Objektivat kryesore të strategjisë janë arsimimi, formimi profesional, punësimi dhe kujdesi shëndetësor për Romët, strategji për kujdesin e strehimin,” Shekulli, 1 February 2006.

217 Intervistw e AI me punonjësen Sociale, Hapat e Lehtё, Shkodra,

218 Shifrat e vdekshmërisë foshnjore mesatare 1995-2002 ishin 26.2 për 1,000 lindje të gjalla; 19 përqind e grave raportuan se nuk kishin marrë kujdes paralindjes, nga ato që e kishin marrë një kujdes të tillë 24 përqind kishin komplikime të shtatëzanisë, Albania Reproductive Health Survey, op. cit. Sipas të dhënave të qeverisë vdekshmëria e nënës ka rënë nga 37.7 vdekje për 1000 lindje të gjalla në 1990 në 22.6 për 1000 në vitin 2000 por vazhdon të jetë e lartë në zonat rurale, sidomos në veri të vendit ku indikuesi është 5-6 herë më i lartë se mesatarja kombëtare, Albania National Report on Progress Towards Achieving the Millennium Development Goals, 2004: http://www.undp.org.al/?elib,659

219 AI vë në dukje qëllimin e qeverisë aktuale për të siguruar "cilësi të lartë dhe shërbim shëndetësor të ndershëm që u garantohet të gjithëve" duke përfshirë "një luftë frontale ndaj korrupsionit … [duke rritur] pagat e mjerueshme të këtij sektori” dhe qëllimin për t'i kushtuar kujdes të veçantë nënës dhe fëmijës, Programi i Qeverisë 2005-2009, paraqitur para parlamentit shqiptar, 9 shtator 2005. në bazë të ligjit të 1995 për Ndërprerjen e Shtatëzanisë, abortet mund të bëhen për arsye sociale, psikologjike dhe ekonomike Brenda 12 javëve të para të shtatëzanisë, në rastet e dhunës seksuale Brenda 22 javëve dhe në çdo kohë për të shpëtuar jetën e nënës, Albanian Reproductive Survey, op.cit.

220 Intervistë e AI me Në Dobi të Gruas Shqiptare.

221 Albania, CEDAW, A/ 8/38 part I (2003), paras. 44-86.


222 Rezoluta e Parlamentit Evropian mbi situatën e luftës kundër dhunës në familje dhe aksioneve të tjera, ((2004/2220(INI)), adoptuar në 2 shkurt 2006.

223 Rekomandim i Këshillit të Evropës 1681 (2004), Fushatë për të luftuar dhunën kundër grave në familje në Evropë, 8 tetor 2004.

amnesty

international

International Secretariat

Peter Benenson House

1 Easton Street

London WC1X 0DW

United Kingdom

Website: www.amnesty.org


How you can help

AMNESTY INTERNATIONAL WORLDWIDE